BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/10 f. 3-4
  • «E vërteta do t’ju bëjë të lirë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «E vërteta do t’ju bëjë të lirë»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Material i ngjashëm
  • Të krishterët adhurojnë me frymë dhe të vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • A ka ende rëndësi e vërteta?
    Tema të tjera
  • Kush është Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Përse ta kërkojmë të vërtetën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/10 f. 3-4

«E vërteta do t’ju bëjë të lirë»

«Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.» Kështu deklaroi Jezui kur po mësonte turmat e mëdha në tempullin e Jerusalemit. (Gjoni 8:32) Apostujt e Jezuit mundën ta identifikonin menjëherë mësimin e Jezuit si e vërteta. Ata kishin parë dëshmi të bollshme për origjinën hyjnore të mësuesit të tyre.

MEGJITHATË, sot disa njerëz mund ta kenë të vështirë të identifikojnë të vërtetën për të cilën foli Jezui. Ashtu si në ditët e profetit Isaia, sot ekzistojnë «ata që thonë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë, ata që e vënë errësirën për dritë dhe dritën për errësirë, ata që e vënë të hidhurën për të ëmbël dhe të ëmblën për të hidhur». (Isaia 5:20, BR) Me opinionet, filozofitë dhe stilet e shumta të jetesës që po përkrahen në ditët tona, shumë njerëz mendojnë se gjithçka është relative dhe se e vërteta nuk ekziston.

Kur Jezui i tha auditorit të tij se e vërteta do t’i bënte të lirë, ata u përgjigjën duke thënë: «Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s’kemi qenë kurrë skllevër të askujt, si mund të thuash ti: ‘Do të bëheni të lirë?’» (Gjoni 8:33) Ata nuk ndienin nevojën që dikush ose diçka t’i bënte të lirë. Por, pastaj Jezui shpjegoi: «Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.» (Gjoni 8:34) E vërteta për të cilën po fliste Jezui mund të hapë rrugën drejt lirisë nga mëkati. Jezui tha: «Nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.» (Gjoni 8:36) Pra, e vërteta që i liron njerëzit është e vërteta rreth Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë. Vetëm me anë të besimit në flijimin e jetës së përsosur njerëzore të Jezuit, një person mund të lirohet nga mëkati dhe nga vdekja.

Në një rast tjetër, Jezui tha: «Shenjtëroji ata me anë të së vërtetës, fjala jote është e vërteta.» (Gjoni 17:17, BR) Fjala e Perëndisë, e shprehur në Bibël, është e vërteta që mund të sjellë liri nga besëtytnia dhe nga adhurimi i rremë. Bibla përmban të vërtetën rreth Jezu Krishtit, e cila i bën njerëzit që të besojnë në të dhe hap udhën drejt një shprese të ndritshme për të ardhmen. Sa gjë e mrekullueshme është të arrish të njohësh të vërtetën e Fjalës së Perëndisë!

Pra, sa jetësore është njohja e së vërtetës? Sot, shumë fe, edhe pse pohojnë se ndjekin Biblën, ndikohen gjerësisht nga filozofitë dhe traditat njerëzore. Shpesh, udhëheqësit fetarë duken më shumë të shqetësuar për pranimin e mesazhit të tyre nga një masë e madhe njerëzish, sesa për saktësinë e këtij mesazhi. Disa mendojnë se Perëndia kënaqet me çfarëdo forme adhurimi, me kusht që ajo të jetë e sinqertë. Por Jezu Krishti shpjegoi: «Po vjen ora, dhe është tani, kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin me frymë e me të vërtetë, sepse në të vërtetë Ati po kërkon të tillë persona që ta adhurojnë.»—Gjoni 4:23, BR.

Nëse duam që adhurimi ynë të pranohet nga Perëndia, duhet ta njohim të vërtetën. Kjo është një çështje e rëndësishme. Lumturia jonë e përjetshme varet prej saj. Prandaj, gjithkush duhet të pyesë veten: ‘A është e pranueshme nga Perëndia mënyra ime e adhurimit? A jam vërtet i interesuar për të mësuar të vërtetën e Fjalës së Perëndisë? Ose kam frikë nga ajo që mund të zbulojë një hetim i kujdesshëm?’

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo