BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/10 f. 3-4
  • A mund të besosh në një Perëndi personal?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të besosh në një Perëndi personal?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Vuajtjet dhe Perëndia si person
  • Krijim apo evolucion?—Pjesa 1: Pse të besoj se Perëndia ekziston?
    Të rinjtë pyesin
  • A është e mundur të zhvillosh besimin te një Krijues?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Njih Jehovain, Perëndinë personal
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Ai që bëri gjithçka
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/10 f. 3-4

A mund të besosh në një Perëndi personal?

«Nuk ka nevojë të besosh në Perëndinë, që të jesh i krishterë . . . Tani ne jemi pjesë e një revolucioni, por në shekullin e 21-të, në kuptimin tradicional, kisha do të jetë pa Perëndi»,​—shpjegoi një famulltar profesor në universitetin britanik. Ai po fliste në emër të lëvizjes Deti i Besimit, të cilën e përkrahin të paktën njëqind priftërinj britanikë. Këta «ateistë të krishterë» pohojnë se feja është një krijim i njerëzve dhe se, siç u shpreh një anëtar i saj, Perëndia është vetëm «një ide». Një Perëndi i mbinatyrshëm nuk përputhet më me mënyrën e tyre të të menduarit.

«Perëndia është i vdekur» ishte një slogan i përhapur në vitet ’60. Ai pasqyroi pikëpamjet e filozofit gjerman të shekullit të 19-të, Frederik Nietzshe dhe u dha shumë të rinjve justifikimin për faktin që dëshironin të bënin sipas kokës së tyre, të jepeshin pas dashurisë së lirë dhe abuzimit me drogën, pa kufizime morale. Por, një liri e tillë a i çon hipitë, siç u bënë të njohur ata, në një jetë më të kënaqshme lumturie?

Në të njëjtën dekadë, peshkopi anglikan Xhon A. T. Robinson, botoi librin e tij që u bë objekt diskutimesh, I ndershëm ndaj Perëndisë. Shumë prej klerikëve të tjerë e kritikuan, sepse mendonte për Perëndinë «si diçka jo më tepër sesa një përmasë thellësie në përvojën njerëzore». Profesori i teologjisë Keth Uard pyeti: «A është besimi në Perëndinë ndonjë lloj bestytnie e dalë jashtë mode, tani e flakur tej nga të mençurit?» Në përgjigje të pyetjes së vet, ai tha: «Asgjë nuk është më e rëndësishme sot në fe, sesa përtëritja e njohurisë së idesë tradicionale mbi Perëndinë.»

Vuajtjet dhe Perëndia si person

Shumë nga ata që besojnë në një Perëndi personal, e kanë të vështirë të bëjnë një lidhje ndërmjet besimit të tyre dhe tragjedive e vuajtjeve që shohin. Për shembull, në mars të 1996-s, 16 fëmijë të vegjël bashkë me mësuesen e tyre u goditën dhe u vranë në Dunblane të Skocisë. «Nuk arrij ta kuptoj vullnetin e Perëndisë»,​—tha një grua e tronditur. Dhimbja e madhe për tragjedinë e ndodhur, ishte shprehur në një letër të vendosur bashkë me disa lule jashtë shkollës së fëmijëve. Ajo përmbante një fjalë: «PSE?» Në përgjigje të kësaj, ministri i katedrales së Dunblanes, tha: «Nuk mund të ketë shpjegim. Nuk mund të japim përgjigje se përse duhet të ketë ndodhur kjo.»

Në të njëjtin vit, por më vonë, një klerik i ri i njohur i Kishës së Anglisë, u vra brutalisht. Church Times raportonte se një kongregacion i shtangur dëgjoi kryedhjakun e Liverpulit tek fliste për «të goditur në portën e Perëndisë me pyetjet pse? pse?». Edhe ky klerik nuk kishte fjalë ngushëllimi prej një Perëndie personal.

Po çfarë duhet të besojmë, atëherë? Të besosh në një Perëndi personal, është diçka racionale. Ai është kyçi për t’iu përgjigjur pyetjes së ngritur më sipër, e cila kërkon një përgjigje. Të ftojmë të shqyrtosh dëshminë e paraqitur në artikullin vijues.

[Figura në faqen 3]

Letra drejtonte pyetjen «Pse?»

[Burimi]

NEWSTEAM No. 278468/Sipa Press

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo