BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/9 f. 5
  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
    Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
  • Dëshmitarët e Jehovait
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Pse predikojmë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/9 f. 5
Një çift Dëshmitarësh të Jehovait studiojnë Biblën me fëmijët e tyre

TEMA KRYESORE | KUSH JANË DËSHMITARËT E JEHOVAIT?

Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?

Ne, Dëshmitarët e Jehovait, besojmë se «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm». (2 Timoteut 3:16) Bibla na mëson konkretisht për Krijuesin dhe si të bëjmë një jetë kuptimplotë.

Bibla thotë: «Që ta dinë se vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.» (Psalmi 83:18) Prandaj adhurojmë vetëm Perëndinë Jehova dhe, si dëshmitarë të tij, bëjmë çmos ta bëjmë të njohur emrin e tij.​—Isaia 43:10-12.

Si të krishterë besojmë se Jezui, «Biri i Perëndisë»,a erdhi në tokë dhe u bë Mesia. (Gjoni 1:34, 41; 4:25, 26) Pasi u ringjall, Jezui shkoi në qiell. (1 Korintasve 15:3, 4) Më vonë u bë Mbret në Mbretërinë e Perëndisë. (Zbulesa 11:15) Kjo Mbretëri është një qeveri e mirëfilltë që do të rivendosë Parajsën në tokë. (Danieli 2:44) Bibla thotë: «Zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.»​—Psalmi 37:11, 29.

«Kur lexojnë Biblën, ata besojnë se po u flet Zoti. Për çdo problem e kërkojnë zgjidhjen te Fjala e Perëndisë. . . . Për ta Fjala e Perëndisë është ende e gjallë.»​—Kleriku katolik Benxhamin Çerajath, gazeta Münsterländische Volkszeitung, Gjermani

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se edhe sot njerëzit mund të nxjerrin dobi nga parimet biblike. (Isaia 48:17, 18) Ja pse u përmbahemi ngushtësisht këtyre parimeve. Për shembull, nuk pimë duhan dhe nuk marrim drogë, sepse Bibla na paralajmëron të shmangim veprimet që ndotin mendjen dhe trupin. (2 Korintasve 7:1) Gjithashtu nuk i bëjmë ato gjëra që Bibla i dënon hapur, si dehjen, imoralitetin seksual dhe vjedhjen.​—1 Korintasve 6:9-11.

a Bibla e quan Jezuin edhe ‘Bir të vetëmlindur të Perëndisë’, sepse ishte i vetmi që u krijua drejtpërdrejt nga Jehovai.​—Gjoni 3:18; Kolosianëve 1:13-15.

Prindërit buzëqeshin teksa djali i vogël hap një dhuratë

Për të mësuar rreth bindjeve tona, përfshirë arsyet pse nuk i festojmë festat apo pse nuk pranojmë transfuzione gjaku, shko te www.jw.org dhe shih te PËR NE > PYETJE QË BËHEN MË SHPESH.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo