BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/2 f. 8-9
  • Kur do të ndodhë lufta e Harmagedonit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur do të ndodhë lufta e Harmagedonit?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ngjarje që i sheh të përmbushen
  • Ngjarje që do t’i shohësh të ndodhin së shpejti
  • Çfarë do të bësh ti?
  • Si do të marrë fund kjo botë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Mbretëria po qeveris!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Mbretëria e Perëndisë zhduk armiqtë e saj
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Zbulesa—Çfarë nënkupton për armiqtë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/2 f. 8-9

Kur do të ndodhë lufta e Harmagedonit?

«Pashë . . . një shumicë të madhe nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët, të cilën askush nuk ishte në gjendje ta numëronte. . . . Këta janë ata që dalin nga shtrëngimi i madh.»​—ZBULESA 7:9, 14.

TASHMË është përgatitur skena për luftën e Harmagedonit. Si?

Sot ekziston një shoqëri me njerëz nga e gjithë bota, të cilët i shërbejnë Jehovait dhe jetojnë sipas normave të larta morale të Biblës. Me përkrahjen e Perëndisë, miliona veta nga të gjitha kombet, fiset dhe gjuhët po mblidhen së bashku që të formojnë një vëllazëri të dashur e të harmonishme. Kjo vëllazëri gjendet mes Dëshmitarëve të Jehovait.​—Gjoni 13:35.

Së shpejti, Satanai do t’i mbledhë ushtritë e tij dhe do të hidhet në sulmin më të madh ndaj këtij populli paqësor, në dukje të pambrojtur. (Ezekieli 38:8-12; Zbulesa 16:13, 14, 16) Pse mund të jesh i sigurt për këtë? Bibla përshkruan ngjarje specifike të cilat na ndihmojnë të dimë se kur do të ndodhë beteja e Harmagedonit. Mjaft nga ngjarjet që tregon ajo tashmë po ndodhin.

Ngjarje që i sheh të përmbushen

Dishepujt e pyetën Jezuin si do ta kuptonin njerëzit se ‘përfundimi i sistemit’ ishte afër. (Mateu 24:3) Jezui u përgjigj duke u treguar për një kohë kur, siç tha ai, «do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie e do të ketë mungesë ushqimi dhe tërmete nga njëri vend në tjetrin». Më pas Jezui tha: «Të gjitha këto janë fillimi i dhembjeve të lindjes.» (Mateu 24:7, 8) Apostulli Pavël e përshkroi të njëjtën periudhë si «ditët e fundit» dhe tha se ato ditë do të ishin «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1) A nuk të duket se ato profeci përshkruajnë ngjarje që po ndodhin sot?

Pse do të ishte kaq e vështirë kjo periudhë? Apostulli Gjon jep arsyen. Ai paratha se do të kishte «një periudhë kohe të shkurtër» gjatë së cilës veprimtaria e Satanait dhe e demonëve do të kufizohej në tokë. Gjatë kësaj kohe Satanai përshkruhet «me zemërim të madh». (Zbulesa 12:7-12) A e dallon qëndrimin plot zemërim e dhunë te njerëzit sot, jo vetëm në një vend, por në të gjithë botën?

Gjithashtu, Jezui tha se gjatë kësaj kohe tejet të vështirë do të kryhej një vepër e jashtëzakonshme. «Ky lajm i mirë për mbretërinë [e Perëndisë] do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi»,—tha ai. (Mateu 24:14) Sot, në më tepër se 235 vende Dëshmitarët e Jehovait po predikojnë lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë në më shumë se 500 gjuhë. Dy revistat e bazuara në Bibël që botojnë, Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, janë pa dyshim revistat më të shpërndara në botë. Po ashtu, kanë përkthyer Biblën në rreth 100 gjuhë. Vepra e Dëshmitarëve të Jehovait kryhet nga vullnetarë dhe financohet tërësisht nga kontribute vullnetare. A mund të jetë një përmbushje e profecisë së Jezuit kjo fushatë e jashtëzakonshme predikimi?

Bibla thekson edhe ngjarjet që do të çojnë drejtpërdrejt në luftën mes Perëndisë Jehova dhe atyre që i kundërvihen. Shqyrto tri profeci të tilla që do t’i shohësh të përmbushen.

Ngjarje që do t’i shohësh të ndodhin së shpejti

Profecia 1. Bibla thotë se kombet do të nxjerrin një deklaratë të rëndësishme për «paqe dhe siguri». Ata mund të mendojnë se janë në prag të zgjidhjes së problemeve të mëdha. Gjithsesi, ngjarjet që do të pasojnë këtë deklaratë nuk do të jenë aspak paqësore.—1 Selanikasve 5:1-3.

Profecia 2. Më pas, qeveri të ndryshme do të vendosin t’u kundërvihen organizatave fetare botërore. Në Bibël, këto qeveri simbolizohen nga një bishë, kurse fetë e rreme të botës simbolizohen nga një grua, e cila rri hipur mbi bishën. (Zbulesa 17:3, 15-18) Pa e kuptuar, bisha simbolike do të bëjë vullnetin e Perëndisë, duke shkatërruar fetë që në mënyrë të rreme pretendojnë se përfaqësojnë Perëndinë.

Apostulli Gjon e përshkruan kështu dramën, duke përdorur simbole: «Dhjetë brirët që pe dhe bisha, do ta urrejnë prostitutën. Ata do ta shkretojnë e do ta lënë lakuriq. Do të hanë mishrat e saj e do ta djegin krejtësisht me zjarr. Sepse Perëndia u shtiu në zemër, që ata të përmbushin mendimin e tij.»​—Zbulesa 17:16, 17.

Profecia 3. Fill pas këtij sulmi të suksesshëm mbi fenë e rreme, Satanai do t’i rreshtojë kombet për të sulmuar adhuruesit e Perëndisë Jehova.​—Zbulesa 7:14; Mateu 24:21.

Çfarë do të bësh ti?

Nëse nuk ke pasur mundësi të studiosh Biblën nga afër, mund të të duket e vështirë të besosh se do të ndodhin ngjarjet e mësipërme. Por ka arsye të vlefshme për të besuar se do të përmbushet çdo hollësi dhe se këto ngjarje do të ndodhin në të ardhmen e afërt. Për këtë na sigurojnë profecitë e shumta biblike që tashmë janë përmbushur.a

Pse të mos gjesh pak kohë për të kuptuar pse Dëshmitarët e Jehovait janë të bindur se ‘lufta e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’ është fare pranë, dhe pse nuk duhet të kesh frikë prej saj? Kërkoju të të tregojnë nga Bibla se ç’duhet të bësh që të jesh mes atyre që mbron Perëndia Jehova. (Zbulesa 16:14) Ajo që do të mësosh mund të të ndryshojë pikëpamjen për të ardhmen.

[Shënimi]

a Për dëshmi se profecitë biblike kanë dalë të vërteta, shih kapitujt 2 dhe 9 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Diçitura në faqen 8]

A mund të jetë vepra e Dëshmitarëve të Jehovait një përmbushje e profecive biblike?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo