BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/1 f. 22-24
  • A i çmon me të vërtetë bekimet e Jehovait?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A i çmon me të vërtetë bekimet e Jehovait?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • I pakrahasueshëm si Sigurues
  • Bekime që na bëjnë të pasur
  • Të presim me durim Jehovain
  • Kërko bekimet e tij
  • Bekimi i Jehovait na bën të pasur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Gëzimet që kemi kur ecim me integritet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • «Nga goja e të vegjëlve»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • A je i gatshëm të presësh Jehovain?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/1 f. 22-24

A i çmon me të vërtetë bekimet e Jehovait?

KENIÇI, një zotëri mesoburrë, shkoi në një farmaci që të merrte ilaçe për një ftohje të lehtë. Kur piu ilaçin, pati një reagim alergjik, i cili i shkaktoi një eritemë të lëkurës dhe flluska me ujë në të gjithë trupin. S’është për t’u habitur që Keniçi filloi të dyshonte nëse farmacisti i kishte kushtuar mjaft vëmendje asaj për të cilën kishte nevojë.

Disa mund të mendojnë për Perëndinë Jehova në të njëjtën mënyrë që Keniçi konsideroi farmacistin. Ata dyshojnë mbi faktin që Perëndia i plotfuqishëm, Jehovai, interesohet me të vërtetë për ne, personalisht. Megjithëse e pranojnë se Perëndia është i mirë, nuk janë të bindur se ai kujdeset për ne si individë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur për ta gjërat nuk shkojnë mirë ose kur ecja në përputhje me parimet biblike ndiqet nga probleme të vështira. Për shkak të mungesës së aftësisë shquese, ata i shohin problemet e tyre, të cilat u ngjajnë puçrrave që të kruhen dhe flluskave që i dolën papritur Keniçit, sikur ato të jenë për faj të Perëndisë.—Fjalët e urta 19:3.

Jehovai nuk duhet krahasuar me njerëzit e papërsosur. Njerëzit janë të kufizuar në njohuri dhe aftësi. Ata nuk arrijnë t’i shquajnë plotësisht nevojat e vërteta të të tjerëve, ashtu si edhe farmacisti i Keniçit. Në të kundërtën e kësaj, syve të Jehovait nuk i shpëton asgjë. Shpesh Jehovai na ndihmon, pa e shquar dhe pa e çmuar ne një fakt të tillë, pasi kemi tendencën për t’u përqendruar në atë që nuk kemi dhe për të kaluar pa vënë re bekimet e shumta që kemi. Në vend se të jemi të shpejtë për të fajësuar Jehovain për çdo problem që hasim, duhet të përpiqemi të shquajmë bekimet që gëzojmë nga Jehovai.

Sipas Webster’s Ninth New Collegiate Dictionary, një «bekim» mund të përkufizohet si «një gjë që çon drejt lumturisë apo mirëqënies». A e kupton se kjo është veçanërisht e vërtetë për bekimet nga Jehovai?

I pakrahasueshëm si Sigurues

Kur një grua thotë se burri i saj është një sigurues i mirë, në përgjithësi ajo do të thotë se ai kujdeset në mënyrë adekuate për nevojat e familjes, duke siguruar ushqim të mjaftueshëm, strehim dhe veshje për lumturinë dhe mirëqenien e familjes. Sa i mirë është Jehovai si Siguruesi ynë? Hidhi një vështrim të vëmendshëm planetit tonë Tokë, shtëpisë së njeriut. Ajo ndodhet 150.000.000 kilometra larg diellit, tamam largësia e duhur për temperaturat mesatare që e bëjnë të mundur jetën në tokë. Pjerrësia prej 23,5 gradësh e globit tonë, është projektuar në mënyrë të përsosur, duke sjellë si rezultat stinët që ndryshojnë, të cilat i kontribuojnë prodhimit të bollshëm. Si rezultat, toka ushqen më shumë se pesë miliardë njerëz. Jehovai është vërtet një Sigurues i mrekullueshëm!

Për më tepër, Bibla na siguron se Jehovai interesohet në një masë të madhe për ne si individë dhe për mirëqenien tonë. Vetëm mendo. Jehovai njeh me emër secilin prej miliarda yjeve dhe as edhe një harabel nuk bie në tokë pa dijeninë e tij. (Isaia 40:26; Mateu 10:29-31) Sa shumë më tepër kujdeset ai për njerëzit që e duan dhe që u blenë me gjakun e çmuar të Birit të tij të dashur, Jezu Krishtit! (Veprat 20:28) Bukur e shpalli njeriu i mençur: «Bekimi i Jehovait, ky është ai që të bën të pasur dhe ai nuk shton asnjë dhembje me të.»—Fjalët e urta 10:22, BR.

Bekime që na bëjnë të pasur

Ne kemi në zotërimin tonë diçka me vlerë të madhe, për të cilën duhet të jemi thellësisht mirënjohës. Cila është ajo? Bibla e identifikon, kur thotë: «Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.» (Psalmi 119:72; Fjalët e urta 8:10) Sado vlerë të madhe të ketë ari, ligji i Jehovait duhet dëshiruar shumë më tepër. Një njohje e saktë e ligjit të tij, bashkë me mendjehollësinë dhe aftësinë shquese që u jep Jehovai kërkuesve të sinqertë të së vërtetës, janë gjëra që duhen konsideruar si thesare. Ato na pajisin për t’u mbrojtur, për të kapërcyer situatat e vështira, për t’u bërë ballë me sukses problemeve dhe për të qenë kështu të kënaqur dhe të lumtur.

Kjo është e vërtetë edhe për ata që janë të vegjël. Shiko se si i zgjidhi problemet e saj një vajzë e vogël, duke ndjekur ligjin e Jehovait. Vajza, Akemi, jeton pranë Tokios. Gjatë stërvitjes së saj, babai dhe nëna aplikuan parimet biblike dhe me fjalë e vepra e ndihmuan bijën e tyre të zhvillonte dashurinë për Jehovain dhe për të afërmin. Duke i parashikuar problemet që do të haste ajo në shkollë, u përpoqën ta përgatitnin sa më mirë që mundnin. Megjithatë, kur Akemi hyri në shkollën fillore, nga disa prej shokëve të saj të klasës konsiderohej si të ishte «e ndryshme», sepse para se të hante, lutej dhe se me ndërgjegje u rrinte larg disa aktiviteteve jobiblike. Shpejt u bë shënjestra e një grupi fëmijësh rrugaçë, të cilët i zunë pritë pas mësimit, e gjuajtën me shuplaka në fytyrë, i përndrydhën krahët dhe e tallën.

Akemi e vogël nuk ua ktheu me të njëjtën monedhë, as nuk u struk nga frika para torturuesve të saj. Përkundrazi, u përpoq të aplikonte atë që kishte mësuar. Si rezultat i sjelljes dhe i kurajës së saj të shkëlqyer, ajo fitoi respektin e shumë prej nxënësve të tjerë. Këtë çështje ata ia bënë të ditur mësuesit dhe që prej asaj dite, Akemi nuk ka përjetuar ndonjë abuzim tjetër në shkollë.

Ç’gjë e ndihmoi Akemin ta përballonte me sukses një situatë të vështirë? Njohuria e saktë, mendjehollësia dhe mençuria nga Jehovai, që kishin ngulitur në të prindërit e saj. Ajo dinte shumë për qëndrueshmërinë e Jezuit dhe kjo gjë e nxiti të imitonte shembullin e tij. Bibla e ndihmoi të shquante faktin se disa njerëz bëjnë gjëra të gabuara nga padija, si dhe e inkurajoi të urrente të keqen që i bënë ata rrugaçë, por për të mos urryer njerëzit vetë.—Luka 23:34; Romakëve 12:9, 17-21.

Sigurisht që asnjë prind nuk do të dëshironte ta shikonte fëmijën e vet si viktimë të talljes dhe abuzimit. Megjithatë, mund ta imagjinosh se sa krenarë u ndjenë prindërit e Akemit, kur dëgjuan të gjithë hollësitë e asaj që kishte ndodhur. Fëmijë të tillë janë vërtet një bekim nga Jehovai.—Psalmi 127:3; 1. Pjetrit 1:6, 7.

Të presim me durim Jehovain

Megjithatë, përpara se të marrësh bekimet e Jehovait, hera-herës të duhet të presësh kohën e tij. Jehovai e di situatën tënde dhe siguron për çdo nevojë, kur plotësimi i saj është më e mira për ty. (Psalmi 145:16; Predikuesit 3:1; Jakovit 1:17) Ti mund t’i kesh shumë qejf frutat, por ç’do të mendoje për një njeri që të mirëpret, i cili t’i ofron frutat përpara se të jenë gati për t’u ngrënë? Qoftë një mollë, një portokalle a diçka tjetër, ti do ta preferoje frutin të pjekur, të lëngshëm dhe të ëmbël. Ngjashëm, Jehovai e siguron atë për të cilën ke nevojë në kohën e duhur: as tepër herët dhe as tepër vonë.

Kujto përvojën e Jozefit. Megjithëse pa asnjë faj nga ana e tij, ai e pa veten në një birucë egjiptiane. Një i burgosur tjetër, kupëmbajtësi i Faraonit, shpresonte të lirohej dhe premtoi ta vinte në dijeni Faraonin për çështjen e Jozefit. Por pas lirimit të tij, ai e harroi fare punën e Jozefit. U duk sikur Jozefi ishte braktisur. Megjithatë, plot dy vjet më vonë, më në fund ai u lirua nga burgu dhe si përfundim u bë sundimtari i dytë në Egjipt. Në vend se të ishte i paduruar, Jozefi priti Jehovain. Për këtë, ai u bekua në një mënyrë që donte të thoshte ruajtje e jetës, si për izraelitët, ashtu dhe për egjiptianët.—Zanafilla 39:1–41:57.

Masashi ishte plak në një kongregacion të Japonisë së Veriut. Ai nuk qe në birucë, por iu desh të priste Jehovain. Pse? Që kur u hap Shkolla e Stërvitjes për Shërbim në Japoni, një shkollë për stërvitjen e shërbëtorëve të kualifikuar të krishterë, ai e bëri një synim të dëshiruar fort ndjekjen e saj. U lut intensivisht për këtë privilegj. Shoku i tij pionier u ftua, por ai jo, megjithë dëshirën e flaktë që kishte. Ishte tej mase i zhgënjyer.

Megjithatë, ndërmori hapat për t’u bërë ballë ndjenjave të tij. Ai studioi Biblën dhe botimet e botuara nga Shoqata Watch Tower, duke u përqendruar në tema të tilla si, të qenët i përulur dhe kontrollimi i emocioneve. Ai ndreqi mënyrën e tij të të menduarit dhe kështu përjetoi më shumë kënaqësi në caktimin e tij. Më pas, kur as që e priste fare, mori një ftesë për ta ndjekur këtë shkollë.

Duke qenë se kishte zhvilluar cilësi të tilla si durimi dhe përulësia, ai nxori shumë më tepër dobi nga shkolla. Më vonë, Masashit iu dha privilegji që t’u shërbente vëllezërve të tij si mbikëqyrës udhëtues. Po, Jehovai e dinte për çfarë kishte nevojë Masashi dhe ia siguroi atë pikërisht kur kjo do të ishte në të mirën e të gjithëve.

Kërko bekimet e tij

Pra, Jehovai nuk është si ai farmacisti. Megjithëse mund të mos arrijmë ta shquajmë kujdesin dhe merakun e Jehovait, dashamirësitë e tij vijnë në forma të ndryshme: në kohë dhe në mënyra që janë për më të mirën tonë. Vazhdo, pra, të kërkosh bekimet e tij. Mos harro se tashmë ke shumë arsye për të qenë mirënjohës. Je bekuar me sigurimet bazë për të vazhduar jetesën në tokë. Të është dhënë njohuria mbi Jehovain dhe mbi rrugët e tij të përsosura. Të është dhënë mendjehollësi. Ke fituar aftësi shquese. Të gjitha këto i kontribuojnë mirëqenies dhe lumturisë sate.

Për t’i përjetuar edhe më plotësisht bekimet e Jehovait, vazhdo ta studiosh rregullisht Biblën. Kërkoji me lutje Jehovait që të të ndihmojë të kuptosh dhe të aplikosh mësimet ngjashëm xhevahireve, që ndodhen në Fjalën e tij të frymëzuar. Ato do të të bëjnë vërtet të pasur, kështu që s’do të të mungojë asgjë. Po, ato do të kenë domethënien e lumturisë dhe kënaqësisë sate tani dhe të jetës me bollëk në botën e re që do të vijë.—Gjoni 10:10; 1. Timoteut 4:8, 9.

[Figura në faqen 23]

Bekimi i Jehovait është më i çmuar se ari

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo