BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 1/8 f. 3-4
  • A po lufton me ndjenjat e tua?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po lufton me ndjenjat e tua?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Material i ngjashëm
  • Bibla të ndihmon të gjesh gëzim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Si t’i luftosh ndjenjat negative?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Mund t’i luftosh me sukses ndjenjat negative
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Vështirësia kur ke ndjenja negative
    Zgjohuni!—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 1/8 f. 3-4

A po lufton me ndjenjat e tua?

NË PJESËN më të madhe të jetës, Lena ka luftuar me ndjenjat e pavlefshmërisë. Ajo thotë: «Gjatë gjithë atyre viteve të fëmijërisë që vuaja nga abuzimi seksual, humba një pjesë të mirë të respektit për veten. Ndihesha komplet e pavlerë.» Edhe Simona, duke kujtuar rininë e saj, thotë: «Thellë brenda vetes ndihesha bosh dhe isha e sigurt se nuk vleja për asgjë.» Kjo mungesë e madhe lumturie, që shkaktohet nga ndjenja të tilla, duket se sot është përhapur mjaft. Një qendër këshilluese për adoleshentë thotë se gati gjysma e atyre që telefonojnë, shprehin «ndjenja të vazhdueshme pavlefshmërie».

Sipas disa ekspertëve, këto ndjenja shfaqen kur të tjerët i bëjnë të ndihen të pavlerë. Kjo gjendje mendore zhvillohet nëse qortohen vazhdimisht, nëse i kritikojnë jashtë mase dhe ashpër ose shfrytëzohen pa mëshirë. Cilado qoftë arsyeja, pasojat tek ata mund të jenë demoralizuese, e madje rrënuese. Nga një studim mjekësor i kohëve të fundit, u zbulua se njerëzit me ndjenja negative ndaj vetes kanë prirjen të mos i besojnë vetes dhe të tjerëve, e kështu, prishin pa dashur lidhjet e ngushta dhe miqësitë që kanë. «Në njëfarë kuptimi,​—raporton studimi,​—ata ‘krijojnë’ pikërisht ato rrethana të cilave u frikësohen më tepër.»

Njerëzit që ndihen kështu shpesh, bien pre e ‘mendimeve turbulluese’, siç i quan Bibla. (Psalmi 94:19, BR) Ata mendojnë se nuk janë kurrë aq të mirë sa duhet. Kur diçka nuk shkon si duhet, instinktivisht fajësojnë veten. Edhe kur të tjerët i lavdërojnë, thellë brenda vetes ndihen si mashtrues, që herët a vonë do t’ua çjerrin maskën. Duke menduar se nuk meritojnë të jenë të lumtur, shumë prej tyre bien në një sjellje vetëshkatërruese dhe ndihen të pafuqishëm për ta korrigjuar. Lena, që përmendëm pak më parë, nga mungesa e respektit për veten, filloi të kishte çrregullime të rënda në të ngrënë. Ajo thotë: «Ndihesha e pafuqishme për të bërë çfarëdolloj ndryshimi.»

A është e thënë se këta njerëz që kanë «mendime turbulluese», janë të dënuar të ndihen kështu gjatë gjithë jetës? A mund të bëhet diçka për t’i luftuar këto ndjenja? Bibla jep disa parime dhe këshilla praktike, që kanë ndihmuar shumë njerëz t’ia dalin mbanë në këtë luftë. Cilat janë disa prej këtyre parimeve, dhe si i kanë ndihmuar këta persona që të gjejnë gëzim në jetë? Kjo do të shpjegohet në artikullin vijues.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo