BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/8 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë qëllimi ka Perëndia për ne?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Pyetja 1: A ka ndonjë qëllim jeta ime?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/8 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Kjo është jeta?

Një i moshuar dhe një foshnjë hedhin vështrimin larg

A të duket ndonjëherë tepër e shkurtër jeta?

A ke menduar ndonjëherë nëse jeta është vetëm kaq: të luash, të punosh, të martohesh, të ngresh familje e të plakesh? (Jobi 14:1, 2) Bibla tregon se edhe më të mençurit kanë menduar për këtë.​—Lexo Eklisiastiun 2:11.

A ka ndonjë qëllim jeta? Së pari duhet të kuptojmë si filloi ajo. Pasi kanë menduar për ndërtimin e jashtëzakonshëm të trurit e të pjesës tjetër të trupit tonë, shumë kanë arritur në përfundimin se pas gjithë kësaj qëndron një Krijues i mençur. (Lexo Psalmin 139:14.) Nëse është kështu, atëherë duhet të ketë pasur arsye që na krijoi. Po të mësojmë pse na krijoi, jeta jonë do të marrë mjaft kuptim.

Pse u krijua njeriu?

Zoti e bekoi çiftin e parë dhe i dha një caktim të bukur. Qëllimi i tij ishte që të mbushnin tokën, ta kthenin në parajsë dhe të jetonin përgjithmonë.​—Lexo Zanafillën 1:28, 31.

Qëllimi i Zotit s’u realizua në atë kohë, pasi njerëzit u rebeluan kundër drejtimit të tij. Por ai nuk hoqi dorë nga ne apo nga qëllimi i tij. Bibla na siguron se Perëndia ka marrë masa që t’i shpëtojë njerëzit besnikë dhe se qëllimi i tij për tokën do të përmbushet. Prandaj, Zoti do që të jetosh siç kishte ndër mend që në fillim. (Lexo Psalmin 37:29.) Mëso nga Bibla si të nxjerrësh edhe ti dobi nga qëllimi i Zotit.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 3 të këtij libri, Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Disponohet edhe në www.jw.org

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo