BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w08 1/5 f. 16-17
  • Për Mbretërinë e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Për Mbretërinë e Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
  • Cilët do të jenë sundimtarët e Mbretërisë së Perëndisë?
  • Ku do ta ketë selinë e vet Mbretëria?
  • Ç’do të bëjë me ligësinë Mbretëria e Perëndisë?
  • Cilët do të jetojnë në tokë si nënshtetas të Mbretërisë?
  • Ç’do të bëjë Mbretëria e Perëndisë për njerëzit në tokë?
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Çfarë na mësoi Jezui për Mbretërinë e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
w08 1/5 f. 16-17

Çfarë mësojmë nga Jezui

Për Mbretërinë e Perëndisë

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Mbretëria e Perëndisë është një qeveri që do të sundojë mbi gjithë tokën. Jezui tha: «Ju lutuni në këtë mënyrë: . . . ‘Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.’»​—Mateu 6:9, 10; Danieli 2:44.

Cilët do të jenë sundimtarët e Mbretërisë së Perëndisë?

Jezui lindi që të bëhej Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë. Një engjëll i tha mamasë së Jezuit: «Perëndia Jehova do t’i japë fronin e Davidit, të atit, ai do të mbretërojë përgjithmonë.» (Luka 1:30-33) Gjithashtu, Jezui zgjodhi disa nga dishepujt e tij që të sundonin bashkë me të. Apostujve të vet u tha: «Ju keni qëndruar bashkë me mua në sprovat e mia. Prandaj unë po bëj me ju një besëlidhje për një mbretëri, ashtu si Ati im ka bërë një besëlidhje me mua.» (Luka 22:28, 29; Danieli 7:27) Gjithsej 144.000 dishepuj të Jezuit do të sundojnë bashkë me të.​—Zbulesa 5:9, 10; 14:1.

Ku do ta ketë selinë e vet Mbretëria?

Mbretëria e Perëndisë do të sundojë që nga qielli. Jezui u tha dishepujve: «Pasi të kem shkuar e t’ju kem përgatitur një vend [në qiell], do të vij prapë e do t’ju marr në shtëpi tek unë, që ku të jem unë, të jeni edhe ju. . . . Unë po shkoj tek Ati.»​—Gjoni 14:2, 3, 12; Danieli 7:13, 14.

Ç’do të bëjë me ligësinë Mbretëria e Perëndisë?

Jezui do ta pastrojë tokën nga njerëzit e ligj. Ai tha: «Kur Biri i njeriut [Jezui] të mbërrijë në lavdinë e tij, dhe bashkë me të edhe të gjithë engjëjt, atëherë ai do të ulet në fronin e tij të lavdishëm. Tërë kombet do të mblidhen para tij, dhe ai do t’i ndajë njerëzit njërin nga tjetri . . . Ata [të ligjtë] do të përfundojnë në vdekjen e përhershme, kurse të drejtët do të marrin jetën e përhershme.»​—Mateu 25:31-34, 46.

Cilët do të jetojnë në tokë si nënshtetas të Mbretërisë?

Jezui tha: «Lum ata që janë me natyrë të butë, sepse do të trashëgojnë tokën!» (Mateu 5:5; Psalmi 37:29; 72:8) Toka do të mbushet me njerëz që mësojnë të duan njëri-tjetrin. Jezui u tha dishepujve: «Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin. Ashtu siç ju kam dashur unë, ta doni edhe ju njëri-tjetrin. Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»​—Gjoni 13:34, 35.

Ç’do të bëjë Mbretëria e Perëndisë për njerëzit në tokë?

Jezui do të shërojë sëmundjet. Kur ishte këtu në tokë, ai u foli turmave «për mbretërinë e Perëndisë dhe shëroi ata që kishin nevojë të shëroheshin». (Luka 9:11) Pasi kishte parë në vegim Jezuin e ringjallur, apostulli Gjon tha: «Pashë një qiell të ri dhe një tokë të re . . . Dëgjova një zë të fortë nga froni që tha: ‘Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzit . . . Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje.’»​—Zbulesa 21:1-4.

Mbretëria e Perëndisë do të rivendosë Parajsën në tokë. Një keqbërës që u ekzekutua bashkë me Jezuin, i tha: «Jezu, më kujto kur të hysh në mbretërinë tënde.» Jezui ia ktheu: «Vërtet po të them sot: ti do të jesh me mua në Parajsë.»​—Luka 23:42, 43; Isaia 11:4-9.

Për më shumë informacione, shih kapitullin 8 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?a

[Shënimi]

a Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo