BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/11 f. 4-5
  • Pyetja 1: A ka ndonjë qëllim jeta ime?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetja 1: A ka ndonjë qëllim jeta ime?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Të ndjekim një qëllim domethënës në jetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Cili është kuptimi i jetës?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Çfarë qëllimi ka Perëndia për ne?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/11 f. 4-5

Pyetja 1: A ka ndonjë qëllim jeta ime?

ROZALINDA, e cila u rrit në Angli, kishte etje të pashuar për njohuri. Gjithashtu donte të ndihmonte të tjerët. Pasi u diplomua, zuri një punë prestigjoze ku ndihmonte të pastrehët. U vinte në ndihmë edhe individëve me kufizime fizike e çrregullime në të mësuar. Ndonëse kishte punë të kënaqshme dhe me goxha të ardhura, ajo thotë: «Për vite me radhë pyesja veten ‘Pse ekzistojmë?’ dhe ‘Cili është qëllimi i jetës?’»

Pse e bëjmë këtë pyetje?

Njerëzit nuk janë si kafshët, të cilat s’arsyetojnë. Kemi aftësi të mësojmë nga e kaluara, të planifikojmë të ardhmen dhe të kërkojmë një qëllim në jetë.

Cila është përgjigjja sipas disave?

Mjaft veta mendojnë se qëllimi kryesor në jetë është të fitosh pasuri ose famë, dhe kështu të arrish lumturinë.

Ç’nënkupton kjo përgjigje?

Ne vendosim përparësitë tona në jetë. Dëshirat tona janë më të rëndësishme se vullneti i Perëndisë.

Çfarë mëson Bibla?

Mbreti Solomon mblodhi pasuri pa fund dhe u dha pas kënaqësive, por kuptoi se këto gjëra të përkohshme nuk i sollën qëllim të vërtetë në jetë. Ai tregoi se çfarë i dha qëllim të vërtetë në jetë kur shkroi: «Përfundimi i çështjes, pasi është dëgjuar çdo gjë, është: frikësoju Perëndisë së vërtetë dhe përmbushi urdhërimet e tij. Sepse ky është tërë detyrimi i njeriut.» (Eklisiastiu 12:13) Çfarë përfshin të përmbushim urdhërimet e tij?

Pjesë e qëllimit të Perëndisë për ne është ta gëzojmë jetën. Solomoni shkroi: «Për njeriun s’ka asgjë më të mirë se të hajë e të pijë dhe që shpirti i tij të shohë të mira, për shkak të mundit të tij. Edhe këtë e kam parë që është nga dora e Perëndisë së vërtetë.»​—Eklisiastiu 2:24.

Gjithashtu, Perëndia do që ta duam familjen e të kujdesemi për të. Ja çfarë udhëheqjeje praktike e të thjeshtë i jepet secilit pjesëtar të familjes.

  • «Burrat duhet t’i duan gratë e tyre, si vetë trupat e tyre.»​—Efesianëve 5:28.

  • «Gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin e saj.»​—Efesianëve 5:33.

  • «Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj.»​—Efesianëve 6:1.

Nëse i zbatojmë këto parime biblike, do të gjejmë njëfarë lumturie e kënaqësie. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është të mësojmë gjithçka mundemi për Krijuesin dhe t’i afrohemi si mikut tonë. Në fakt, Bibla na fton ‘t’i afrohemi Perëndisë’. Më pas bën këtë premtim të jashtëzakonshëm: «Ai do t’ju afrohet.» (Jakovi 4:8) Po ta pranosh këtë ftesë, do të gjesh qëllim të vërtetë në jetë.

Rozalinda që u përmend më sipër, tani mendon se e ka gjetur qëllimin e jetës. Mund të lexosh ç’e shtyu të ndryshonte qëndrim në artikullin «Bibla të ndryshon jetën».

Për të mësuar më shumë si mund të jetosh ashtu si i pëlqen Perëndisë, shih kapitullin 12 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, të cilin mund ta shkarkosh në adresën e Internetit www.jw.org/sq

Çfarë tha Jezui për qëllimin e jetës?

Jezui s’kishte fare dyshime për qëllimin e jetës së tij. Ai tha: «Për këtë linda dhe erdha në botë, që të jap dëshmi për të vërtetën.» (Gjoni 18:37) Jezui e kaloi jetën duke u mësuar njerëzve të vërtetën për Perëndinë dhe për qëllimet e Tij.

Nëse ndjekim shembullin e Jezuit, edhe jeta jonë do të marrë vërtet kuptim. Në fakt Jezui na fton të mësojmë nga ai. (Mateu 11:29) Shqyrto vetëm dy mënyra si mund ta bëjmë këtë.

Jezui mësoi se, për të qenë të lumtur, duhet të jemi ‘të vetëdijshëm se kemi nevojë të mësojmë për Perëndinë’. (Mateu 5:3) Mund ta plotësojmë këtë nevojë nëse marrim njohuri për «të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që [dërgoi], Jezu Krishtin».​—Gjoni 17:3.

Jezui i urdhëroi dishepujt t’u mësonin të tjerëve atë që kishin mësuar vetë. Ai tha: «Prandaj, shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë, dhe mësojuni të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.»​—Mateu 28:19, 20.

Ata që plotësojnë nevojën për të mësuar për Perëndinë duke studiuar Biblën dhe duke zbatuar mësimet e saj, kuptojnë se jeta u ndryshon për mirë. Kur nisin të ndihmojnë të tjerët të mësojnë për Perëndinë, u forcohet bindja se jeta e tyre ka qëllim të vërtetë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo