BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 15/3 f. 3-5
  • Mos e gënje veten me arsyetime të rreme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mos e gënje veten me arsyetime të rreme
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mësime nga disa që gënjyen veten
  • Të zëvendësojmë arsyetimet e rreme me arsyetime të shëndosha
  • Të shqyrtojmë me gjithë zemër udhët tona
  • Një periudhë që Bibla e kishte parathënë
  • Të çrrënjosim arsyetimet e rreme
  • Libri biblik numër 37​—Hageu
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • «Unë jam me ju»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Ji i sigurt për mbështetjen e Jehovait mes pasigurive të jetës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Hageu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 15/3 f. 3-5

Mos e gënje veten me arsyetime të rreme

«Ç’ËSHTË kjo që bëre?» Këtë pyetje i bëri Perëndia Evës pasi kishte ngrënë nga pema e ndaluar. Ajo iu përgjigj: «Gjarpri më mashtroi, dhe unë hëngra.» (Zan. 3:13) Satanai, gjarpri dinak që e shtyu Evën të mos i bindej Perëndisë, më vonë u quajt «gjarpri i hershëm, . . . i cili mashtron gjithë tokën e banuar».​—Zbul. 12:9.

Ky tregim i Zanafillës e paraqet Satanain si tinëzar, si dikë që thur gënjeshtra për të mashtruar ata që s’janë vigjilentë. Sigurisht Eva e besoi gënjeshtrën e tij. Megjithatë, nuk duhet të mendojmë se vetëm Satanai mund të na mashtrojë. Bibla na paralajmëron edhe kundër rrezikut që ‘të gënjejmë veten me arsyetime të rreme’.​—Jak. 1:22.

Ndoshta na duket se s’ka shumë të ngjarë, madje është e pamundur, të gënjejmë veten. Por, patjetër, paralajmërimi i Perëndisë është dhënë për një arsye. Ja pse duhet të shohim se si mund ta gënjejmë veten dhe ç’lloj arsyetimesh të rreme mund të na gënjejnë. Për këtë do të na ndihmojë një shembull biblik.

Mësime nga disa që gënjyen veten

Rreth vitit 537 p.e.s., Kiri i Madh i Persisë nxori një dekret që judenjtë e mërguar në Babiloni të ktheheshin në Jerusalem dhe të rindërtonin tempullin. (Ezd. 1:1, 2) Vitin pasues, në përputhje me qëllimin e Jehovait, populli hodhi themelet e një tempulli të ri. Ata që ishin kthyer nga mërgimi, u gëzuan dhe lëvduan Jehovain ngaqë bekoi atë fazë fillestare të këtij projekti të rëndësishëm. (Ezd. 3:8, 10, 11) Por, shumë shpejt, filloi kundërshtimi ndaj rindërtimit të tempullit dhe populli u shkurajua. (Ezd. 4:4) Rreth 15 vjet pas kthimit të judenjve, autoritetet perse e ndaluan tërë punën e ndërtimit në Jerusalem. Që t’i detyronin të zbatonin këtë urdhër, në Jerusalem erdhën disa zyrtarë të krahinës që «i ndalën [judenjtë] me forcën e armëve».​—Ezd. 4:21-24.

Përballë kësaj pengese serioze, judenjtë e gënjyen veten me arsyetime të rreme. «Nuk ka ardhur ende koha që të ndërtohet shtëpia e Jehovait»,—thanë me vete. (Hag. 1:2) Ata nxorën përfundimin se Perëndia nuk donte që tempulli të ndërtohej menjëherë. Në vend që të kërkonin një mënyrë për të bërë vullnetin e Tij, e lanë caktimin e tyre të shenjtë dhe u përqendruan te përmirësimi i kushteve të shtëpive të tyre. Hageu, profeti i Perëndisë, i pyeti hapur: «Mos është vallë koha që ju të banoni në shtëpitë tuaja të veshura me dru, ndërkohë që kjo shtëpi [tempulli i Jehovait] është e shkretë?»​—Hag. 1:4.

A nxjerr ndonjë mësim nga ky shembull? Nëse kemi një pikëpamje të gabuar për kohën kur do ta realizojë Perëndia qëllimin e tij, mund të mos u japim më aq rëndësi aktiviteteve frymore dhe mund të shpërqendrohemi duke iu kushtuar gjërave personale. Për ta ilustruar, imagjino sikur pret mysafirë. Ngaqë e di se do të të vijnë për vizitë, mund të nxitesh ta shtosh vrullin për përgatitjet e nevojshme për këtë rast. Mirëpo, pastaj të njoftojnë se mysafirët do të vijnë pak më vonë. A do t’i lësh përgatitjet?

Megjithatë, kujto se Hageu dhe Zakaria i ndihmuan judenjtë të kuptonin se Jehovai ende donte që tempulli të rindërtohej pa vonesë. «Ji i fortë, o mbarë popull i vendit . . . dhe puno!»—i nxiti Hageu. (Hag. 2:4) Ata duhej të vazhdonin punën që kishin nisur, të sigurt se fryma e Perëndisë do t’i mbështeste. (Zak. 4:6, 7) A mund të na ndihmojë ky shembull që të mos nxjerrim përfundime të gabuara për ditën e Jehovait?​—1 Kor. 10:11.

Të zëvendësojmë arsyetimet e rreme me arsyetime të shëndosha

Në letrën e tij të dytë, apostulli Pjetër foli për kohën që ka caktuar Jehovai për të vendosur «qiej të rinj e një tokë të re». (2 Pjet. 3:13) Ai theksoi se disa tallës ngrinin dyshime nëse do të ndërhynte apo jo ndonjëherë Perëndia në çështjet njerëzore. Gabimisht ata arsyetonin se nuk do të ndodhte asgjë, se «të gjitha gjërat po [vazhdonin] tamam si nga fillimi i krijimit». (2 Pjet. 3:4) Pjetri donte ta hidhte poshtë këtë arsyetim të rremë. Ai shkroi: «Po zgjoj me një përkujtues aftësitë tuaja për të menduar në mënyrë të kthjellët.» Pjetri u kujtoi të bashkëkrishterëve se tallësit e kishin gabim. Perëndia kishte ndërhyrë më parë në çështjet e njerëzimit, duke sjellë një përmbytje globale katastrofike.​—2 Pjet. 3:1, 5-7.

Në vitin 520 p.e.s., Hageu u dha një nxitje të ngjashme judenjve të shkurajuar që e kishin ndërprerë punën. Ai i këshilloi: «Shqyrtojini me gjithë zemër udhët tuaja.» (Hag. 1:5) Që t’u zgjonte aftësitë për të menduar, ai u kujtoi bashkadhuruesve qëllimet dhe premtimet e Perëndisë për popullin e Tij. (Hag. 1:8; 2:4, 5) Pak kohë pas këtij inkurajimi, rinisi puna e ndërtimit​—pavarësisht nga ndalimi zyrtar. Përsëri armiqtë u orvatën ta ndalnin ndërtimin e tempullit, por nuk ia dolën. Ndalimi u hoq dhe tempulli përfundoi brenda pesë vjetëve.​—Ezd. 6:14, 15; Hag. 1:14, 15.

Të shqyrtojmë me gjithë zemër udhët tona

A mendon se, ashtu si judenjtë në ditët e Hageut, edhe ne mund të shkurajohemi kur lindin vështirësi? Nëse ndodh kjo, mund ta kemi të vështirë të ruajmë zellin që të predikojmë lajmin e mirë. Por, çfarë mund të na shkurajojë? Po ja, ndoshta po vuajmë për shkak të padrejtësive të këtij sistemi. Mendo për Habakukun që pyeti: «Deri kur do të thërras për ndihmë para se të dëgjosh, para se të na shpëtosh nga dhuna?» (Hab. 1:2, Today’s English Version) Për shkak të asaj që mbase disa e quajnë vonesë, një i krishterë mund të humbasë ndjenjën e urgjencës dhe t’i japë përparësi një mënyre jetese të rehatshme. A po të ndodh edhe ty kjo? Po të ndjekim këtë linjë arsyetimi, do të gënjejmë veten. Sa jetësore është t’i vëmë veshin këshillës biblike që ‘të shqyrtojmë me gjithë zemër udhët tona’ dhe ‘të zgjojmë aftësitë tona për të menduar në mënyrë të kthjellët’! Mund të pyesim veten: «A duhet të habitem që ky sistem i lig ka zgjatur më shumë se sa prisja?»

Një periudhë që Bibla e kishte parathënë

Ndalu të shqyrtosh fjalët e Jezuit për përfundimin e këtij sistemi. Tregimi i Markut për profecinë e Jezuit në lidhje me ditët e fundit, zbulon se Jezui herë pas here na paralajmëroi të qëndrojmë vigjilentë. (Mar. 13:33-37) Një paralajmërim të ngjashëm e gjejmë në mes të përshkrimit profetik të ditës së madhe të Jehovait në Harmagedon. (Zbul. 16:14-16) Pse jepen paralajmërime të herëpashershme? Këta përkujtues janë të nevojshëm atëherë kur njerëzit rrezikojnë të humbin ndjenjën e urgjencës, ngaqë janë duke pritur prej një periudhe në dukje të gjatë.

Jezui bëri një ilustrim në lidhje me nevojën që të jemi vazhdimisht vigjilentë ndërsa presim fundin e sistemit. Ai foli për një zot shtëpie që i kishin plaçkitur shtëpinë. Çfarë mund të kishte bërë që të mos ia vidhnin shtëpinë? Të qëndronte zgjuar gjithë natën. Jezui e përfundoi këtë ilustrim duke na këshilluar: «Jini gati, sepse Biri i njeriut vjen në një orë që ju s’e mendoni.»​—Mat. 24:43, 44.

Ky ilustrim tregon se nevojitet të jemi të përgatitur që të presim, madje edhe për një kohë të konsiderueshme. Jo, nuk duhet të shqetësohemi që ky sistem i lig mund të ketë zgjatur më shumë se sa prisnim. Nuk duhet të gënjejmë veten me arsyetimin e rremë se ‘nuk ka ardhur ende koha e Jehovait’. Kjo mënyrë të menduari do të na e zbehte dëshirën për të predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë.​—Rom. 12:11.

Të çrrënjosim arsyetimet e rreme

Lidhur me arsyetimet e rreme zbatohet parimi i Galatasve 6:7: «Mos u mashtroni . . . Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.» Po të lihet pa mbjellë një ngastër toke, shpejt do ta mbulojnë egjrat. Po kështu, nëse nuk zgjojmë aftësitë tona për të menduar në mënyrë të kthjellët, arsyetimet e rreme mund të zënë rrënjë në mendjen tonë. Për shembull, ndoshta themi me vete: «Dita e Jehovait ka për të ardhur, por jo menjëherë.» Ky ndryshim në pikëpamjen tonë mund të na shtyjë që ta marrim shtruar me aktivitetet teokratike. Me kalimin e kohës, mund të fillojmë të lëmë pas dore rutinën tonë frymore. Atëherë, dita e Jehovait do të na zinte papritur.​—2 Pjet. 3:10.

Por arsyetimet e rreme nuk do të zënë rrënjë në mendjen tonë nëse vazhdimisht vërtetojmë se «cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë». (Rom. 12:2) Ajo që mund të na ndihmojë më shumë për këtë është leximi i rregullt i Fjalës së Perëndisë. Shkrimet mund të na e forcojnë bindjen se Jehovai vepron gjithnjë në kohën e caktuar.​—Hab. 2:3.

Studimi, lutjet, ndjekja e mbledhjeve me besnikëri dhe predikimi, bashkë me vepra dashamirësie, do të na ndihmojnë ‘të mbajmë gjithnjë në mend praninë e ditës së Jehovait’. (2 Pjet. 3:11, 12) Jehovai do ta vërejë qëndrueshmërinë tonë. Apostulli Pavël na kujton: «Të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer, sepse në stinën e duhur do të korrim, nëse nuk lodhemi.»​—Gal. 6:9.

Sigurisht, tani nuk është koha që t’i lejojmë arsyetimet e rreme të na gënjejnë e të mendojmë se dita e Jehovait është shtyrë. Përkundrazi, është koha t’i bëjmë të patundura zemrat tona, sepse dita e Jehovait është afruar.

[Figura në faqen 4]

Hageu dhe Zakaria u bënë thirrje judenjve të ndërtonin

[Figura në faqen 5]

Po sikur i zoti i shtëpisë ta kishte ditur se do të vinte hajduti?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo