BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 15/7 f. 8-9
  • Beqarë dhe të kënaqur në shërbim të Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beqarë dhe të kënaqur në shërbim të Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Beqaria me një qëllim fisnik
  • Beqarë nga rrethanat
  • Perëndia jep ndihmë me bujari
  • Beqaria: Derë për një aktivitet të përqendruar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Këshilla të mençura për beqarinë dhe martesën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Përfito plotësisht nga beqaria
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • A ‘do të jetosh’, siç bëri Jeremia?
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 15/7 f. 8-9

«Ndihma më vjen nga Jehovai»

Beqarë dhe të kënaqur në shërbim të Jehovait

«SHUMË prej nesh janë me të vërtetë të lumtur, edhe pse nuk janë martuar»,​—tha një e krishterë nga Spanja. Pse është e kënaqur ajo? «Na pëlqen të jemi të lirë nga shumë ankthe që sjell martesa, dhe kështu t’i shërbejmë më shumë Perëndisë tonë, Jehovait.»

Këto ndjenja janë në përputhje me atë që thotë Fjala e Perëndisë për beqarinë. Kur po fliste për çështjet që lidheshin me martesën, apostulli Pavël dha këtë kuptueshmëri të frymëzuar: «Të pamartuarve dhe vejushave po u them se për ta është mirë të mbeten siç jam edhe unë.» Pavli vetë nuk ishte i martuar. Por, çfarë arsyesh përmendi, për të cilat rekomandoi beqarinë? Ai theksoi se një njeri i martuar është i ndarë, kurse i pamartuari ose e pamartuara, është «në ankth për gjërat e Zotërisë». (1 Korintasve 7:8, 32-34) Faktori kryesor që e bën të lumtur dhe të kënaqur një beqar ose beqare, është shërbimi ndaj Jehovait.

Beqaria me një qëllim fisnik

Për ato kultura ku martesa dhe familja ngrihen në qiell, komentet e Pavlit mund të jenë pështjelluese. Megjithatë, Jezu Krishti​—që nuk u martua, por ishte i lumtur dhe i kënaqur​—përmendi një qëllim fisnik që kanë të krishterët beqarë. Ai tha: «Ka eunukë që kanë lindur të tillë prej barkut të nënës, ka eunukë që janë bërë eunukë prej njerëzve dhe ka eunukë që e kanë bërë veten eunukë për shkak të mbretërisë së qiejve. Ai që mund t’i bëjë vend, le t’i bëjë vend.»​—Mateu 19:12.

Në përputhje me këto fjalë, shumë veta kanë parë se beqaria u jep mundësi t’i shërbejnë Perëndisë pa shpërqendrimet që janë normale për jetën martesore. (1 Korintasve 7:35) Mijëra të krishterë po e adhurojnë të lumtur Jehovain edhe pse nuk janë të martuar. Ata kënaqen duke i ndihmuar të tjerët.a

Shumë të krishterë të pamartuar e kuptojnë se lumturia nuk është një e drejtë që u përket vetëm të martuarve dhe se individët beqarë s’janë të dënuar të jenë që të gjithë të palumtur. Në të dyja grupet, disa provojnë çaste lumturie, si edhe çaste hidhërimi. Faktikisht, Bibla është realiste kur thotë se martesa sjell «shtrëngim në mish».​—1 Korintasve 7:28.

Beqarë nga rrethanat

Shumë veta nuk janë beqarë sepse kështu kanë zgjedhur vetë, po nga rrethanat. Ndoshta e dëshirojnë ngrohtësinë, shoqërinë dhe dashurinë që sjell martesa. Por disa, tani për tani, e kanë të pamundur të martohen, për shkak të problemeve financiare ose të arsyeve të tjera. Disa të krishterë​—pjesa më e madhe e tyre motra në besim, që i çmojmë jashtë mase ​—nuk janë martuar, sepse me vendosmëri i binden këshillës biblike për t’u martuar «vetëm në Zotërinë». (1 Korintasve 7:39) Me besnikëri, kërkojnë bashkëshort vetëm mes atyre që janë adhurues të kushtuar e të pagëzuar të Jehovait.

Nganjëherë, disa nga këta individë ndihen të vetmuar. Një e krishterë beqare, pasi pranon që ndihet e vetmuar, thotë: «Ne e dimë ligjin e Jehovait dhe nuk duam t’i shkaktojmë pakënaqësi Atij. Ndoshta e dëshirojmë shoqërinë e bashkëshortit, por, sa herë që njerëzit në botë përpiqen ‘të na rregullojnë’ dikë, qëndrojmë të palëkundura. Nuk duam madje as të jemi në shoqëri me burra ose gra që janë jobesimtarë.» Këta të krishterë duhen lavdëruar që po zbatojnë këshillat e Biblës dhe po mbajnë norma të larta morale, me qëllim që t’i pëlqejnë Jehovait, edhe pse mund të kenë dhembje emocionale.

Perëndia jep ndihmë me bujari

Jehovai është besnik me ata që tregohen besnikë ndaj tij në gjëra të tilla, si mospranimi për t’u martuar me njerëz që nuk i shërbejnë atij. Nga përvoja, mbreti David mund të thoshte: «Me atë që është besnik, ti [Jehova] do të veprosh me besnikëri.» (Psalmi 18:25, BR) Dhe, atyre që i binden me besnikëri, Perëndia u premton: «Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis.» (Hebrenjve 13:5) Duke imituar Jehovain, edhe ne mund t’i lavdërojmë bujarisht të krishterët beqarë të të gjitha moshave, të cilët i përmbahen me besnikëri Fjalës së Perëndisë. Gjithashtu, mund t’i lutemi Jehovait t’i forcojë ata për të përballuar sfidat që hasin.​—Gjykatësit 11:30-40.

Shumë të krishterë beqarë kanë parë se jeta e tyre merr shumë kuptim kur janë plotësisht të zënë në veprën e arsimimit biblik. Për shembull, Patricia, që është në mes të të tridhjetave, e pamartuar dhe shërben si pioniere, pra në kohë të plotë, thotë: «Edhe pse beqaria ka sprovat e veta, më ka dhënë mundësinë të bëhem pioniere e rregullt. Meqë jam beqare, kam një program më elastik, dhe kjo më lë më tepër kohë për të studiuar. Gjithashtu, kam mësuar të mbështetem më shumë te Jehovai, sidomos në kohë të vështira.»

Ndjenja të tilla bazohen në premtimin ngushëllues të Biblës: «Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait e mbështetu tek ai, dhe ai do të veprojë.» (Psalmi 37:5, BR) Po, që të gjithë adhuruesit besnikë të Jehovait, të martuar a të pamartuar qofshin, mund të ngushëllohen dhe të marrin forcë nga fjalët e frymëzuara: «Ndihma më vjen nga Jehovai.»​—Psalm 121:2, BR.

[Shënimi]

a Shih Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 2005, korrik/gusht.

[Diçitura në faqen 9]

«Burri i pamartuar është në ankth për gjërat e Zotërisë, se si të fitojë miratimin e Zotërisë.»​—1 KORINTASVE 7:32

[Kutia në faqen 8]

SI MUND TË SJELLË SHPËRBLIME BEQARIA?

Jezui, i cili nuk u martua kurrë, tha: «Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të përfundoj veprën e tij.»​—Gjoni 4:34.

Katër vajzat e pamartuara të Filipit, ishin shumë të zëna ‘duke profetizuar’.​—Veprat 21:8, 9.

Motrat beqare të krishtere që predikojnë mesazhin e Mbretërisë, janë pjesë e ‘ushtrisë së madhe të grave që shpallin lajmin e mirë’.​—Psalmi 68:11, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo