BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/1 f. 6-7
  • Vdekja nuk është fundi i gjithçkaje!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vdekja nuk është fundi i gjithçkaje!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «PO TË VDESË NJERIU, A KTHEHET PRAPË NË JETË?»
  • KUR DO TË RINGJALLEN TË VDEKURIT?
  • Shpresa për të vdekurit—Ringjallja
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Shpresë reale për njerëzit e afërt që na kanë vdekur
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Një shpresë e sigurt
    Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/1 f. 6-7
Jezui e ringjalli Lazarin dhe e nxori nga varri.

TEMA KRYESORE | A ËSHTË VDEKJA FUNDI I GJITHÇKAJE?

Vdekja nuk është fundi i gjithçkaje!

Betania ishte një fshat i vogël 3 kilometra larg Jerusalemit. (Gjoni 11:18) Pak javë para se të vdiste Jezui, atje ndodhi një tragjedi. Një nga miqtë e ngushtë të Jezuit, Lazari, papritur u sëmur rëndë dhe vdiq.

Kur e mori vesh, Jezui u tha dishepujve se Lazari ishte në gjumë dhe se kishte ndër mend ta zgjonte. (Gjoni 11:11) Por dishepujt nuk e kuptuan ku e kishte fjalën, prandaj Jezui u tha hapur: «Lazari ka vdekur.»—Gjoni 11:14.

Katër ditë pas varrimit, Jezui mbërriti në Betani dhe u përpoq të ngushëllonte Martën, një nga motrat e të ndjerit. «Po të ishe këtu, im vëlla nuk do të vdiste»,—tha ajo. (Gjoni 11:17, 21) Jezui iu përgjigj: «Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që tregon besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të kthehet në jetë.»—Gjoni 11:25.

«Lazar, dil jashtë!»

Për të treguar se ato fjalë nuk ishin një premtim bosh, Jezui u afrua te varri dhe thirri: «Lazar, dil jashtë!» (Gjoni 11:43) Për habinë e gjithë të pranishmëve, i vdekuri doli.

Më parë, Jezui kishte ringjallur të paktën dy njerëz të tjerë. Një prej tyre ishte vajza e vogël e Jairit. Pikërisht para se ta ringjallte, edhe për të Jezui tha se po flinte.—Luka 8:52.

Siç e sheh, si në rastin e Lazarit, ashtu edhe të vajzës së Jairit, Jezui e krahasoi vdekjen me gjumin. Ky është një krahasim më se i përshtatshëm. Pse? Gjumi është një gjendje e pavetëdijshme dhe përcjell mjaft mirë idenë e dikujt që pushon e nuk ndien më dhembje e vuajtje. (Eklisiastiu 9:5; shih kutinë «Vdekja është si një gjumë i thellë».) Dishepujt e hershëm të Jezuit e kuptuan qartë gjendjen e vërtetë të të vdekurve. Një enciklopedi (Encyclopedia of Religion and Ethics) thotë: «Për dishepujt e Jezuit vdekja ishte një gjendje gjumi, kurse varri një vend pushimi . . . për besimtarët që kishin vdekur.»a

Dijenia se të vdekurit janë në gjumë dhe nuk vuajnë, na ngushëllon jashtë mase. Kështu, vdekja nuk është më një mister dhe nuk ka pse t’i frikësohemi asaj.

«PO TË VDESË NJERIU, A KTHEHET PRAPË NË JETË?»

Vërtet e duam gjumin e një nate, por kush është ai që dëshiron të flejë përgjithmonë? A ka shpresë se ata që janë në gjumin e vdekjes do të kthehen në jetë, ashtu si Lazari dhe vajza e Jairit?

Patriarku Job bëri të njëjtën pyetje kur mendonte se po i afrohej vdekja. Ai pyeti: «Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?»—Jobi 14:14.

Duke iu drejtuar Perëndisë së Plotfuqishëm, Jobi iu përgjigj kësaj pyetjeje duke thënë: «Ti do të më thërrisje, e unë do të të përgjigjesha. Do të kishe mall për veprën e duarve të tua.» (Jobi 14:15) Jobi ndihej i sigurt se Jehovai mezi e priste ditën kur do të ringjallte shërbëtorin e tij besnik. Mos vallë Jobi po dëshironte diçka të pamundur? Aspak.

Ringjalljet që kreu Jezui, ishin provë e qartë se Perëndia i dha atij pushtet mbi vdekjen. Në fakt, Bibla thotë se tani Jezui ka «çelësat e vdekjes». (Zbulesa 1:18) Prandaj, ai do të hapë portat e varreve, pikërisht siç urdhëroi që të lëvizte guri i varrit të Lazarit.

Bibla e përsërit herë pas here premtimin e ringjalljes. Një engjëll e siguroi profetin Daniel: «Do të prehesh, por do të çohesh për të marrë pjesën tënde në fund të ditëve.» (Danieli 12:13) Jezui u tha saducenjve, udhëheqësve judenj që e mohonin premtimin e ringjalljes: «E keni gabim, sepse nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë.» (Mateu 22:23, 29) Apostulli Pavël tha: «Kam shpresë te Perëndia . . . se do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.»—Veprat 24:15.

KUR DO TË RINGJALLEN TË VDEKURIT?

Kur do të bëhet ringjallja e të drejtëve dhe e të padrejtëve? Engjëlli i tha Danielit, një njeriu të drejtë, se do të ringjallej «në fund të ditëve». Po kështu, edhe Marta besonte se vëllai i saj, Lazari, ‘do të ringjallej ditën e fundit’.—Gjoni 11:24.

Bibla e lidh këtë ‘ditë të fundit’ me sundimin e Mbretërisë së Krishtit. Pavli shkroi: «Ai [Krishti] duhet të mbretërojë derisa Perëndia t’i ketë vënë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij. Armiku i fundit që do të asgjësohet, është vdekja.» (1 Korintasve 15:25, 26) Kjo është arsye e fortë pse duhet të lutemi që të vijë Mbretëria e Perëndisë dhe të bëhet vullneti i Tij në tokë.b

Siç e dinte mirë Jobi, vullneti i Perëndisë është që të ringjallë të vdekurit. Kur të vijë ajo ditë, vdekja do të asgjësohet vërtet. Dhe askush nuk do të pyesë më: «A është vdekja fundi i gjithçkaje?»

a Fjala greke që përkthehet «varrezë» ka kuptimin «vend gjumi».

b Për të mësuar më tepër për Mbretërinë e Perëndisë, shih kapitullin 8 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

Vdekja është si një gjumë i thellë

  • «Ndriçoji sytë e mi, që të mos bie në gjumin e vdekjes.»​—Psalmi 13:3.

  • «‘Lazari, miku ynë, ka shkuar të pushojë, prandaj unë po shkoj atje që ta zgjoj nga gjumi.’ Atëherë dishepujt i thanë: ‘Zotëri, nëse ka shkuar të pushojë, do të bëhet mirë.’ Megjithatë, Jezui foli për vdekjen e Lazarit.»​—Gjoni 11:11-13.

  • «Ndonëse Davidi i shërbeu vullnetit të qartë të Perëndisë në brezin e vet, ai ra në gjumin e vdekjes.»​—Veprat 13:36.

  • «Krishti është ngritur nga të vdekurit, si fryti i parë i atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes.»​—1 Korintasve 15:20.

  • «Ne nuk duam që të jeni në padije lidhur me ata që po flenë në gjumin e vdekjes, që të mos pikëlloheni si të tjerët që nuk kanë asnjë shpresë.»​—1 Selanikasve 4:13.

Të vdekurit do të ngrihen

  • «Të vdekurit e tu do të jetojnë. Kufomat tona do të çohen. Zgjohuni dhe lëshoni britma të gëzuara.»​—Isaia 26:19.

  • «Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës, do të zgjohen.»​—Danieli 12:2.

  • «Po vjen ora, kur të gjithë ata që janë në varre, do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin.»​—Gjoni 5:28, 29.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo