BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/7 f. 7
  • Mësim nga gabimet e së kaluarës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mësim nga gabimet e së kaluarës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Rrëfimi që çon në shërim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Betsheba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mëshira e Jehovait na shpëton nga dëshpërimi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/7 f. 7

Mësim nga gabimet e së kaluarës

LIGJET morale të Krijuesit tonë janë të përhershme dhe të pandryshueshme. Për këtë arsye, parimi që gjendet në Galatasve 6:7, aplikohet edhe sot: «Ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.» Vërtet, një individ ndoshta s’do t’ia dijë që duhet t’i japë llogari Perëndisë, por ky rregull hyjnor mbetet konstant. Në fund të fundit, asnjë njeri nuk përjashtohet nga pasojat e veprimeve të tij.

Ç’të themi për një person që bën një jetë të çrregullt dhe pastaj ndryshon, duke u bërë një shërbëtor i Perëndisë? Ndoshta i duhet që të jetojë ende me pasojat e mënyrës së mëparshme të të jetuarit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Perëndia nuk e ka falur. Tradhtia bashkëshortore që kreu Davidi me Betshebën solli shumë vuajtje në jetën e tij. Ai nuk mund t’i shpëtonte kësaj. Por u pendua dhe mori faljen e Perëndisë.—2. Samuelit 12:13-19; 13:1-31.

A je ndjerë ndonjëherë zemërlëshuar, kur vuan pasojat e gabimeve që ke bërë? Nëse i shohim në mënyrën e duhur, fakti që ndiejmë keqardhje mund të na shërbejë si një përkujtues për t’u ‘ruajtur që të mos i kthehemi asaj që është e dëmshme’. (Jobi 36:21, BR) Po, duke ndjerë keqardhje mund të ndihmohemi për të shmangur përsëritjen e një gabimi. Madje më mirë akoma, Davidi e përdori përvojën e fituar nga mëkati që kreu, për të nxjerrë dobi jo vetëm ai, por edhe të tjerët. Ai tha: «Do t’u mësoj rrugët e tua shkelësve, që vetë mëkatarët të kthehen menjëherë te ti.»—Psalmi 51:13, BR.

[Figurat në faqen 7]

Davidi nxori mësime nga mëkati i tij me Betshebën

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo