Përmbajtja
29 MAJ, 2017–4 QERSHOR, 2017
Sa zotime ose betime i ke bërë Jehovait? Një, dy apo më shumë? A mendon se po bën maksimumin që të jetosh në lartësinë e tyre? Ç’të themi për betimin tënd të kushtimit ose për betimin tënd të martesës? Ky artikull na sjell ndër mend shembujt e shkëlqyer që na lanë Jefteu dhe Hana, teksa përpiqemi besnikërisht të mbajmë zotimet që kemi marrë para Perëndisë.
5-11 QERSHOR, 2017
9 Çfarë do të zhduket kur të vijë Mbretëria e Perëndisë?
Ne mendojmë shpesh për gjithçka që do të na japë Jehovai në Parajsë, por në këtë artikull do të përqendrohemi te gjërat që do të zhdukë ai nga faqja e dheut. Çfarë do të heqë Jehovai që të sjellë një botë plot paqe e lumturi? Meditimi për përgjigjen e kësaj pyetjeje do të na e forcojë besimin dhe vendosmërinë për të qëndruar.
14 Jetëshkrim—I vendosur të jem ushtar i Krishtit
12-18 QERSHOR, 2017
18 «Gjykatësi i gjithë tokës» bën gjithmonë atë që është e drejtë
19-25 QERSHOR, 2017
23 A ke të njëjtën ndjenjë drejtësie që ka Jehovai?
Kur mendojmë se na është bërë një padrejtësi ose vërejmë diçka që na duket padrejtësi, besimi, përulësia dhe besnikëria jonë mund të vihen në provë. Këta artikuj shqyrtojnë tri tregime nga Bibla që do të na ndihmojnë të kemi pikëpamjen e Jehovait për drejtësinë.
26 QERSHOR, 2017–2 KORRIK, 2017
28 Fryma jote vullnetare i dhëntë lavdi Jehovait!
Jehovai është i plotë, s’i mungon asgjë; e megjithatë kënaqet kur vëren dëshirën tonë të zjarrtë që të përkrahim sovranitetin e tij. Kapitujt 4 dhe 5 të Gjykatësve tregojnë sa shumë e çmon Jehovai kur dalim vullnetarë për të zbatuar drejtimin e tij të qartë.