BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/2 f. 8
  • A interesohet Perëndia për mua?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A interesohet Perëndia për mua?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Sundimtarë në mbretërinë frymore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Pse ka kaq shumë vuajtje?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Një armik i jetës së përhershme
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/2 f. 8

A interesohet Perëndia për mua?

Përgjigjet e zakonshme:

▪ «Perëndia s’ka nge të merret me hallet e mia.»

▪ «Nuk mendoj se interesohet për mua.»

Çfarë tha Jezui?

▪ «A nuk shiten pesë harabela për dy qindarka? E megjithatë asnjë nga ata nuk harrohet përpara Perëndisë. Megjithatë, edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara. Mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.» (Luka 12:6, 7) Pa dyshim, Jezui tregoi se Perëndia interesohet për ne.

▪ «Mos jini kurrë në ankth e mos thoni: ‘Ç’do të hamë?’ ose ‘Ç’do të pimë?’ ose ‘Çfarë do të veshim?’ Sepse të gjitha këto i kërkojnë me etje kombet, por Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.» (Mateu 6:31, 32) Jezui besonte se Perëndia i di nevojat tona si individë.

BIBLA e thotë shkoqur se Perëndia interesohet për ne. (Psalmi 55:22; 1 Pjetrit 5:7) Atëherë pse kemi kaq shumë vuajtje? Nëse Perëndia është i dashur dhe i gjithëpushtetshëm, pse nuk bën diçka që t’u japë fund vuajtjeve?

Përgjigjja përfshin një fakt që nuk njihet shumë: sundimtari i kësaj bote të ligë është Satana Djalli. Kur po tundonte Jezuin, Satanai i ofroi të gjitha mbretëritë e botës dhe i tha: «Unë do të të jap autoritet mbi të gjitha këto dhe lavdinë e tyre, sepse më është dhënë, dhe unë ia jap kujtdo që dua.»—Luka 4:5-7.

Kush e bëri Satanain sundimtar të botës? Kur prindërit tanë të parë, Adami dhe Eva, dëgjuan zërin e Satanait dhe i kthyen shpinën Perëndisë, me fjalë të tjera zgjodhën Satanain si sundimtar. Që prej atij rebelimi, Perëndia Jehova me durim ka lejuar kohë për të treguar se sundimi i Satanait është një dështim i plotë. Jehovai nuk i ka detyruar njerëzit t’i shërbejnë, por ka hapur rrugën që të kthehen tek ai.—Romakëve 5:10.

Ngaqë interesohet për ne, Perëndia ka marrë masa që Jezui të na çlirojë nga sundimi i Satanait. Në të ardhmen e afërt, Jezui ‘do të asgjësojë atë që ka mjetet për të shkaktuar vdekjen, domethënë Djallin’. (Hebrenjve 2:14) Kështu ‘do të zhbëjë veprat e Djallit’.—1 Gjonit 3:8.

Parajsa do të rivendoset këtu në tokë. Atëherë Perëndia ‘do të fshijë çdo lot nga sytë e [njerëzve]. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme do të kenë shkuar’.—Zbulesa 21:4, 5.a

[Shënimi]

a Për më shumë informacion se përse i lejon Perëndia vuajtjet, shih kapitullin 11 në librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Diçitura në faqen 8]

Parajsa do të rivendoset këtu në tokë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo