BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/10 f. 14
  • «Kundërshtimi i tyre meriton respekt»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Kundërshtimi i tyre meriton respekt»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Mbajtës të guximshëm të integritetit ngadhënjejnë mbi përndjekjen nga nazistët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Dëshmitarët e Jehovait: Të guximshëm përballë rrezikut nazist
    Zgjohuni!—1998
  • Besim nën sprova në Evropën naziste
    Zgjohuni!—2003
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/10 f. 14

«Kundërshtimi i tyre meriton respekt»

GJATË mandatit të tij shkatërrimtar si kancelar gjerman, Adolf Hitleri mori dhjetëra mijë letra. Në vitin 1945, pasi ushtritë sovjetike pushtuan territorin përreth Berlinit, shumë nga këto letra u çuan në Moskë dhe u ruajtën atje. Historiani Henrik Eberle ka shqyrtuar mijëra letra të tilla në arkivat e Moskës, që të studiojë kush i shkroi Hitlerit dhe për ç’arsye. Eberleja i botoi përfundimet e tij në librin me titull Briefe an Hitler (Letra drejtuar Hitlerit).

Dr. Eberleja thotë: «Mësues dhe nxënës, murgesha e priftërinj, të papunë dhe biznesmenë të mëdhenj, admiralë dhe ushtarë të trupave sulmuese​—të gjithë i shkruanin Hitlerit. Disa e përnderonin si Mesia i rilindur, të tjerë e shihnin si mishërimi i së keqes.» A mori Hitleri letra proteste nga klerikët e kishave për mizoritë e nacional-socialistëve ose të nazistëve? Mori, por ishin të rralla.

Megjithatë, Eberleja gjeti në arkivat e Moskës një dosje me disa letra që Hitlerit ia kishin dërguar Dëshmitarë të Jehovait nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ku protestonin kundër mënyrës si vepronin nazistët. Në fakt, Dëshmitarë nga rreth 50 shtete i dërguan Hitlerit rreth 20.000 letra e telegrame ku protestonin kundër keqtrajtimit të Dëshmitarëve të Jehovait. Mijëra Dëshmitarë u arrestuan dhe qindra të tjerë u ekzekutuan ose vdiqën nga trajtimi mizor i nazistëve. Dr. Eberleja përfundon: «Në krahasim me miliona viktimat e regjimit nazist, ky numër [i viktimave Dëshmitarë] duket i vogël. E prapëseprapë dëshmon se, si grup i paepur, kundërshtimi i tyre meriton respekt.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo