BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/12 f. 3-4
  • Çfarë po u ndodh të rinjve?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë po u ndodh të rinjve?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Sa ndryshe?
  • Kush duhet fajësuar?
  • Bëjeni rininë tuaj të suksesshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Sa u intereson feja të rinjve?
    Zgjohuni!—1998
  • Streset e adoleshentëve sot
    Zgjohuni!—2005
  • Të rinj, a po hidhni një themel për të ardhmen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/12 f. 3-4

Çfarë po u ndodh të rinjve?

LAJMIN e mirë apo lajmin e keq, cilin dëshiron të dëgjosh në fillim? Kur u bëhet kjo pyetje, shumë persona zgjedhin që të parin të dëgjojnë lajmin e keq, me shpresën që t’u mbetet në mendje lajmi i mirë.

Kur shqyrtojmë atë që po u ndodh të rinjve, në fillim marrim në konsideratë situatën e tanishme. Në përgjithësi, të moshuarit thonë se të rinjtë e sotëm nuk janë si rinia e së kaluarës. Nga ana tjetër, të rinjve u vjen inat për çdo aluzion se ata nuk u përmbahen normave të viteve të fundit. Megjithatë, vëzhgues të vëmendshëm të njerëzimit janë dakord se rinia e sotme është ndryshe.

Sa ndryshe?

Megjithëse njerëzit në përgjithësi mendojnë se të rinjtë duhet të jenë me edukatë, të kenë një ndjenjë përgjegjësie dhe respekt për të tjerët, shpesh realiteti është shumë larg këtyre idealeve. Sipas një ankete të botuar në gazetën The Independent e Londrës, të rinjtë «po zhvillojnë një ‘frymë të re rebelimi’ kundër një bote, të cilën e shohin si një botë që i ka zhgënjyer shumë». Kjo «frymë e re rebelimi» pasqyrohet në rezultatin se janë më të paktë ata të rinj të sotëm, të cilët dëshirojnë ta konsiderojnë veten si «të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm». Në vend të kësaj, ata do të konsideroheshin si «të shfrenuar dhe të paparashikueshëm».

Në Britani, për shembull, krimet e raportuara, shumica e të cilave ishin kryer nga të rinj, nga viti 1950 deri në 1993-shin ishin dhjetëfishuar. Abuzimi në rritje me drogën dhe alkoolin shkon paralel me këtë prirje. Në të njëjtën kohë, vëren The Times e Londrës, pothuajse të gjitha vendet e zhvilluara kanë përjetuar «që prej Luftës së Dytë Botërore, rritje të konsiderueshme në çrregullimet psikosociale mes të rinjve». Sipas David Xh. Smith, profesor për kriminologjinë, këto çrregullime «nuk janë të lidhura me privimin apo me bollëkun në rritje nëpërmjet një rruge të lehtë». Kërkimet tregojnë se tani ndërmjet të rinjve dhe të moshuarve është i dukshëm një dallim më i madh.

Sot të rinjtë dhe adoleshentët hasin strese që sa vijnë e shtohen. Rastet e vetëvrasjeve, tentativa apo të kryera, janë bërë të zakonshme. Brenda më pak se dhjetë vjetësh, tentativat për vetëvrasje nga fëmijët e moshës nën 12 vjeç, janë dyfishuar, raporton Herald i Glasgout të Skocisë. Fëmijët më të rritur lejojnë që dëshpërimi t’i çojë në të njëjtën rrugë. «Këto tentativa janë skaji ekstrem i vërshimit në rritje të problemeve psikiatrike mes të rinjve, të cilat kërcënojnë t’ua kalojnë shërbimeve që janë vendosur për t’i ndihmuar të rinjtë», komenton gazeta.

Kush duhet fajësuar?

Të rriturit e kanë të lehtë të fajësojnë të rinjtë për pikëpamjet «e devijuara» të rinisë. Por megjithatë, të themi të vërtetën, a nuk mbajnë të rriturit një pjesë të madhe të fajit për atë që po ndodh tani mes të rinjve? Prepotenca nga ana e bashkëmoshatarëve, lënia pas dore nga ana e prindërve, mungesa e modeleve për t’u imituar, të cilave të rinjtë mund t’u besojnë, janë përmendur shpesh gjatë shpjegimit të kësaj sjelljeje. «Depresioni i popullsisë në përgjithësi është po aq i zakonshëm sa dhe 30 vjet më parë,​—deklaron profesor sir Maikëll Rëtër, kryetar i Ekipit të Psikiatrisë për Fëmijë të Këshillit Mjekësor të Britanisë.​—Por,​—shton ai,​—shkalla e veprimit të tij tek adoleshentët dhe tek të rinjtë e rritur është shtuar shumë. . . . Nuk ka dyshim që shkatërrimi i familjes ka pjesën e tij; jo thjesht divorci, por nivelet e përgjithshme të mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve mes të rriturve.»

Një bërëse kërkimesh deklaron se të rinjtë po «hedhin poshtë të qenët konvencionalë». Pse? «Sepse vlerat konvencionale nuk bëjnë për ta.» Si shembull të kësaj, merr pikëpamjet në ndryshim mbi rolet e gjinive. Shumë të reja adoptojnë tiparet më mashkullore të agresivitetit dhe të dhunës, ndërsa të rinjtë bëhen femërorë. Sa ndryshe nga normat e së kaluarës!

Por përse shohim tani ndryshime të tilla radikale? Ç’lajm të mirë ka sot për të rinjtë? Si mund të kenë ata një të ardhme të sigurt? Artikulli ynë vijues trajton përgjigjet e këtyre pyetjeve.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo