BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/6 f. 8-9
  • Dashuri ndaj atyre që janë «në familjen e besimit»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dashuri ndaj atyre që janë «në familjen e besimit»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/6 f. 8-9

Dashuri ndaj atyre që janë «në familjen e besimit»

TË KRISHTERËT e vërtetë kanë me njëri-tjetrin një lidhje ngjashëm pjesëtarëve të familjes. Në fakt, që nga shekulli i parë i e.s., ata e kanë thirrur njëri-tjetrin «vëlla» dhe «motër». (Marku 3:31-35; Filemonit 1, 2) Këta terma nuk janë vetëm fjalë, por përbëjnë një përshkrim të ndjenjave që kanë adhuruesit e Perëndisë për njëri-tjetrin. (Krahaso 1. Gjonit 4:7, 8.) Jezui tha: «Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»—Gjoni 13:35.

Një dashuri e tillë u bë e dukshme në korrik të vitit 1997 në Kili, kur një thatësirë e zgjatur u pasua nga shira të stuhishëm dhe përmbytje. Papritur, shumë veta mbetën pa ushqime, veshje dhe sende të tjera. Në situata katastrofash, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të ndjekin këshillën që u dha Pavli galatasve: «Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.»—Galatasve 6:10.

Kështu, Dëshmitarët e Jehovait u organizuan me shpejtësi për t’iu përgjigjur nevojave. Ushqimet, veshjet dhe gjëra të ngjashme u mblodhën, u ndanë sipas kategorive, u paketuan dhe u dërguan në zonën e katastrofës. Fëmijët madje dhuruan lodrat e tyre! Një motër u mahnit kur e pa Sallën e Mbretërisë mbushur me ndihma humanitare. «Mbeta e shtangur, duke mos ditur nëse duhet të qeshja apo të qaja,—thotë ajo.—Ishin tamam gjërat që na nevojiteshin.»

Pastaj, papritur, një tërmet goditi një pjesë të po asaj zone që ishte prekur nga përmbytja. Shumë shtëpi u shembën. Për të përballuar nevojat, u ngritën komitete të tjera lehtësimi. Erdhën për të dhënë një dorë edhe Komitetet Rajonale të Ndërtimit, që normalisht merren me ndërtimin e vendeve të mbledhjeve të Dëshmitarëve të Jehovait. Rezultati? Atyre që humbën shtëpitë iu dhuruan shtëpi modeste, të projektuara e të ndërtuara nga vëllezërit. Edhe pse nuk ishin luksoze, këto shtëpi bënin një kontrast të madh me shtëpitë që u bënë me hua, me punë humanitare botërore e që ishin pa dysheme të shtruar, pa dritare dhe të palyera.

Disa vëllezër përshkuan distanca të gjata për të ndihmuar. Drejtuesi i një Komiteti Rajonal Ndërtimi bëri një vizitë inspektimi në gjithë zonën, për dy ditë me radhë, pavarësisht se ishte i izoluar në një karrige me rrota. Një vëlla i verbër punonte me zell, duke mbajtur trarë që ia çonte marangozit, i cili i priste në madhësinë e dëshiruar. Një vëlla i verbër i mblidhte trarët dhe i çonte aty ku kishte nevojë.

Shumë vëzhguesve u bëri përshtypje ndihma që siguruan vëllezërit. Në një qytet, një makinë policie ishte parkuar afër shtëpisë në riparim e sipër të një motre. Policët ishin kureshtarë. Njëri prej tyre pyeti një vëlla: «Cilët janë këta punëtorë që duken kaq të lumtur dhe sa i paguajnë?» Vëllai shpjegoi se ishin që të gjithë vullnetarë. Një nga policët shpjegoi se ai paguante një shumë mujore në kishën e tij, e megjithatë pastori as nuk i kishte bërë një vizitë që nga tërmeti! Ditën tjetër, motrën e mori në telefon një nëpunës policie. Edhe ai i kishte vëzhguar punëtorët. Polici tha se i kishte bërë kaq përshtypje fryma entuziaste e punëtorëve, saqë ishte nxitur të bashkohej me ta!

Vërtet, përpjekjet për lehtësim në Kili ishin një përvojë e gëzueshme për vullnetarët dhe një dëshmi e shkëlqyer për vëzhguesit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo