Të lutemi bashkohu me ne për një ngjarje të veçantë e shtunë, 11 prill 1998
DËSHMITARËT E JEHOVAIT të ftojnë ngrohtësisht të kujtosh bashkë me ta dhuratën e Perëndisë, Birin e tij, Jezu Krishtin. Kjo dhuratë i hapi njerëzimit perspektivën për të gëzuar jetën e përhershme.—Gjoni 3:16.
Këtë vit, Përkujtimi i vdekjes së Jezuit do të bëhet pas perëndimit të diellit, të shtunën, më 11 prill. Kjo datë përkon me 14 nisanin e kalendarit hënor biblik. Të lutemi të kërkosh nga Dëshmitarët e Jehovait të zonës sate, vendin dhe orën e saktë të mbledhjes.
A di diçka rreth këtyre ngjarjeve që ndodhën gjatë ditëve të fundit të Jezuit në tokë?