BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 15/1 f. 31-32
  • Të ruajmë xhevahiret e së kaluarës sonë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të ruajmë xhevahiret e së kaluarës sonë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Nëntema
  • «ALBUMI I FAMILJES» SONË DHE «STOLITË» E TRASHËGUARA
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 15/1 f. 31-32

Nga arkivat tanë

Të ruajmë xhevahiret e së kaluarës sonë

POPULLI i Jehovait ka një trashëgimi frymore mjaft të pasur. Dokumentimi interesant i trashëgimisë sonë mund të nxirret jo vetëm nga botimet, por edhe nga fotografitë, letrat, tregimet personale e sendet që lidhen me adhurimin, veprën e predikimit dhe historinë tonë. Por, ç’dobi ka ruajtja e materialeve të tilla dhe kredhja në të kaluarën? Po ja, kryefamiljarët në Izraelin e lashtë duhej t’u tregonin bijve të tyre ligjet dhe bëmat e mrekullueshme të Jehovait, që ai ‘të ishte burimi i sigurisë së tyre’.​—Psal. 78:1-7.

Prej kohësh, burimet arkivore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në plotësimin e qëllimit të Jehovait. Për shembull, kur kundërshtarët u përpoqën të ndalnin punimet e tempullit në Jerusalem, nga një hetim zyrtar i regjistrimeve në arkivat e kryeqytetit të Medisë, Ekbatana, doli në dritë një dokument i lëshuar nga mbreti Kir, i cili autorizonte këtë punë. (Ezd. 6:1-4, 12) Kështu, tempulli u rindërtua në përputhje me vullnetin e Perëndisë. Burimet arkivore i përdori edhe Luka, shkrimtari i Ungjillit, i cili ‘gjurmoi me saktësi të gjitha gjërat që nga fillimi’.​—Luka 1:1-4.

Trupi Udhëheqës interesohet thellësisht për historinë tonë teokratike. Duke folur për nevojën që të ruajmë, të dokumentojmë e t’ua lëmë të tjerëve trashëgiminë tonë frymore, një anëtar i Trupit Udhëheqës tha: «Që të dimë ku po shkojmë, duhet të dimë nga kemi ardhur.» Për këtë qëllim, në selinë botërore në Bruklin, Nju-Jork, u krijua Reparti i Arkivit, i cili mbikëqyret nga Komiteti i Shkrimit.

«ALBUMI I FAMILJES» SONË DHE «STOLITË» E TRASHËGUARA

Me kalimin e kohës, e kaluara venitet dhe mbase shumica prej nesh bëhet pishman që nuk ka ruajtur një dokumentim më të plotë të historisë familjare. Në Repartin e Arkivit po bëhet një punë e zellshme për të ruajtur dhe dokumentuar trashëgiminë tonë të pasur e që shtohet. Fotografitë që mbahen me kujdes në Arkiv, mund të konsiderohen pjesë e «albumit të familjes» sonë. Ndër xhevahiret që ruhen në Arkiv janë edhe botimet tona të hershme, përvojat emocionuese dhe sendet që lidhen me kujtime të çmuara. Këto janë «stoli» të trashëguara që hedhin dritë mbi trashëgiminë tonë teokratike dhe na ndihmojnë ta shohim me siguri të ardhmen e familjes sonë frymore.

Ju ftojmë të vizitoni Repartin e Arkivit përmes kësaj rubrike të re, «Nga arkivat tanë», e cila do të dalë në mënyrë periodike në botimin për studim të Kullës së Rojës. Për shembull, në një numër të ardhshëm kemi planifikuar të botojmë një tregim me ilustrime që do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve: çfarë ishte Valixhja me rrota «Agimi»? Kush e përdorte? Kur dhe për ç’qëllim?

Ashtu si një album familjar plot kujtime, edhe koleksioni që gjendet në Arkiv, tregon shumë për ne dhe paraardhësit tanë frymorë​—për besimin dhe guximin e atyre që kanë qenë para nesh, për gëzimin e sfidat në shërbim të Atit të dashur qiellor dhe për udhëheqjen e mbështetjen nga Perëndia që s’i ka munguar kurrë popullit të tij. (Ligj. 33:27) Jemi të sigurt se Jehovai do t’i bekojë përpjekjet e vazhdueshme për të ruajtur historinë tonë frymore, që të jemi gjithnjë e më të bashkuar e të forcuar për të kryer vullnetin e tij.

[Kutia dhe figura në faqen 31]

Një vështrim më nga afër

Gjatë përgatitjes së literaturës së krishterë, DVD-ve dhe materialeve të tjera të bazuara në Bibël, shkrimtarët, artistët, kërkuesit dhe të tjerë, përdorin burimet arkivore. Për këtë arsye, Reparti i Arkivit tregon mjaft kujdes dhe ndërmerr hapa praktikë për të grumbulluar dhe ruajtur një gamë të gjerë materialesh historike nga burime të tilla, si zyrat e degëve, repartet e Bethelit, kongregacionet, individët dhe institucionet jofetare. Le të shohim pak si kryhet puna:

Marrja dhe analizimi i materialeve: Koleksionit të Arkivit i shtohen vazhdimisht sende unike. Shumë prej këtyre dhurohen me dashamirësi ose jepen hua nga individë, familjet e të cilëve i kanë shërbyer me besnikëri Jehovait prej dekadash. Analizimi dhe krahasimi i këtij materiali ndihmon që të mësojmë më tepër për historinë tonë dhe për ata që ishin pjesë e saj.

Katalogimi: Koleksioni i Repartit të Arkivit përbëhet nga mijëra sende, disa prej të cilave janë më tepër se një shekull të vjetra. Ato janë në forma, përmasa e formate të ndryshme dhe duhen kataloguar me kujdes për t’u përdorur në të ardhmen.

Restaurimi dhe ruajtja: Librat dhe objektet e brishta riparohen dhe ruhen duke përdorur metoda restaurimi profesionale. Dokumentet, fotografitë, pjesët e prera nga gazetat, filmimet dhe regjistrimet, kthehen në format dixhital. Si rrjedhim mund shihen në kompjuter për të mos prekur drejtpërdrejt dokumentet ose gjërat e tjera origjinale me vlerë historike.

Magazinimi dhe gjetja: Materialet arkivore magazinohen në një mënyrë të rregullt e të sigurt për të shmangur humbjet dhe për t’i mbrojtur nga drita e lagështia. Po krijohet një bankë elektronike të dhënash si mjet ndihmës për kërkimin dhe përdorimin e këtyre xhevahireve të çmuara të së kaluarës.

[Figurat në faqen 32]

1. Afishe për «Foto-Dramën e Krijimit». 2. Regjistrim i abonimeve. 3. Makinë me altoparlant. 4. Kopertina e Kullës së Rojës 15 prill 1912. 5. Formular i burgosjes së Xh. F. Radhërfordit. 6. Mikrofon i stacionit radiofonik WBBR. 7. Gramafon. 8. Çantë e posaçme për libra. 9. Shënime personale. 10. Telegram drejtuar Xh. F. Radhërfordit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo