BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/1 f. 19-22
  • Të planifikojmë për njerëzit tanë të dashur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të planifikojmë për njerëzit tanë të dashur
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse të mendosh rreth vdekjes?
  • Zhvatja e zotërimeve
  • «Të dy do të bëhen një mish i vetëm»
  • Zakonet e funeralit
  • Marrja e masave ligjore
  • Diskutimi i çështjeve me familjen
  • Mbro familjen tënde
  • Një pikëpamje e krishterë për zakonet e funeralit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Si të kemi sukses në jetën familjare
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • A zë Perëndia vendin e parë në familjen tuaj?
    Broshura me artikujt e studimit—1995
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/1 f. 19-22

Të planifikojmë për njerëzit tanë të dashur

HISTORIA e hidhur e Anit, doli kohët e fundit në një gazetë afrikane. Burri i Anit ishte një biznesmen. Ai vdiq në vitin 1995, duke lënë pas 15 makina, disa llogari bankare, rreth 4.000 dollarë në para, një dyqan, një bar dhe një shtëpi me tri dhoma gjumi. Ajo që nuk la, ishte një testament.

Thuhet se kunati i Anit mori pronën dhe paratë dhe e nxori me forcë nga shtëpia atë dhe të gjashtë fëmijët. Në skamje, ajo dhe fëmijët tani jetojnë me vëllain e saj. Katër prej fëmijëve iu desh të linin shkollën, sepse nuk kishin para për pagesën ose për uniformën e shkollës.

Ani apeloi në një gjykatë të lartë, e cila dekretoi se asaj duhej t’i ktheheshin disa prona, duke përfshirë edhe një makinë. Por nuk iu kthye asgjë. Ajo duhet të shkojë përsëri në gjykatë, që të kërkojë një vendim me shkrim, i cili detyron kunatin e saj të zbatojë dekretin e gjykatës së lartë.

Pse të mendosh rreth vdekjes?

Historia e Anit ilustron se ç’mund të ndodhë kur një kryefamiljar nuk bën një planifikim në lidhje me mundësinë e vdekjes së tij. Me vdekjen, të gjithë njerëzit «ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre». (Psalmi 49:10) Për më tepër, të vdekurit nuk kanë kontroll mbi atë që bëhet me zotërimet e tyre. (Predikuesi 9:5, 10) Për të thënë mendimin e tij mbi atë që u ndodh zotërimeve të veta, një person duhet t’i organizojë punët para vdekjes.

Ndonëse të gjithë e dimë se mund të vdesim papritur, shumë njerëz nuk marrin masa paraprake për të dashurit që do të lënë pas. Megjithëse trajtimi ynë do të hedhë dritë mbi disa grupe kulturore të Afrikës, probleme të ngjashme ekzistojnë edhe në pjesë të tjera të botës.

Ndërmerr apo jo hapa ligjorë për pasurinë tënde në rast vdekjeje, është një çështje personale. (Galatasve 6:5) Megjithatë, dikush mund të pyesë: ‘Pse një burrë, ndërsa është gjallë, gëzon dhe kujdeset për gruan dhe fëmijët e tij, por nuk merr masa për mirëqenien e tyre, në rast se ai vdes?’ Një arsye madhore është se shumicës prej nesh nuk na pëlqen të mendojmë rreth mundësisë se mund të vdesim, aq më tepër të planifikojmë në lidhje me vdekjen. Në fakt, ne nuk mund ta parashikojmë ditën e vdekjes sonë, siç thotë Bibla: «Ju nuk e dini se si do të jetë jeta juaj nesër. Sepse jeni një mjegull që duket për pak dhe pastaj zhduket.»—Jakovit 4:14, BR.

Të planifikosh në lidhje me mundësinë e vdekjes është diçka praktike. Ajo tregon, gjithashtu, shqetësim të dashur për ata që do të vazhdojnë të jetojnë. Nëse nuk i rregullojmë ne punët tona, do të na i rregullojnë të tjerët. Ndoshta njerëz që nuk i kemi takuar kurrë, do të marrin vendime për zotërimet tona dhe për rregullimet e funeralit. Në rrethana të tilla, në disa vende është shteti ai që vendos se kush do t’i marrë paratë dhe pronat tona. Në vendet e tjera janë të afërmit që vendosin dhe shpesh këto vendime shoqërohen nga grindje, që nxitin keqdashjen brenda rrethit familjar. Për më tepër, ajo që vendoset, mund të jetë shumë ndryshe nga ajo që do të kishim dëshiruar.

Zhvatja e zotërimeve

Vejushat janë ato që vuajnë më shumë kur u vdes i shoqi. Përveç pikëllimit për humbjen e burrit të saj, shpesh ajo është viktimë e zhvatjes së zotërimeve. Kjo u përshkrua më lart në rastin e Anit. Një pjesë e arsyes për zhvatjen e zotërimeve, ka të bëjë me atë se si mund të konsiderohen gratë. Në disa kultura, gruaja e një burri nuk konsiderohet pjesë e familjes së tij. Në njëfarë kuptimi, ajo është një person i huaj që në çfarëdo kohe mund të kthehet në familjen e vet ose të rimartohet në një familje tjetër. Në kontrast me këtë, sipas kësaj mënyre arsyetimi, vëllezërit, motrat dhe prindërit e burrit nuk do ta braktisin kurrë atë. Nëse ai vdes, familja e tij mendon se ç’ka ishte e tija u përket atyre, jo gruas dhe fëmijëve të tij.

Burrat që nuk u hapen grave të tyre, nxitin një mënyrë të tillë të menduari. Majk i diskutonte çështjet e biznesit vetëm me vëllezërit e tij. Ata e dinin sa pasuri kishte ai, por gruaja e tij dinte shumë pak. Kur ai vdiq, vëllezërit e tij shkuan tek ajo dhe i kërkuan një pagesë që priste i shoqi. Ajo as që dinte gjë për këtë. Më pas, ata i morën makinat fotokopjuese dhe ato të shkrimit, që i shoqi i kishte blerë për të. Së fundi, vëllezërit i zunë shtëpinë dhe çdo gjë që ishte në të. Kjo vejushë dhe e bija e saj e vogël u detyruan të largoheshin, duke marrë me vete vetëm rrobat e tyre.

«Të dy do të bëhen një mish i vetëm»

Burrat e krishterë i duan gratë e tyre dhe i konsiderojnë të denja për besim. Burra të tillë marrin për zemër këshillën biblike: «Burrat duhet t’i duan gratë e veta porsi trupat e tyre.» Këta burra janë, gjithashtu, dakord me thënien e frymëzuar hyjnisht: «Njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm.»—Efesianëve 5:28, 31.

Gjithashtu, burrat e perëndishëm janë dakord me fjalët e apostullit të krishterë, Pavlit, i cili shkroi: «Në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.» (1. Timoteut 5:8) Në harmoni me këtë parim, nëse një burrë i krishterë do të planifikonte një udhëtim të gjatë, do të sigurohej që është kujdesur për familjen e tij për periudhën që ai do të jetë larg. Ngjashëm, a nuk është e arsyeshme që ai të marrë masa për gruan dhe fëmijët e tij, në rast se do të vdesë? Jo vetëm që është praktike, por është edhe e dashur të përgatitesh për një tragjedi të papritur.

Zakonet e funeralit

Në lidhje me këtë çështje, për burrat e krishterë ekziston edhe një aspekt tjetër që duhet marrë në konsideratë. Duke ia shtuar një vejushe pikëllimin për humbjen e burrit të saj, të zotërimeve e ndoshta edhe të fëmijëve, disa shoqëri e shtrëngojnë të kryejë ritet tradicionale të mbajtjes zi. Gazeta The Guardian e Nigerisë ankohet se në disa zona, tradita kërkon që një vejushë të flerë në të njëjtën dhomë të pandriçuar me kufomën e burrit të saj. Në vende të tjera, vejushave nuk u lejohet të largohen nga shtëpia për një periudhë zije prej afërsisht gjashtë muajsh. Gjatë asaj kohe, ato nuk duhet të bëjnë banjë dhe madje edhe larja e duarve para apo pas ngrënies është e ndaluar.

Zakone të tilla paraqesin probleme, sidomos për vejushat e krishtere. Dëshira e tyre për t’i pëlqyer Perëndisë, i nxit të shmangin zakonet që nuk janë në harmoni me mësimet e Biblës. (2. Korintasve 6:14, 17) Megjithatë, për moszbatim të këtyre zakoneve, një e ve mund të pësojë persekutime. Madje mund t’i duhet edhe të ikë për të shpëtuar jetën.

Marrja e masave ligjore

Me mençuri, Bibla thotë: «Planet e njeriut të zellshëm çojnë me siguri në përfitim.» (Fjalët e urta 21:5, BR) Çfarë planesh mund të bëjë një kryefamiljar? Në shumicën e shoqërive është e mundur të bëhet një testament ose të përgatitet një dokument që deklaron se si duhet shpërndarë pasuria e një personi në rast se ai vdes. Aty mund të përfshihen edhe hollësi në lidhje me rregullimet e funeralit. Dokumenti mund të specifikojë, gjithashtu, se çfarë duhet (ose nuk duhet) të bëjë bashkëshortja në lidhje me funeralin dhe zakonet e mbajtjes zi.

Një grua e quajtur Lea e humbi burrin e saj në vitin 1992. Ajo thotë: «Unë kam pesë fëmijë: katër vajza dhe një djalë. Para se të vdiste, burri im ishte i sëmurë për njëfarë kohe. Por edhe përpara se të sëmurej, ai shkroi një testament, ku thoshte se dëshironte që të gjitha zotërimet e tij të më kalonin mua dhe fëmijëve. Këto përfshinin paratë e sigurimeve, tokën e fermës, kafshët e fermës dhe një shtëpi. Ai e nënshkroi testamentin dhe ma dha mua. . . . Pas vdekjes së tij, të afërmit donin të kishin pjesë në trashëgiminë e tij. Unë u theksova se im shoq e kishte blerë tokën e fermës me paratë e veta dhe se ata nuk kishin asnjë të drejtë të pretendonin asgjë. Kur panë testamentin e shkruar, e pranuan.»

Diskutimi i çështjeve me familjen

Probleme mund të lindin, nëse një person nuk i flet familjes së vet për bindjet dhe dëshirat e tij. Të marrim rastin e një burri, të afërmit e të cilit këmbëngulnin që varrimi i tij të bëhej në fshat, sipas zakoneve të vendit. Kur iu kërcënua jeta, vejusha bashkë me fëmijët e saj u detyruan ta linin trupin e tij me rrethin familjar. Ajo u ankua: «Nëse burri do t’i kishte thënë qoftë edhe njërit prej xhaxhallarëve apo kushërinjve të tij se si dëshironte të varrosej, të afërmit nuk do të kishin këmbëngulur në praktikat e veta tradicionale të funeralit.»

Në disa shoqëri, një marrëveshje gojore është po aq detyruese, sa dhe një dokumet i shkruar. Kjo është situata në disa pjesë të Suazëlandës, ku shumë kanë bindje që inkurajojnë funeralin tradicional dhe procedurat e mbajtjes zi. Duke e ditur këtë, një i krishterë i quajtur Izak mblodhi të gjithë të afërmit e tij, që nuk ishin Dëshmitarë të Jehovait, dhe u tha se çfarë donte të bëhej pas vdekjes së tij. Ai u tha se kush do të merrte zotërime materiale specifike dhe u shpjegoi qartë se si duhej bërë funerali i tij. Pasi vdiq, gjërat ndodhën siç dëshironte ai. Izakut iu bë një varrim i krishterë dhe për gruan e tij u tregua kujdes.

Mbro familjen tënde

Ajo që do të bësh për të mbrojtur familjen tënde në rast se vdes, është një çështje personale, por një i krishterë i quajtur Eduard, thotë: «Unë kam një dëftesë të sigurimeve shoqërore, nga e cila përfitojnë të tetë anëtarët e familjes sime. Gruaja ime është palë nënshkruese e llogarisë sime bankare, kështu që nëse vdes unë, ajo mund të tërheqë para nga kjo llogari. . . . Kam bërë një testament për dobinë e familjes. Nëse vdes, çfarëdo që të lë pas, do të jetë e gruas dhe e fëmijëve të mi. E kam shkruar testamentin tim pesë vjet më parë. Ai u përgatit nga një avokat dhe gruaja me djalin kanë një kopje të tij. Në këtë testament, unë specifikoj që rrethi im familjar s’ka fare punë me organizimin e funeralit tim. Unë i përkas organizatës së Jehovait, kështu që edhe sikur vetëm një ose dy Dëshmitarë të jenë të pranishëm për t’u marrë me funeralin tim, do të ishte e mjaftueshme. E kam diskutuar këtë çështje me rrethin tim familjar.»

Në njëfarë kuptimi, bërja e rregullimeve të tilla është një dhuratë për familjen tënde. Sigurisht që të planifikosh për mundësinë e vdekjes nuk është si një dhuratë me çokollata apo buqetë lulesh. Por megjithatë, ajo tregon dashurinë tënde. Ajo provon se ti dëshiron të ‘kujdesesh për ata të shtëpisë sate’, edhe kur nuk je më me ta.

[Kutia dhe figura në faqen 21]

Jezui mori masa siguruese për nënën e tij

«Por afër kryqit [shtyllës së mundimeve, BR] të Jezuit, qëndronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë. Atëherë Jezui, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: ‘O grua, ja biri yt!’ Pastaj i tha dishepullit: ‘Ja nëna jote!’ Dhe që në atë moment, ai [Gjoni] e mori në shtëpinë e vet.»—Gjoni 19:25-27.

[Figura në faqen 22]

Shumë të krishterë, duke treguar kujdes, ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur familjet e tyre

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo