BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/11 f. 32
  • Të ekuilibrojmë punën me kohën e lirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të ekuilibrojmë punën me kohën e lirë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/11 f. 32

Të ekuilibrojmë punën me kohën e lirë

«KOHA e lirë është si një rrobë e bukur, por që nuk bën për ta veshur vazhdimisht.» Me këto fjalë, një shkrimtar anonim ilustron bukur vlerën e kohës së lirë. Megjithatë, ai tregon se koha e lirë duhet ekuilibruar me aktivitetin frytdhënës.

Kësaj çështjeje iu referua edhe shkrimtari i frymëzuar biblik, Solomoni. Ky mbret i mençur identifikoi dy ekstremet që duhen shmangur. Së pari, ai vërejti: «Budallai rri me duar të kryqëzuara dhe ha mishin e vet.» (Predikuesi 4:5) Tamam, dembelizmi mund ta çojë dikë në varfëri. Pasojat mund të jenë vënia në rrezik e shëndetit dhe madje e jetës së personit dembel. Nga ana tjetër, ka disa që sakrifikojnë çdo gjë në altarin e punës së rëndë. Solomoni e përshkroi mundimin e tyre të pandalshëm si «kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën».—Predikuesi 4:4.

Duke pasur arsye të vlefshme, Solomoni rekomandoi një ekuilibër: «Vlen më tepër një grusht me pushim sesa dy grushte me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.» (Predikuesi 4:6) Një person duhet «të gëzohet në mundin e tij», domethënë, duhet të lërë mënjanë kohë për të gëzuar atë që ka fituar. (Predikuesi 2:24) Veç kësaj, në jetë duhet të ketë edhe gjëra të tjera përveç punës në botë. Familja jonë meriton një pjesë të kohës që kemi. Solomoni theksoi se detyrimi ynë parësor nuk është puna, por shërbimi ndaj Perëndisë. (Predikuesi 12:13) A je mes atyre që kanë një pikëpamje të ekuilibruar për punën?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo