BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/10 f. 12-13
  • Bibla të ndryshon jetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bibla të ndryshon jetën
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Bibla të ndryshon jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Bibla të ndryshon jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Bibla të ndryshon jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Bibla të ndryshon jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/10 f. 12-13

Bibla të ndryshon jetën

Çfarë e nxiti një vajzë të kthehej te vlerat fetare që kishte mësuar në fëmijëri? Lexoni çfarë thotë ajo.

«Tani kam qëllim të vërtetë në jetë.»​—LIZA ANDRÉ

LINDUR: 1986

VENDI I LINDJES: LUKSEMBURGU

MË PARË: FËMIJË PLËNGPRISHËS

E KALUARA IME: U rrita në Bertrosh, një qytezë e pastër, e qetë dhe e begatë, afër qytetit të Luksemburgut. Jam më e vogla e pesë fëmijëve. Prindërit janë Dëshmitarë të Jehovait dhe u përpoqën shumë të rrënjosnin vlera morale të krishtere te vëllezërit e motrat e mia, si dhe tek unë.

Vitet e para të adoleshencës nisa të kisha dyshime të mëdha për gjërat që mësojnë Dëshmitarët e Jehovait. Në fillim nuk u dhashë rëndësi, por dalëngadalë besimi po më dobësohej. Edhe pse prindërit bënin çmos të më drejtonin në udhën e duhur, e refuzoja ndihmën e tyre. Pa dijeninë e prindërve, rrija me të rinj që s’para e respektonin autoritetin. Doja lirinë që dukej se ofronte ajo jetë. Bënim shumë festa, flinim me këdo dhe merrnim drogë e abuzonim me alkoolin. Fillimisht isha e kënaqur që rrija me njerëz që dukeshin se e shijonin plotësisht jetën.

Por në të vërtetë nuk isha e lumtur. Jeta me një shoqëri të tillë ishte e cekët; askush s’e vriste mendjen për asgjë. Kurse unë shqetësohesha për çështje të tilla, si përhapja e padrejtësive në botë. Me kalimin e kohës, u zhyta gjithnjë e më tepër në dëshpërim.

SI MA NDRYSHOI JETËN BIBLA: Një ditë, kur isha 17 vjeçe, ndihesha përtokë. Mamaja e vuri re trishtimin tim dhe më kërkoi t’i jepja edhe një shans Biblës. Më inkurajoi të shqyrtoja mësimet e saj dhe pastaj të vendosja vetë nëse doja të jetoja sipas tyre. Ajo bisedë me zemër të hapur ishte pikë kthese për mua. Pranova të studioja Biblën me motrën time të madhe, Karolinën, dhe me burrin e saj, Akifin. Ai nuk ishte rritur si Dëshmitar i Jehovait, por ishte bërë në moshë të rritur. Mund të flitja hapur me Akifin për shkak të së shkuarës së tij, dhe kjo ishte e rëndësishme për mua.

E dija se gjërat që bëja s’i kishin hije një Dëshmitari, por në fillim mendoja se ishte puna ime çfarë bëja me jetën. Megjithatë, falë studimit të Biblës, u bëra e vetëdijshme se sjellja ime ndikon te ndjenjat e Jehovait. (Psalmi 78:40, 41; Proverbat 27:11) Gjithashtu kuptova se ndikon edhe te të tjerët.

Teksa e shqyrtoja më tej Biblën, zbulova se ka arsye logjike dhe bindëse pse të besojmë se ajo është Fjala e Perëndisë. Për shembull, mësova për profecitë e shumta biblike që janë plotësuar, madje me një saktësi të pabesueshme. Kjo njohuri më ndihmoi të hiqja dyshimet e mëparshme.

Gati një vit pasi kisha filluar të studioja Biblën, bashkë me prindërit i bëmë një vizitë vëllait të madh që shërbente si vullnetar në zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani. Kur pashë sa i lumtur ishte vëllai, u preka thellë. Ishte tamam ajo lumturi që kisha kërkuar! Më bënë përshtypje edhe Dëshmitarët e tjerë që shërbenin si vullnetarë atje. Ishin krejt ndryshe nga njerëzit e pandershëm dhe të etur për emocione të forta me të cilët shoqërohesha më parë. Pas pak kohe, iu luta me gjithë zemër Jehovait dhe i premtova t’i shërbeja për tërë jetën. Në moshën 19-vjeçare u pagëzova në simbol të kushtimit tim ndaj Jehovait.

DOBITË: Tani kam qëllim të vërtetë në jetë. Provoj gëzim kur u mësoj Biblën të tjerëve, kur i ndihmoj të njohin Jehovain dhe premtimet e tij për të ardhmen. Edhe familja ime ka nxjerrë dobi, pasi nuk shqetësohen më për mua.

I di mirë gabimet që kam bërë, por mundohem të mos e mbaj mendjen atje. Përqendrohem te falja e Jehovait dhe te interesi i dashur që ka për mua. Jam dakord me gjithë zemër me fjalët e Proverbave 10:22, që thonë: «Bekimi i Jehovait të bën të pasur dhe ai nuk shton asnjë dhembje.»

[Diçitura në faqen 12]

«Bënim shumë festa, flinim me këdo dhe merrnim drogë e abuzonim me alkoolin»

[Diçitura në faqen 13]

«I di mirë gabimet që kam bërë, por mundohem të mos e mbaj mendjen atje»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo