BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/5 f. 25
  • Lexo bashkë me fëmijët e tu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lexo bashkë me fëmijët e tu
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/5 f. 25

Lexo bashkë me fëmijët e tu

Sipas revistës braziliane Veja, fëmijët e lexuesve të zellshëm ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë një pasion për librat, sesa fëmijët të cilëve u mungon ky shembull i leximit në shtëpi. «Leximi bashkarisht e përforcon intimitetin mes prindërve dhe fëmijëve dhe i jep mundësi fëmijës ta asimilojë më mirë përmbajtjen e librave»,—vëren Marta Hope, një specialiste në fushën e zhvillimit të fëmijëve.

Veç kësaj, duke u lexuar me zë fëmijëve, ke mundësinë t’u përgjigjesh pyetjeve të tyre. Mund të diskutosh me ta çdo ilustrim që shoqëron tekstin. «Sa më shumë ta kuptojë fëmija përmbajtjen e librave,—vëren Hope,—aq më shumë do të nxitet t’i kërkojë librat kur dëshiron të kënaqë kureshtjen e vet.»

Mes Dëshmitarëve të Jehovait, shumë prindër gjejnë kënaqësi kur lexojnë së bashku me fëmijët. Ata mund të lexojnë botime të tilla, si: Libri im i tregimeve biblike, Të dëgjojmë Mësuesin e Madh dhe Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë.a Libra si këta, jo vetëm që i ndihmojnë fëmijët për t’u bërë lexues të mirë, por zgjerojnë, gjithashtu, interesin e tyre për librin më të shitur në botë, Biblën e Shenjtë. Prandaj, nëse je prind, lër shembullin për fëmijët e tu, duke qenë një lexues i zellshëm i Fjalës së Perëndisë! (Josiu 1:7, 8) Përveç kësaj, gjej kohë me çdo kusht për të lexuar bashkë me ta!

[Shënimi]

a Botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo