BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/5 f. 32
  • Sjellja e shkëlqyer sjell lavdërim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sjellja e shkëlqyer sjell lavdërim
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/5 f. 32

Sjellja e shkëlqyer sjell lavdërim

GAZETA italiane La Gazzetta del Mezzogiorno i lavdëroi Dëshmitarët e Jehovait për botimin e artikullit «Matera: Qyteti i banesave të pashoqe në shpellë». Ky artikull u botua në numrin e revistës Zgjohuni! të 8 korrikut 1997, e cila pati një qarkullim të madh në shumë gjuhë. Tani Zgjohuni! përkthehet në 81 gjuhë dhe ka një qarkullim prej më shumë se 19 milionë kopjesh në mbarë botën. Gazeta komentonte se Zgjohuni! vendosi rekordin për muajin e verës, «për sa i përket fushatave të reklamimit për çuarjen përpara të trashëgimisë historike dhe artistike të qytetit [të Materës]».

Gazeta lavdëronte Dëshmitarët në lidhje me kongresin krahinor «Besim në Fjalën e Perëndisë», të mbajtur në Matera në vitin 1997. Artikulli vërente se Dëshmitarët ia dolën «të mblidhnin 4.000 njerëz në stadiumin XXI Settembre [të qytetit] në kulmin e verës dhe nën diellin përvëlues; ata u kujdesën për pastrimin, rilyerjen dhe për përmirësimin bazë të kësaj qendre sportive (veçanërisht të banjove), fare pa pagesë, duke i përballuar vetë shpenzimet për blerjen e materialeve të nevojshme».

Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të jenë njerëz të mirë. (Mateu 22:37-39) Ata ndjekin edhe këshillën biblike: «Silluni mirë ndër johebrenjtë [kombet, BR], që . . . të përlëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira.»—1. Pjetrit 2:12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo