BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 1/8 f. 28
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Material i ngjashëm
  • T’i ofrojmë sakrifica të pranueshme Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Vëllezër që zhvilluan qëndrime të ndryshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Një bir i mirë dhe një i keq
    Libri im i tregimeve biblike
  • Zemërimi mund të jetë i rrezikshëm
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 1/8 f. 28

Pyetje nga lexuesit

A e dinte Abeli se për t’i pëlqyer Perëndisë duhej një flijim në kafshë?

Tregimi biblik për Kainin dhe Abelin që ofrojnë blatime është shumë i shkurtër. Te Zanafilla 4:3-5 lexojmë: «Pas njëfarë kohe Kaini solli disa fryte të tokës si blatim për Jehovain. Edhe Abeli solli disa pjella të para të kopesë së tij, madje pjesët e tyre të dhjamura. Ndërkohë që Jehovai e shihte me pëlqim Abelin dhe blatimin e tij, ai nuk e pa fare me pëlqim Kainin dhe blatimin e tij.»​—BR.

Në Bibël nuk përmendet se para kësaj ngjarjeje Jehovai kishte dhënë ndonjë informacion specifik për flijimet ose se çfarë lloj flijimi do të ishte i pranueshëm për të. Prandaj, me sa duket Kaini dhe Abeli i bënë blatimet thjesht sipas asaj që zgjodhën vetë. Atyre u ishte ndaluar të hynin në shtëpinë parajsore që kishin pasur prindërit e tyre; filluan të ndienin pasojat e mëkatit; ishin të larguar nga Perëndia. Në gjendjen mëkatare e të mjerueshme që ishin, duhet ta kenë ndier shumë nevojën për t’iu drejtuar Perëndisë për ndihmë. T’i bënin Perëndisë një dhuratë me sa duket ishte një gjest vullnetar nga ana e tyre për të fituar pëlqimin e tij.

Siç rrodhën ngjarjet, Perëndia e pranoi blatimin e Abelit, kurse të Kainit jo. Përse? Mos ndoshta sepse Abeli dha gjërat e duhura, kurse Kaini jo? Nuk mund të jemi të sigurt që lloji i blatimit kishte rëndësi në këtë çështje, pasi asnjërit prej tyre nuk i ishte thënë çfarë qe e pranueshme e çfarë jo. Megjithatë, ka të ngjarë të ishin të pranueshme që të dyja llojet e blatimeve. Në Ligjin që i dha Jehovai më pas kombit të Izraelit, flijimet e pranueshme përfshinin jo vetëm kafshë ose pjesë të kafshëve, por edhe grurë të pjekur, duaj elbi, majë mielli, ushqime të pjekura dhe verë. (Levitiku 6:19-23; 7:11-13; 23:10-13) Me sa duket, nuk ishte vetëm përbërja e flijimeve të Kainit dhe të Abelit ajo që e bëri Perëndinë ta pranonte njërin flijim e të hidhte poshtë tjetrin.​—Krahaso Isainë 1:11; Amosi 5:22.

Shekuj më vonë, apostulli Pavël tha: «Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë një flijim me vlerë më të madhe se ai i Kainit, besim nëpërmjet të cilit për të u dha dëshmi se ishte i drejtë, duke qenë se Perëndia dha dëshmi për dhuratat e tij.» (Hebrenjve 11:4) Prandaj, Perëndia e quajti të drejtë Abelin për shkak të besimit. Por, besim në çfarë? Besim në premtimin e Jehovait se do të siguronte Farën e cila do ta ‘shtypte kokën e gjarprit’ dhe do të rivendoste paqen e përsosmërinë që njerëzimi kishte më parë. Nga pohimi se Fara do të ‘plagosej në thembër’ Abeli mund të ketë arsyetuar se nevojitej një flijim që përfshinte të derdhej gjak. (Zanafilla 3:15) Megjithatë mbetet fakti se ishte shprehja e besimit nga ana e Abelit ajo që e bëri flijimin e tij «një flijim me vlerë më të madhe se ai i Kainit».

Po ashtu, Kaini nuk u pa me pëlqim jo sepse bëri flijimin e gabuar, por sepse nuk kishte besim dhe kjo tregohet nga veprimet e tij. Jehovai i kishte thënë qartë Kainit: «Nëse kthehesh për të bërë të mirën, a nuk do të kesh pëlqimin tim?» (Zanafilla 4:7, BR) Perëndia nuk e hodhi poshtë Kainin sepse kishte mbetur i pakënaqur nga blatimi i tij. Përkundrazi, e hodhi poshtë ‘sepse veprat e tij ishin të liga’ dhe kjo doli në pah nga xhelozia, urrejtja dhe në fund vrasja që kreu.​—1 Gjonit 3:12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo