BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 1/10 f. 32
  • A jeni të matur?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A jeni të matur?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 1/10 f. 32

A jeni të matur?

KUR caktoi gjykatës mbi Izraelin, Moisiu u përpoq të gjente «burra të urtë, me gjykim [të matur, BR] e me përvojë». (Ligji i përtërirë 1:13) Përvoja, e cila vinte me moshën, nuk ishte kriteri i vetëm. Mençuria dhe maturia ishin, gjithashtu, të rëndësishme.

Një njeri që është i matur tregon gjykim të shëndoshë në të folur dhe në sjellje. Sipas Webster’s Ninth New Collegiate Dictionary, një njeri i matur është edhe «i aftë të ruajë heshtjen kur duhet». Në fakt, ka «një kohë për të folur» dhe «një kohë për të heshtur», e njeriu i matur e kupton ndryshimin. (Predikuesi 3:7) Shpesh, ka arsye të forta për të qëndruar në heshtje, sepse Bibla thotë: «Në fjalët e shumta, faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë [po vepron me maturi, BR].»​—Fjalët e urta 10:19.

Të krishterët bëjnë kujdes që të jenë të matur në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Ai që flet më shpesh ose më me forcë nuk është gjithnjë ai që është më i rëndësishmi ose më i domosdoshmi. Kujtoni, Moisiu ishte «i pushtetshëm në fjalë», por nuk arriti ta udhëhiqte me efektshmëri kombin e Izraelit derisa mësoi durimin, butësinë dhe vetëkontrollin. (Veprat 7:22) Prandaj, ata të cilëve u besohet autoritet mbi të tjerët duhet të përpiqen në veçanti të jenë modestë dhe të tregojnë një frymë të butë.​—Fjalët e urta 11:2.

Ata, të cilëve Jezu Krishti u ka besuar «gjithë zotërimet e tij», përshkruhen në Fjalën e Perëndisë si ‘të besueshëm dhe të matur’. (Mateu 24:45-47) Ata nuk vrapojnë në mënyrë jomodeste para Jehovait, të shtyrë nga tekat impulsive dhe as nuk mbeten prapa, kur direktiva e Perëndisë për një çështje është e qartë. E dinë kur është koha për të folur dhe kur është koha për të pritur në heshtje qartësime të mëtejshme. Të gjithë të krishterët bëjnë mirë që jo vetëm ta imitojnë besimin e tyre, por edhe të provojnë se janë të matur, siç është klasa e skllavit.​—Hebrenjve 13:7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo