BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/12 f. 3-4
  • A mungon Krishti në Krishtilindje?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mungon Krishti në Krishtilindje?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Material i ngjashëm
  • Rrënjët e Krishtlindjeve moderne
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Zakonet e Krishtlindjeve: A janë të krishtere?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Krishtlindjet: Ku përqendrohen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Çfarë do të thonë Krishtlindjet për ju?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/12 f. 3-4

A mungon Krishti në Krishtilindje?

«Kurrë nuk kam qenë në gjendje të pajtohem me festimet e periudhës së Krishtlindjeve. Ato më janë dukur shumë kontradiktore me jetën dhe mësimin e Jezuit.»—Mohandas K. Gandi.

SHUMË njerëz nuk do të ishin aspak dakord me Gandin. ‘E çfarë mund të dijë me të vërtetë një burrë shteti hinduist për një festë të krishterë?’—mund të pyesin ata. Gjithsesi, duhet pranuar se Krishtlindjet janë përhapur në të gjithë botën, duke ndikuar te çdo lloj kulture. Në çdo muaj dhjetor, kjo festë duket se depërton kudo.

Për shembull, rreth 145 milionë aziatikë i festojnë Krishtlindjet, 40 milionë më shumë se një dekadë më parë. E nëse me «festime» Gandi kishte ndër mend anën jofetare të Krishtlindjeve moderne dhe blerjen e shfrenuar që e vërejmë të gjithë, është vështirë të mohohet se ky aspekt i festimeve shpesh është më mbizotëruesi. Revista Asiaweek vëren: «Krishtlindjet në Azi: nga dritat festive në Hong Kong e deri në pemët e larta të Krishtlindjeve në një hotel në Bezhin (Pekin), deri në një skenë të lindjes së Krishtit në qendër të Singaporit, kjo festë është më shumë një ngjarje jofetare (kryesisht tregtare).»

A mungon Krishti në festimet moderne të Krishtlindjeve? Zyrtarisht 25 dhjetori është kremtuar që nga shekulli i 4-t i e.s., kur Kisha Katolike Romake e caktoi atë ditë për kremtimin fetar të lindjes së Jezuit. Por, sipas një ankete të kohëve të fundit, të bërë në Shtetet e Bashkuara, vetëm 33 përqind e atyre që u anketuan mendonin se lindja e Krishtit është aspekti më i rëndësishëm i Krishtlindjeve.

Çfarë mendon ti? A mendon ndonjëherë se, me të gjitha reklamat e pareshtura, blerjen e rrëmbyeshme të dhuratave, zbukurimin e pemëve, organizimin dhe pjesëmarrjen nëpër festa, dërgimin e kartolinave të urimit, njerëzit e kanë hequr disi nga skena Jezuin?

Shumë veta duket se mendojnë që një mënyrë për ta risjellë Krishtin në Krishtlindjet është duke paraqitur një skenë të lindjes së Krishtit ose një betlehem të vogël. Ka të ngjarë të kesh parë grupime të tilla statujëzash që paraqesin Jezuin foshnjë në një grazhd, të rrethuar nga Maria, Jozefi, disa barinj, «tre burrat e mençur» ose «tre mbretërit», disa kafshë grazhdi dhe disa vëzhgues. Në përgjithësi mendohet se këto skena të lindjes së Krishtit shërbejnë për t’u rikujtuar njerëzve domethënien reale të kësaj feste. Sipas U.S. Catholic, «një skenë e lindjes së Krishtit jep një përshkrim më të shtjelluar sesa mund ta japë çdo ungjill më vete, edhe pse thekson, gjithashtu, karakterin johistorik të këtyre tregimeve».

Por, në ç’mënyrë një skenë e lindjes së Krishtit mund të lërë të kuptohet se tregimet në dokumentacionin e Ungjillit të Biblës janë johistorike? Qartë, duhet pranuar se skulpturat e vogla të pikturuara në mënyrë të lezetshme krijojnë një atmosferë legjende ose përralle mbi lindjen e Krishtit. E popullarizuar fillimisht nga një murg në shekullin e 13-të, skena e lindjes së Krishtit një herë e një kohë ishte një gjë pothuajse modeste. Sot, ashtu si edhe shumë gjëra të tjera të shoqëruara me këtë festë, skenat e lindjes së Krishtit janë bërë një biznes fitimprurës. Në Napoli, Itali, një sërë dyqanesh shesin gjatë gjithë vitit statujëza për skenat e lindjes së Krishtit që ndryshe quhen presepi. Disa nga statujëzat më të përhapura paraqesin, jo personazhe nga tregimet e Ungjillit, por njerëzit e sotëm të famshëm, siç janë princesha Diana, nënë Tereza dhe stilisti Gianni Versace. Në vende të tjera presepi bëhen me çokollatë, me makarona e madje edhe me guaska deti. Mund ta kuptosh se përse është vështirë të perceptosh historinë e vërtetë në këto paraqitje.

Atëherë si ka mundësi që këto skena të lindjes së Krishtit të japin «një përshkrim më të shtjelluar sesa çdo ungjill më vete»? Mos vallë tregimet e Ungjillit nuk janë vërtet historike? Edhe skeptikët më të ngurtë duhet ta pranojnë se Jezui ishte një person real, historik. Kështu që në një periudhë të historisë ai duhet të ketë qenë një foshnjë reale, lindur në një vend real. Duhet të ekzistojë një mënyrë më e mirë për të pasur një përshkrim të shtjelluar të ngjarjeve që rrethojnë lindjen e tij, sesa thjesht vështrimi i një skene të lindjes së Krishtit!

Në fakt, një mënyrë ekziston. Dy historianë shkruan tregime të pavarura nga njëri-tjetri për lindjen e Jezuit. Nëse ndonjëherë mendon se Krishti në përgjithësi shpërfillet gjatë periudhës së Krishtlindjeve, pse të mos i shqyrtosh vetë këto tregime? Në to do të gjesh jo legjenda ose mite, por një histori tërheqëse, historinë e vërtetë të lindjes së Krishtit.

[Burimi i figurës në faqen 3]

Korniza e faqeve 3-6, 8 dhe 9: Pesëdhjetë vjet të artit sovjetik

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo