BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/10 f. 23-27
  • A mund të shërbesh në një fushë të huaj?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të shërbesh në një fushë të huaj?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nevojiten motivet e duhura
  • Llogarit koston
  • Sfida më e madhe
  • Ç’të themi për nostalgjinë?
  • Po fëmijët?
  • Bekime nga transferimi
  • Po ti?
  • A ‘mund të kaloni në Maqedoni’?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • U paraqitën vullnetarisht për të shërbyer​—Në Ekuador
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • A mund të kalosh në Maqedoni?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Mënyra për të zgjeruar shërbimin
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/10 f. 23-27

A mund të shërbesh në një fushë të huaj?

«GJITHNJË kisha ëndërruar të shkoja në veprën misionare. Kur isha beqar, shërbeva në Teksas, SHBA, ku kishte shumë nevojë për predikues. Pas martesës, vazhdova atje bashkë me gruan. Kur na lindi vajza, mendova: ‘Epo, kjo gjë ma bën të pamundur ëndrrën.’ Por Jehovai i realizon ëndrrat, veçanërisht nëse ato kanë të bëjnë me vullnetin e tij.»—Xhejsi, i cili tani shërben në Ekuador me gruan dhe tre fëmijët e tij.

«Kurrë nuk e kisha imagjinuar se mund të bëja diçka të tillë pa stërvitjen e shkollës misionare të Galaadit. Kur shihja ndonjë nga studentet e mia që mbante fjalim ose që predikonte, më rrëqethej mishi dhe falënderoja Jehovain që më kishte dhënë këtë mundësi.»—Karen, një grua beqare që shërbeu si pioniere për tetë vjet në Amerikën e Jugut.

«Pasi predikuam në kohë të plotë për 13 vjet në Shtetet e Bashkuara, së bashku me gruan, menduam se na duhej një caktim nxitës. Tani jemi më të lumtur se ç‘mund të kemi qenë ndonjëherë. Është vërtet një mënyrë e mrekullueshme jetese.»—Tomi, i cili shërben si pionier bashkë me gruan e tij, Lindën, në rajonin e Amazonës.

Këto shprehje çmueshmërie vijnë nga njerëz, rrethanat e të cilëve nuk ua lejuan të merrnin stërvitje misionare në Shkollën Biblike Watchtower të Galaadit. Megjithatë, ata kanë përjetuar gëzimet dhe sfidat e shërbimit në një vend të huaj. Si ndodhi kjo? A është ky lloj shërbimi për ty?

Nevojiten motivet e duhura

Për të pasur sukses në një fushë të huaj nevojitet më tepër sesa të kesh shpirt aventure. Ata që kanë këmbëngulur, e kanë bërë këtë me motivet e duhura. Ashtu si apostulli Pavël, ata e konsiderojnë veten borxhlinj, jo vetëm ndaj Perëndisë, por edhe ndaj njerëzve. (Romakëve 1:14) Ata mund ta kenë përmbushur urdhrin hyjnor për të predikuar, duke marrë pjesë në shërbim në territorin e tyre vendas. (Mateu 24:14) Por ndiheshin borxhlinj dhe u nxitën të shkojnë më tej për të ndihmuar ata që rrallë u bie rasti për të dëgjuar lajmin e mirë.

Dëshira për të punuar në një territor më të frytshëm është shpesh një tjetër motiv i vlefshëm. Cili prej nesh, kur sheh një peshkatar që ka shumë sukses, nuk do të afrohej në atë zonë të liqenit? Në mënyrë të ngjashme, raportet inkurajuese për rritje të jashtëzakonshme në vende të tjera mund t’i kenë inkurajuar shumë veta për të shkuar atje ku ka «një sasi të madhe peshku».—Luka 5:4-10.

Llogarit koston

Shumë vende nuk i lejojnë vullnetarët e huaj fetarë të bëjnë punë tjetër. Prandaj, ata që dëshirojnë të shërbejnë në një shtet të huaj zakonisht duhet të jenë të pavarur nga ana financiare. Si është kapërcyer kjo sfidë ekonomike? Një numër vëllezërish kanë shitur ose kanë dhënë me qira shtëpitë e tyre për të marrë fondet e nevojshme. Të tjerë kanë shitur aktivitetin e tyre fitimprurës. Disa kanë kursyer para për të arritur synimin e tyre. Të tjerë akoma, shërbejnë në një vend të huaj për një ose dy vjet, kthehen në vendin e tyre për të punuar dhe për të grumbulluar disa fonde dhe shkojnë përsëri për të shërbyer.

Një avantazh i padiskutueshëm i jetës në një vend në zhvillim është se kostoja e jetesës zakonisht është mjaft më e ulët sesa në një vend më të zhvilluar. Kjo gjë i ka lejuar disa që të bëjnë një jetë normale, me një shumë modeste parash. Sigurisht, shpenzimet e një personi do të varen shumë nga standardi i jetesës që zgjedh ai. Edhe në vendet në zhvillim, mund të gjenden shtëpi shumë të rehatshme, por me një kosto shumë më të lartë.

Kuptohet, shpenzimet duhen llogaritur më përpara se të ndërmerret një transferim. Megjithatë, duhet bërë më shumë sesa të llogaritësh vetëm koston ekonomike. Ndoshta komentet e disave që kanë shërbyer në Amerikën e Jugut mund të hedhin dritë mbi këtë.

Sfida më e madhe

«Për mua, sfida më e madhe ishte të mësoja spanjishten,—kujton Marku nga Finlanda.—Mendova se meqë nuk e dija gjuhën, do të kalonin ca kohë përpara se të shërbeja si shërbëtor ndihmës. Por, çfarë surprize kur më kërkuan të drejtoja një studim libri vetëm pas dy muajsh! Sigurisht, kishte shumë momente të sikletshme. Kisha vështirësi në veçanti me emrat. Një ditë, vëllanë Sanço e thirra ‘vëlla Çanço (derr)’ dhe nuk do ta harroj kurrë momentin kur motrën Salamea e thirra ‘Malasea (e ligë)’. Lumturisht, vëllezërit dhe motrat ishin shumë të duruar.» Marku faktikisht shërbeu për tetë vjet si mbikëqyrës qarkor në atë vend, së bashku me gruan e tij, Selinën.

Krisi, e shoqja e Xhejsit që u përmend më sipër, tregon: «Më kujtohet vizita e parë e mbikëqyrësit qarkor, kur kishim vetëm tre muaj që kishim ardhur këtu. Arrija të kapja se vëllai po përdorte ilustrime dhe po thoshte diçka të bukur, duke u përpjekur të prekte zemrën tonë, por nuk arrija ta kuptoja gjuhën. Tamam atje, në sallë, ia plasa të qarit. Ato nuk ishin thjesht ca lot, por unë po qaja me dënesë. Pas mbledhjes, u përpoqa t’i shpjegoja mbikëqyrësit qarkor sjelljen time. Ai u tregua shumë mirëdashës dhe më tha atë që vazhdonin të më thoshin të gjithë: ‘Ten paciencia, hermana’ (‘Ki durim, motër’). Dy a tre vjet më vonë, u takuam përsëri dhe folëm 45 minuta së bashku, të lumtur për faktin që mund të komunikonim.»

«Studimi është thelbësor,—vëren një vëlla tjetër.—Sa më shumë përpjekje që të bëjmë për të studiuar gjuhën, aq më shumë e përmirësojmë aftësinë e komunikimit.»

Që të gjithë janë dakord se këto përpjekje sjellin shumë bekime. Kur një person përpiqet të mësojë një gjuhë të re, kultivon përulësi, durim dhe këmbëngulje. Duke bërë këtë, hapet një derë e madhe mundësie për t’u predikuar të tjerëve lajmin e mirë. Për shembull, mësimi i spanjishtes e aftëson një person për të komunikuar në një gjuhë të folur nga më shumë se 400 milionë njerëz përreth botës. Shumë prej atyre që më vonë u është dashur të kthehen në vendin e tyre, kanë vazhduar ta përdorin këtë gjuhë për të ndihmuar ata që kanë gjuhën e tyre amtare spanjishten.

Ç’të themi për nostalgjinë?

«Kur erdhëm fillimisht në Ekuador, në vitin 1989,—kujton Debora, e cila shërbeu së bashku me të shoqin, Gerin, në rajonin e Amazonës,—kisha shumë nostalgji për shtëpinë. Por mësova të mbështetem më shumë te vëllezërit dhe motrat në kongregacion. Ata u bënë si familja ime.»

Karen, e përmendur në hyrje të artikullit, vëren: «E luftoja nostalgjinë, duke shkuar në shërbim ditë për ditë. Në këtë mënyrë nuk ëndërroja me sy hapur për shtëpinë. Gjithashtu, nuk harroja se prindërit e mi atje në shtëpi ishin krenarë që unë po punoja në një fushë të huaj. Mamaja më inkurajonte gjithnjë me fjalët: ‘Jehovai mund të kujdeset më shumë për ty sesa mund të kujdesem unë.’»

Makiko, nga Japonia, shton me humor: «Pasi kam kaluar një ditë të plotë në shërbimin në fushë, jam e lodhur. Prandaj, kur shkoj në shtëpi dhe filloj të ndiej nostalgji, zakonisht më zë gjumi. Rrjedhimisht ndjenja nuk zgjat shumë.»

Po fëmijët?

Kur në familje ka edhe fëmijë, u duhet dhënë konsideratë nevojave të tyre, siç është arsimimi. Në këtë aspekt, disa kanë zgjedhur shkollë me korrespondencë, kurse të tjerët i kanë regjistruar fëmijët e tyre në shkollat vendase.

Ali, u transferua në Amerikën e Jugut së bashku me gruan, dy fëmijët dhe me nënën e vet. Ai thotë: «Kuptuam se duke i çuar fëmijët në shkollë, e patën të lehtë ta mësonin gjuhën shumë shpejt. Brenda tre muajve, ata flitnin pothuajse rrjedhshëm.» Nga ana tjetër, dy djemtë adoleshentë të Majkut dhe Kerit studiojnë me korrespondencë në një shkollë të njohur. Prindërit vërejnë: «Kemi parë se këto studime nuk mund t’u lihen vetëm fëmijëve. Na është dashur të marrim pjesë në kurs dhe të sigurohemi se djemtë ishin përditësuar me programin që u ishte caktuar.»

Dejvid dhe Janita, nga Australia, shprehin ndjenjat e tyre për dy djemtë që kanë. «Dëshironim që djemtë të shikonin vetë se si jetojnë të tjerët. Është e lehtë të mendosh se stili yt i jetesës është normal, por faktikisht ne jemi një pakicë. Ata kanë parë, gjithashtu, se si funksionojnë parimet teokratike në të gjithë botën, pavarësisht nga vendi ose nga kultura.»

«Kur familja u transferua nga Anglia këtu në vitin 1969, unë isha vetëm katër vjeç,—kujton Keni.—Ndonëse u zhgënjeva që nuk shkuam për të jetuar në një kasolle balte, me çati kashte, siç e kisha parafytyruar unë, mendoja se po rritesha në mënyrën më interesante që mund të rritej një djalë. Më vinte gjithnjë keq për fëmijët e tjerë që nuk kishin të njëjtën mundësi! Për shkak të shoqërimit të mirë me misionarët dhe me pionierët specialë, fillova si pionier ndihmës në moshën nëntë vjeçare.» Tani Keni është mbikëqyrës udhëtues.

«Tani Ekuadori është vërtet shtëpia jonë,—pranon Gabriela, e bija e Xhejsit.—Jam shumë e lumtur që prindërit e mi morën vendimin për të ardhur këtu.»

Nga ana tjetër, ka pasur fëmijë që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të përshtaten dhe familjeve u është dashur të kthehen në vendin e tyre. Ja përse këshillohet që përpara se të transferoheni në një vend tjetër, të bëni një vizitë në atë vend. Në këtë mënyrë, vendimet mund të merren në bazë të informatave që i keni marrë vetë.

Bekime nga transferimi

Faktikisht, transferimi në një fushë të huaj përfshin shumë sfida e sakrifica. A ia ka vlejtur barra qiranë për ata që kanë bërë transferimin? Le të na e thonë ata vetë.

Xhejsi: «Në dhjetë vjetët që kemi qenë në qytetin e Ambatos, kemi parë rritjen e numrit të kongregacioneve nga 2 në 11. Kemi pasur privilegjin të ndihmojmë në formimin e pesë prej këtyre kongregacioneve dhe kemi punuar për ndërtimin e dy Sallave të Mbretërisë. Gjithashtu, kemi pasur gëzimin për të ndihmuar mesatarisht dy studentë biblikë në vit që të kualifikohen për t’u pagëzuar. Më vjen keq vetëm për një gjë: që nuk erdha këtu dhjetë vjet më herët.»

Linda: «Çmueshmëria e njerëzve për lajmin e mirë dhe për përpjekjet tona na inkurajon shumë. Për shembull, në një qytet të vogël të xhunglës, një student biblik me emrin Alfonso, e kuptoi se sa e dobishme do të ishte të mbaheshin fjalime publike në zonën e tij. Ai sapo ishte futur në shtëpinë e tij prej druri të porsandërtuar, një nga shtëpitë e pakta të tilla në fshat. Pasi vendosi që shtëpia e tij ishte e vetmja ndërtesë në qytet e denjë për Jehovain, ai shkoi të jetonte prapë në kasollen e tij prej kashte dhe ua dha shtëpinë vëllezërve që ta përdornin si Sallë Mbretërie.»

Xhimi: «Koha që kalojmë duke folur faktikisht me njerëzit është dhjetë herë më shumë sesa në Shtetet e Bashkuara. Përveç kësaj, këtu ritmi i jetës është shumë më i qetë. Ke pa dyshim më shumë kohë për të studiuar dhe për shërbimin në fushë.»

Sandra: «Kur shoh se si mund t’i ndryshojë e vërteta biblike njerëzit për më mirë, kjo gjë më sjell kënaqësi të madhe. Në një rast, studiova Biblën me Amadën, pronaren 69-vjeçare të një dyqani të vogël ushqimor. Ajo e kishte zakon të shtonte dy pjesë ujë për çdo dhjetë pjesë qumësht. Më tej, ua hidhte klientëve të saj, duke e shitur këtë qumësht të holluar, jo në masën e plotë. Por pasi studioi materialin me nëntitullin ‘Ndershmëria sjell lumturi’ në kapitullin 13 të librit Njohuria që çon në jetën e përhershme, Amada nuk i bëri më këto praktika të gabuara. Çfarë gëzimi ishte kur e pashë të pagëzohej ca kohë pas kësaj!»

Karen: «Nuk më është dashur kurrë të mbështetem kaq shumë te Jehovai dhe të përdorem prej tij kaq shumë sa këtu. Miqësia ime me Jehovain është bërë më e thellë dhe më e fortë.»

Po ti?

Përgjatë viteve, mijëra Dëshmitarë janë transferuar për të shërbyer në një vend tjetër. Disa prej tyre qëndrojnë për një ose dy vjet, të tjerë për një kohë të pacaktuar. Ata sjellin me vete përvojën, pjekurinë frymore dhe burimet financiare, me synimin për të çuar përpara interesat e Mbretërisë në një fushë të huaj. Ata kanë qenë në gjendje të shërbejnë në zona ku lajmëtarët vendas të Mbretërisë nuk mund të shërbenin, për shkak të mungesës së punës. Shumë prej tyre kanë blerë një automjet fuoristradë për të përshkuar territore që përndryshe janë të pakalueshme. Të tjerë, duke preferuar jetën e qytetit, janë bërë një faktor stabilizues në kongregacionet e mëdha kur nuk ka shumë pleq. Megjithatë, pa asnjë përjashtim, që të gjithë këmbëngulin se në formën e bekimeve frymore, kanë marrë shumë më tepër sesa kanë dhënë.

A mund të marrësh pjesë në privilegjin e shërbimit në një fushë të huaj? Nëse ta lejojnë rrethanat, përse të mos shqyrtosh mundësinë për të bërë një transferim të tillë? Një hap i parë thelbësor është t’i shkruash Zyrës së Degës së Shoqatës në vendin ku mendon të shërbesh. Informacioni specifik që do të marrësh, do të të ndihmojë të përcaktosh mundësitë për të pasur sukses. Përveç kësaj, shumë sugjerime praktike mund të gjenden në Kullën e Rojës, 15 gusht 1988, anglisht, në artikullin «Dil prej vendit tënd e prej të afërmve të tu». Me planifikimin e duhur dhe me bekimin e Jehovait, ndoshta edhe ti mund të përjetosh gëzimin e shërbimit në një fushë të huaj.

[Figura në faqen 24]

TOMI DHE LINDA NË NJË SHTEG TË IZOLUAR, NË RRUGË PËR NË NJË KOMUNITET TË INDIANËVE SHUAR

[Figura në faqen 25]

SHUMË SHËRBEJNË NË KRYEQYTETIN E EKUADORIT, KUITO

[Figura në faqen 25]

MAKIKO, DUKE PREDIKUAR NË MALET ANDE

[Figura në faqen 26]

FAMILJA HILBIG KA PESË VJET QË SHËRBEN NË EKUADOR

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo