Një dijetar rishikon datën e një dorëshkrimi të Biblës
Sipas Karsten Pitër Tide, ekspert gjerman në fushën e papirologjisë, ekziston një provë e fortë se tri fragmente të Ungjillit të Mateut (të njohur si Papirusi i Magdalenës) u shkruan në shekullin e parë.
Pasi krahasoi fragmentet (që përmbanin pjesë të kapitullit 26 të Mateut) me një letër të hershme biznesi të gjetur në Egjipt, Tide vërejti se dokumenti egjiptian i ngjan «Papirusit të Magdalenës pothuajse si një binjak, për sa i përket pamjes në tërësi dhe formës e ndërtimit të letrave të veçanta». Tide dhe bashkautori i tij Mate D’Ankona, në librin e tyre Eyewitness to Jesus—Amazing New Manuscript Evidence About the Origin of the Gospels arrijnë në përfundimin se ngjashmëritë midis dy dokumenteve tregojnë që ata u shkruan pothuajse në të njëjtën kohë. Kur? Dokumenti i biznesit daton «‘në 30 Epeif të vitit të 12-të të Neronit Zotëri’, që sipas kalendarit tonë është 24 qershor i vitit 66 [të e.s.]».
«Nëse është i saktë, ky datim është jashtëzakonisht domethënës,—komenton Profesori Filip W. Këmfërt në një artikull të botuar në Tyndale Bulletin,—sepse e vendos një dorëshkrim të Ungjillit të Mateut brenda të njëjtit shekull në të cilin u shkrua.» Gjithashtu, kjo do t’i bënte fragmentet e Papirusit të Magdalenës fragmentet më të vjetra të Ungjillit që ekzistojnë.
[Figura në faqen 29]
Papirusi i Magdalenës, me përmasat e tij reale
[Burimi]
Me lejen e presidentit dhe të anëtarëve të Kolegjit të Magdalenës, Oksford.