BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 1/7 f. 32
  • Mbresa të pashlyeshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbresa të pashlyeshme
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 1/7 f. 32

Mbresa të pashlyeshme

ÇDO vit, Dëshmitarët e Jehovait në vendet ku jetojnë mblidhen në asamble dhe kongrese të krishtere. Këtë e bëjnë për t’u arsimuar dhe për të gëzuar një shoqëri që i ndërton frymësisht. Por, ka edhe veçori të tjera të mbledhjeve të tyre që mund t’u lënë vizitorëve mbresa të pashlyeshme.

Për shembull, në korrik të vitit 1999, mijëra Dëshmitarë në Mozambik u mblodhën për tri ditë pasuruese në Kongreset Krahinore «Fjala Profetike e Perëndisë». Për shumë nga të pranishmit ishte hera e parë që ndiqnin një kongres. Atyre u lanë mbresa jo vetëm fjalët që dëgjuan nga podiumi, por edhe ajo që panë përreth tyre.

Një koment që u bë në Sallën e Asambleve në Maputo ishte: «Gjithë jetën time s’kam parë kurrë një vend kaq të bukur si ky! Banjat kishin sapunë e pasqyra dhe vinin era pastërti. Kishte mjedise paqësore, pa zhurmën e fëmijëve që ziheshin me njëri-tjetrin. Asnjëri nuk shtynte! Pashë të rinj të lumtur që bënin biseda nxitëse. Më la mbresa edhe fakti që të gjithë ishin veshur kaq mirë. Herën tjetër do të sjell me vete fëmijët dhe do ta bind tim shoq se duhet ta ndjekim këtë kongres.»

Po, ndershmëria, integriteti dhe pastërtia fizike e Dëshmitarëve të Jehovait nuk kalojnë pa u vënë re. Përse janë të ndryshëm Dëshmitarët? Sepse përpiqen vërtet ta zbatojnë atë që mësojnë nga Bibla. Përse të mos mblidheni bashkë me ta këtë vit, në kongreset e tyre kombëtare ose në mbledhjet javore në Sallat e Mbretërisë, dhe ta shihni vetë këtë?

[Figura në faqen 32]

ZAMBIA

[Figura në faqen 32]

KENIA

[Figura në faqen 32]

MOZAMBIKU

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo