BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwfq artikulli 44
  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
  • Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
    Zgjohuni!—2010
  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
    Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
ijwfq artikulli 44
Dy Dëshmitarë të Jehovait i predikojnë një gruaje

Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?

Si Dëshmitarë të Jehovait, përpiqemi fort t’i përmbahemi modelit të krishterimit që mësoi Jezui dhe që e praktikuan apostujt e tij. Ky artikull përmbledh bindjet tona themelore.

  1. Perëndia. Adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë e të Plotfuqishëm, Krijuesin, emri i të cilit është Jehova. (Psalmi 83:18; Zbulesa 4:​11) Ai është Perëndia i Abrahamit, i Moisiut dhe i Jezuit.​—Dalja 3:6; 32:11; Gjoni 20:17.

  2. Bibla. E pranojmë Biblën si mesazhin e frymëzuar të Zotit për njerëzimin. (Gjoni 17:17; 2 Timoteut 3:​16) I bazojmë bindjet tona në 66 librat e saj, ku futet si «Dhiata e Vjetër», edhe «Dhiata e Re». Fjalët e profesor Xhejson D. Bedunit ishin me vend kur shkroi se Dëshmitarët e Jehovait i ndërtojnë «ato që besojnë dhe praktikojnë mbi të vërtetat e Biblës, pa e përcaktuar që më përpara se çfarë duan të gjejnë atje».a

    Ndonëse e pranojmë të gjithë Biblën, nuk e interpretojmë atë fjalë për fjalë. E kuptojmë se disa pjesë të saj janë shkruar me gjuhë të figurshme ose simbolike dhe nuk duhen marrë fjalë për fjalë.​—Zbulesa 1:1.

  3. Jezui. Ndjekim mësimet dhe shembullin e Jezu Krishtit, si edhe e nderojmë atë si Shpëtimtarin tonë dhe si Birin e Perëndisë. (Mateu 20:28; Veprat 5:​31) Pra, jemi të krishterë. (Veprat 11:26) Megjithatë, nga Bibla kemi mësuar se Jezui nuk është Perëndia i Plotfuqishëm dhe se në Shkrime nuk ka asgjë që mbështet doktrinën e Trinitetit.​—Gjoni 14:28.

  4. Mbretëria e Perëndisë. Kjo është një qeveri reale në qiell, jo një gjendje në zemrën e të krishterëve. Ajo do të zëvendësojë qeveritë njerëzore dhe do të përmbushë qëllimin e Perëndisë për tokën. (Danieli 2:​44; Mateu 6:​9, 10) Këto do t’i bëjë së shpejti, pasi profecitë biblike tregojnë se po jetojmë në «ditët e fundit».​—2 Timoteut 3:​1-5; Mateu 24:​3-​14.

    Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë në qiell. Ai nisi të qeveriste në vitin 1914.​—Zbulesa 11:15.

  5. Shpëtimi. Çlirimi nga mëkati dhe vdekja është i mundur falë flijimit shpërblyes të Jezuit. (Mateu 20:28; Veprat 4:​12) Që të përfitojnë nga ai flijim, njerëzit duhet që jo vetëm të tregojnë besim te Jezui, por edhe të ndryshojnë mënyrën e jetesës e të pagëzohen. (Mateu 28:19, 20; Gjoni 3:​16; Veprat 3:​19, 20) Veprat e një njeriu tregojnë nëse besimi i tij është i gjallë. (Jakovi 2:​24, 26) Sidoqoftë, shpëtimin nuk mund ta fitojmë me forcat tona; ai vjen falë ‘dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë’.​—Galatasve 2:​16, 21.

  6. Qielli. Perëndia Jehova, Jezu Krishti dhe engjëjt besnikë banojnë në botën e padukshme.b (Psalmi 103:19-​21; Veprat 7:​55) Relativisht pak veta, 144.000, do të ringjallen që të jetojnë në qiell për të qeverisur me Jezuin në Mbretërinë e tij.​—Danieli 7:​27; 2 Timoteut 2:​12; Zbulesa 5:​9, 10; 14:​1, 3.

  7. Një grua dhe një vajzë e vogël punojnë së bashku në një kopsht me lule

    Toka. Zoti e krijoi tokën që të ishte shtëpia e përhershme e njerëzimit. (Psalmi 104:5; 115:16; Eklisiastiu 1:4) Ai do t’i bekojë njerëzit e bindur me shëndet të përsosur dhe jetë të përhershme në një parajsë tokësore.​—Psalmi 37:11, 34.

  8. E keqja dhe vuajtjet. Këto filluan kur u rebelua një nga engjëjt e Perëndisë. (Gjoni 8:​44) Ky engjëll, që pas rebelimit u quajt «Satana» dhe «Djall», e bindi çiftin e parë njerëzor të bashkohej me të, dhe pasojat për pasardhësit e tyre kanë qenë katastrofike. (Zanafilla 3:​1-6; Romakëve 5:​12) Që të zgjidhte çështjet morale që ngriti Satanai, Zoti lejoi të keqen dhe vuajtjet, por nuk do t’i lejojë përgjithmonë.

  9. Vdekja. Njerëzit që vdesin, pushojnë së ekzistuari. (Psalmi 146:4; Eklisiastiu 9:​5, 10) Ata nuk vuajnë në një ferr të zjarrtë torturash.

    Perëndia do të ringjallë miliarda veta. (Veprat 24:15) Megjithatë, ata që do të refuzojnë të mësojnë udhët e Zotit pasi të jenë ringjallur, do të shkatërrohen përgjithmonë pa shpresë tjetër ringjalljeje.​—Zbulesa 20:14, 15.

  10. Burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre kalojnë kohë së bashku në natyrë

    Familja. I përmbahemi standardit fillestar të Zotit për martesën, që është lidhja mes një burri të vetëm dhe një gruaje të vetme, ku e vetmja bazë e vlefshme për divorc është imoraliteti seksual. (Mateu 19:​4-9) Jemi të bindur se mençuria e Biblës i ndihmon familjet të jenë të forta.​—Efesianëve 5:22–​6:1.

  11. Adhurimi ynë. Nuk përnderojmë kryqin a ndonjë shëmbëlltyrë tjetër. (Ligji i përtërirë 4:​15-​19; 1 Gjonit 5:​21) Ndër aspektet bazë të adhurimit tonë janë:

    • I lutemi Zotit.​—Filipianëve 4:6.

    • Lexojmë e studiojmë Biblën.​—Psalmi 1:​1-3.

    • Meditojmë për atë që mësojmë nga Bibla.​—Psalmi 77:12.

    • Mblidhemi bashkë për t’u lutur, për të studiuar Biblën, për të kënduar, për të shprehur besimin dhe për të inkurajuar bashkëbesimtarët e të tjerët.​—Kolosianëve 3:​16; Hebrenjve 10:23-​25.

    • Predikojmë ‘lajmin e mirë për mbretërinë’.​—Mateu 24:14.

    • Ndihmojmë nevojtarët.​—Jakovi 2:​14-​17.

    • Ndërtojmë e mirëmbajmë Sallat e Mbretërisë dhe godina të tjera që përdoren për të çuar përpara veprën tonë botërore të arsimimit biblik.​—Psalmi 127:1.

    • Ndihmojmë në rast katastrofash.​—Veprat 11:27-​30.

    Mbledhje e një kongregacioni të Dëshmitarëve të Jehovait
  12. Organizata jonë. Jemi të organizuar në kongregacione, dhe secili mbikëqyret nga një trup pleqsh. Sidoqoftë, pleqtë nuk përbëjnë një klasë kleri dhe nuk marrin rrogë. (Mateu 10:8; 23:8) Në mbledhjet tona nuk kërkohet e dhjeta dhe nuk kërkohen kurrë para. (2 Korintasve 9:7) Të gjitha aktivitetet tona mbështeten nga kontribute anonime.

    Trupi Udhëheqës, një grup i vogël të krishterësh të pjekur që shërbejnë në selinë tonë botërore, drejtojnë Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën.​—Mateu 24:45.

  13. Uniteti ynë. Kemi të njëjtat bindje në të gjithë botën. (1 Korintasve 1:​10) Gjithashtu përpiqemi fort që mes nesh të mos ketë dallime sociale, etnike, racore ose klasore. (Veprat 10:34, 35; Jakovi 2:4) Por, edhe pse jemi në unitet, secili prej nesh gëzon të drejtën e zgjedhjes. Çdo Dëshmitar merr vendime sipas ndërgjegjes së tij të stërvitur sipas Biblës.​—Romakëve 14:​1-4; Hebrenjve 5:​14.

  14. Sjellja jonë. Në çdo gjë që bëjmë, përpiqemi të tregojmë dashuri altruiste. (Gjoni 13:34, 35) Nuk praktikojmë gjëra që nuk i pëlqejnë Perëndisë, përfshirë keqpërdorimin e gjakut, si transfuzioni i gjakut. (Veprat 15:28, 29; Galatasve 5:​19-​21) Jemi paqësorë dhe nuk marrim pjesë në luftë. (Mateu 5:9; Isaia 2:4) E respektojmë qeverinë e vendit ku jetojmë dhe u bindemi ligjeve të saj për aq kohë sa nuk na kërkojnë të shkelim ligjet e Perëndisë.​—Mateu 22:21; Veprat 5:​29.

  15. Marrëdhëniet me të tjerët. Jezui urdhëroi: «Duaje të afërmin tënd si veten.» Gjithashtu tha se të krishterët «nuk janë pjesë e botës». (Mateu 22:39; Gjoni 17:16) Ndaj përpiqemi «të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve», ndonëse qëndrojmë rreptësisht asnjanës në çështjet politike dhe nuk bashkohemi me fe të tjera. (Galatasve 6:​10; 2 Korintasve 6:​14) Gjithsesi i respektojmë zgjedhjet e të tjerëve në këto aspekte.​—Romakëve 14:12.

Nëse ke pyetje të tjera për bindjet e Dëshmitarëve të Jehovait, mund të lexosh më shumë për ne në sitin tonë, të kontaktosh një nga zyrat tona, të shkosh në mbledhje në një nga Sallat e Mbretërisë që ke afër ose të flasësh me një Dëshmitar në zonën tënde.

a Shih librin Truth in Translation, faqja 165.

b Engjëjt e ligj janë dëbuar nga qielli, por vazhdojnë të ekzistojnë në botën e padukshme.​—Zbulesa 12:​7-9.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo