BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/11 f. 3
  • Një mit lind një tjetër

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një mit lind një tjetër
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Apologjetët—Mbrojtës të krishterimit apo të filozofisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Miti 2: Të ligjtë vuajnë në ferr
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Filozofia greke—A e pasuroi krishterimin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Ide e gabuar apo fakt?
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/11 f. 3

Një mit lind një tjetër

«RUHUNI»,—u shkroi apostulli Pavël të krishterëve që jetonin në gjysmën e dytë të shekullit të parë të e.s. Nga çfarë duhej të ruheshin ata? Ai paralajmëroi: «Të mos ju bëjë ndokush prenë e vet nëpërmjet filozofisë dhe mashtrimeve boshe, sipas traditës së njerëzve.»​—Kolosianëve 2:8.

Me gjithë paralajmërimin e Pavlit, nga mesi i shekullit të dytë të e.s., disa të krishterë nisën të përdornin koncepte të huazuara nga filozofë të lashtë, për të shpjeguar bindjet e tyre. Pse? Donin që të pranoheshin nga njerëzit e arsimuar të Perandorisë Romake dhe kështu të kthenin më shumë njerëz në të krishterë.

Justin Martiri, një nga më të famshmit mes këtyre të krishterëve, besonte se Zëdhënësi i Perëndisë u ishte shfaqur filozofëve grekë shumë kohë para se të vinte në tokë si Jezui. Sipas Justinit dhe mësuesve të tjerë si ai, kontributi i filozofisë dhe i mitologjisë në krishterim e bënte të vlefshme për të gjithë njerëzit këtë formë feje.

Forma e krishterimit të Justin Martirit pati mjaft sukses dhe shumë veta e pranuan. Por përvetësimi i një miti, çoi në krijimin e miteve të tjera dhe prodhoi atë që tani besohet gjerësisht se është doktrina e krishterë. Për të zbuluar të vërtetën rreth këtyre miteve, krahasoni atë çfarë thonë veprat e referimit në vijim, me atë që mëson faktikisht Bibla.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo