BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/5 f. 7-9
  • Vizitë historike që gëzon një ishull

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vizitë historike që gëzon një ishull
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Bashkim i lumtur
  • Pikat me rëndësi të kongresit
  • «Gjëra që nuk duhet t’i harrojmë kurrë»
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/5 f. 7-9

Vizitë historike që gëzon një ishull

Kuba, një ishull i bukur i Karaibeve, kohët e fundit përjetoi një periudhë freskimi frymor që nuk e kishte provuar kurrë më parë. Për Dëshmitarët e Jehovait që jetojnë në këtë vend të Indive Perëndimore, fundi i vitit 1998 solli një bekim të shumëpritur. Për herë të parë pas më shumë se 30 vjetësh, anëtarë të Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait bënë një vizitë atje dhe ishin të shoqëruar nga 15 delegatë të tjerë. Vizitorët ishin nga Australia, Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Italia, Zelanda e Re dhe Porto Riko.

KJO ishte një ngjarje historike për 82.258 lajmëtarët e Mbretërisë atje dhe për 87.890 të tjerët që u bashkuan me ta për të kremtuar Darkën e Zotërisë në pranverë të vitit 1998.

Nga 1 deri më 7 dhjetor 1998, Lloyd Barry, John Barr dhe Gerrit Lösch vizituan Shtëpinë Bethel në Havanë dhe morën pjesë në disa Kongrese Krahinore «Udha hyjnore e jetës» që u mbajtën në Kubë. Ata ishin të lumtur që mundën të takonin pleqtë udhëtues dhe që u njohën më mirë me zyrtarët shtetërorë kubanë.

«Kjo ishte një ngjarje e madhe teokratike në jetën time dhe atë të gruas sime,—tha John Barr.—Vëllezërit dhe motrat tona të dashura në Kubë kanë shumë zell për të vërtetën. U largova me mbresën se vëllazëria jonë mbarëbotërore është me të vërtetë e çmuar!» «Kjo javë shumë e rëndësishme më ndihmoi të kem një kuptueshmëri më të mirë për situatën në të cilën gjenden vëllezërit atje»,—shtoi Lloid Barry.

Gjatë pesë viteve të kaluara Dëshmitarëve të Jehovait në Kubë u është dhënë një liri më e madhe adhurimi dhe komentet e bëra nga autoritetet kubane të çojnë të mendosh se dëshirojnë që kjo prirje të vazhdojë.

Në shtator të vitit 1994 në Shtëpinë Bethel të Havanës u vendos një repart shtypshkronje. Përsëri, Dëshmitarët e Jehovait kishin mundësi të mblidheshin hapur dhe të jepnin dëshmi nga shtëpia në shtëpi. Në vazhdim të vitit 1998, autoritetet lejuan që një delegacion ndërkombëtar prej 18 Dëshmitarësh të Jehovait, ku ishin përfshirë edhe tre anëtarë të Trupit Udhëheqës, të bënin një vizitë.

Bashkim i lumtur

Kur mbërriti në aeroportin Hose Marti të Havanës delegacioni u prit me mirësjellje nga zyrtarë shtetërorë dhe një grup nga Shtëpia Bethel, midis tyre edhe një vëlla që kujtonte vizitën e fundit në Kubë që një anëtar i Trupit Udhëheqës, Milton Henschel, kishte bërë në vitin 1961. Atëherë ky vëlla ishte 12 vjeç, kurse tani është mbikëqyrës udhëtues.

Kur delegatët mbërritën në Shtëpinë Bethel u pritën me buqeta gladiolash, trëndafilash, jaseminësh dhe luleshqerrash të verdha e të kuqe, që ishin rritur nga një vëlla enkas për këtë rast. Ndërsa familja Bethel mikpriste delegatët, shumë nuk i mbanin dot lotët. Më vonë ata hëngrën një ushqim kuban me derr të pjekur, oriz dhe fasule, sallatë, juka me mojo (një salcë e bërë me hudhra dhe vaj ulliri) dhe fruta të freskëta. Pas kësaj çdo anëtar i Trupit Udhëheqës bëri një fjalim ndërtues për thesarin e shërbimit në Bethel. Veçanërisht tërheqëse ishin komentet e vëllait Lösch, pasi ai u foli vëllezërve në spanjisht. Familja Bethel ka 48 punëtorë vullnetarë të rregullt dhe 18 ndihmës të përkohshëm.

Edhe pse librat dhe Biblat për Kubën shtypen në Itali, botimet bardhë e zi të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! shtypen në vend me dy shaptilografë. Për të shtypur të gjitha revistat që nevojiten, kërkohet një punë dore e përsëritur për orë të tëra në një vend të ngushtë. Vullnetarët e çmojnë në një mënyrë shumë të veçantë thesarin që kanë për t’i shërbyer Jehovait.—2. Korintasve 4:7.

Pikat me rëndësi të kongresit

Të 18 pjesëtarët e delegacionit u ndanë në tri grupe për të marrë pjesë në kongreset krahinore që do të mbaheshin në tri vende: Havana, Kamaguei dhe Holguin. Në secilën prej këtyre tri ditëve u ftua të merrte pjesë në çdo vend një grup i madh vëllezërish dhe motrash, duke përfshirë shumë pleq dhe pionierë. Dëshmitarëve të vendit u qe thënë se do të ishte një rast i veçantë, por ata nuk e dinin se do të ishte i pranishëm një anëtar i Trupit Udhëheqës. Imagjinoni habinë e tyre kur panë këta vëllezër të dashur dhe gratë e tyre që të premten në mëngjes zbritën nga autobusët e marrë me qira!

Kongreset u mbajtën në ndërtesa të hapura, të ndërtuara nga vëllezërit me lejen e autoriteteve. Në vendin ku u mbajt kongresi në Havanë, në një nga gurët e hyrjes ishte citimi «Psalmi 133:1». Kjo gjë u solli ndër mend vëllezërve fjalët që gjenden në atë shkrim: «Ja! Sa e mirë dhe sa e këndshme është që vëllezërit të banojnë së bashku në unitet!» (BR) Pa dyshim, gjatë kongresit, në atë vend, kishte një shoqëri të krishterë të mirë e të këndshme.

Vizitorëve u bëri përshtypje mbajtja e shkëlqyer e fjalimeve dhe e intervistave dhe u la mbresa prezantimi i dramës që ishte bazuar në ngjarjen e Biblës që ndodhi në Babiloninë e lashtë ,të cilën e gjejmë te Danieli, kapitulli 3. Një motër komentoi: «Të gjithë aktorët ishin të shkëlqyer dhe sinkronizimi i zërit ishte bërë aq mirë saqë nuk merrej vesh që ishte incizuar. . . . Babilonasi i lig dukej me të vërtetë i lig dhe tre hebrenjtë ishin të patundur dhe të vendosur.»

Përfaqësuesit e Zyrës për Çështjet Fetare dhe qeveritarë të tjerë që erdhën për të parë kongreset, i lavdëruan vëllezërit për organizimin dhe për sjelljen e shkëlqyer. Vëllai Barry shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për trajtimin shumë të mirë që autoritetet kubane i bënë delegatëve vizitues. Me ovacione të fuqishme që shpesh zgjatnin disa minuta, vëllezërit shprehnin çmueshmërinë e tyre për fjalimet, si dhe për autoritetet që kishin lejuar të mbaheshin këto kongrese. «Ishte më shumë nga ç’ka prisnim, në një shkallë të vogël ishte një kongres ndërkombëtar!—tha një familje e krishterë.—Ishte e mrekullueshme pasi dha një dëshmi të fuqisë së madhe që Jehovai ka për të bërë që premtimet e tij të realizohen.»

Gjithashtu, kongreset siguruan edhe një mundësi që të tjerët t’i njihnin më mirë Dëshmitarët. Një prej shoferëve të autobusave ndoqi kongresin ditën e shtunë dhe të dielë. Ai tha se kishte dëgjuar shumë gjëra për Dëshmitarët e Jehovait, por tani i njohu që janë njerëz të mirë dhe paqësorë.

«Gjëra që nuk duhet t’i harrojmë kurrë»

Delegatëve u bëri përshtypje ngrohtësia dhe miqësia që treguan njerëzit në Kubë. Kubanët janë punëtorë të zellshëm, njerëz me parime dhe zemërmirë. «Më shumë se një herë, persona që nuk i njihnim fare ofroheshin për të na ndihmuar»,—tha një delegat.

Delegatëve u la një mbresë të thellë besimi, lumturia dhe dashuria që shfaqnin Dëshmitarët e tjerë në Kubë. Pavarësisht nga pengesat e tmerrshme që mund të kenë pasur, ata e kanë bërë Jehovain kalanë e tyre. (Psalmi 91:2) John Barr tha: «Në këtë vizitë të parë që bëra në Kubë shumë gjëra ishin një surprizë e këndshme për mua: bukuria e vendit, temperamenti i këndshëm i njerëzve që takova dhe mbi të gjitha ngazëllimi i plotë i Dëshmitarëve kubanë. Asnjëherë në jetën time nuk kam dëgjuar që të këndojnë me kaq zjarr këngët e Mbretërisë dhe të duartrokasin aq gjatë kur gjërat frymore preknin zemrat e tyre! Këto janë gjëra që nuk duhet t’i harrojmë kurrë. Duhet t’i mbajmë ato gjithmonë në zemër.»

Psalmi 97:1 thotë: «Le të gëzohen shumë ishuj!» Vërtet, Dëshmitarët e Jehovait në ishullin e Kubës gëzojnë për një liri më të madhe për të adhuruar Perëndinë dhe për vizitën historike të këtij delegacioni ndërkombëtar.

[Figurat në faqen 8]

Në Kubë, shumë familje ndoqën Kongreset speciale Krahinore «Udha hyjnore e jetës»

[Figura në faqen 8]

Shtëpia Bethel në Havanë u rihap në vitin 1994

[Figura në faqen 8]

Anëtarë të Trupit Udhëheqës u dhurojnë Bibla me autografe zyrtarëve shtetërorë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo