BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/8 f. 31
  • A të kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A të kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • Kur Jezui të vijë në lavdinë e Mbretërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Një sekret që mund t’ua thuash të tjerëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Një sekret që të krishterët nuk guxojnë ta mbajnë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Sekreti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/8 f. 31

A të kujtohet?

A kanë qenë numrat e fundit të Kullës së Rojës me vlerë praktike për ty? Atëherë, përse të mos provosh kujtesën me pyetjet vijuese?

◻ Çfarë do të jetë Armagedoni? (Zbulesa 16:14, 16)

Ai nuk do të jetë një apokalips bërthamor apo një shkatërrim i provokuar nga njerëzit. Jo, është lufta e Perëndisë për t’u dhënë fund luftërave njerëzore, për të asgjësuar të gjithë ata që i nxitin këto luftëra dhe për të sjellë paqe të vërtetë për ata që e duan paqen. Ai nuk do të vonojë. (Habakuku 2:3)​—15/4, faqe 17.

◻ Cilat dasma e nderojnë Perëndinë?

Një dasmë, ku aspektet frymore zotërojnë mbi mënyrat botërore, do ta nderojë me të vërtetë Jehovain. Të krishterët do të gëzohen në këto raste, nëse shmangin zakone të ulëta botërore, bestytnitë dhe teprimet, nëse nuk lejojnë që këto të ndërhyjnë në aktivitetet e rregullta teokratike dhe nëse shfaqin modesti, në vend se të bëjnë një shfaqje të bujshme.​—15/4, faqe 26.

◻ Nga se karakterizohet një njeri me integritet?

Një njeri me integritet mund të jetë i besueshëm, jo vetëm nga njerëzit e tjerë, por çka është më e rëndësishmja, nga Perëndia. Pastërtia e zemrës së një personi të tillë duket nga veprimet e tij. Në të nuk ka hipokrizi. Ai nuk është dinak apo i korruptuar. (2. Korintasve 4:2)​—1/5, faqe 6.

◻ Përse Jeremia tha: «Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij»? (Vajtimet 3:27)

Duke qenë i mësuar për të përballuar sprovat ndërsa është i ri, një person do të jetë i ndihmuar t’u bëjë ballë sfidave si i rritur. (2. Timoteut 3:12) Dobitë e besueshmërisë tejkalojnë për së tepërmi çdo lehtësim të përkohshëm që mund të sjellë kompromisi.​—1/5, faqe 32.

◻ Çfarë përfaqësonte shfaqja e Moisiut dhe Elijës në vizionin e shfytyrimit?

Në kontekstin e shfytyrimit, Moisiu dhe Elija ishin simbole të përshtatshme të vëllezërve të mirosur të Jezuit. Fakti që ata, sikurse edhe Jezui, «u shfaqën me lavdi», simbolizon se të krishterët besimplotë të mirosur do të «lavdërohen bashkë» me Jezuin në rregullimin e Mbretërisë qiellore. (Luka 9:30, 31; Romakëve 8:17; 2. Selanikasve 1:10)​—15/5, faqet 12, 14.

◻ Çfarë është «sekreti i shenjtë» i Perëndisë? (1. Korintasve 2:7)

«Sekreti i shenjtë» i Perëndisë përqendrohet mbi Jezu Krishtin. (Efesianëve 1:9, 10) Megjithatë, ai nuk është vetëm identifikimi i Jezuit si Mesia i premtuar. Ai përfshin një qeveri qiellore, Mbretërinë Mesianike të Perëndisë dhe rolin që Jezui është caktuar të luajë në qëllimin e Perëndisë.​—1/6, faqe 13.

◻ Si duhet ta konsiderojë një i krishterë moshën e shkuar apo sëmundjen?

Në vend se t’i konsiderojë sprova të tilla si kufizime për shërbimin e tij ndaj Jehovait, ai duhet t’i shikojë ato si një mundësi për të rritur mbështetjen e tij në të. Ai nuk duhet të harrojë, gjithashtu, se vlera e një të krishteri nuk matet vetëm nga niveli i aktivitetit të tij, por edhe nga besimi dhe nga thellësia e dashurisë së tij. (Marku 12:41-44)​—1/6, faqe 26.

◻ Si tregohet mençuria e Jehovait, nga përdorimi që ai u bëri njerëzve dhe jo engjëjve, për të shkruar Biblën?

Sikur elementi njerëzor të mungonte tërësisht, ne mund të kishim vështirësi në kapjen e mesazhit të Biblës. Gjithashtu, Bibla ka ngrohtësinë, llojshmërinë dhe tërheqjen që i jep asaj elementi njerëzor.​—15/6, faqe 8.

◻ Cili është sekreti i lumturisë familjare?

Sekreti gjendet në faqet e Fjalës së Perëndisë, Biblës dhe në zbatimin e parimeve të saj, të tilla si vetëkontrolli, pranimi i kryesisë, komunikimi i mirë dhe dashuria.​—15/6, faqet 23, 24.

◻ Në ç’mënyrë shërimet që bënte Jezui ishin krejt të ndryshme nga ato që bëhen zakonisht prej atyre që pohojnë se kanë fuqi shëruese sot?

Në to nuk kishte shfaqje të forta emocionale nga turmat dhe as dalldisje dramatike nga ana e Jezuit. Veç kësaj, Jezui nuk dështoi kurrë të shëronte të sëmurët me pretekstin se oferta e tyre nuk kishte qenë mjaft bujare apo sepse atyre u mungonte besimi.​—1/7, faqe 5.

◻ Si e ka ndihmuar Jehovai popullin e tij, për të pasur një vend në qëllimin e tij hyjnor në lidhje me emrin dhe Mbretërinë e tij?

Së pari, Jehovai i ka besuar popullit të tij të vërtetën. Së dyti, i ka dhënë frymën e tij të shenjtë. Së treti, kemi vëllazërinë tonë ndërkombëtare dhe rregullimet organizative të Jehovait për adhurim.​—1/7, faqet 19, 20.

◻ Ç’është virtyti?

Virtyti është shkëlqesi morale, mirësi, veprim dhe mendim i drejtë. Ai nuk është një cilësi pasive, por aktive dhe pozitive. Virtyt do të thotë më shumë se të shmangësh mëkatin; do të thotë të ndjekësh atë që është e mirë. (1. Timoteut 6:11)​—15/7, faqe 14.

◻ Cila është trashëgimia më e vlefshme që prindërit mund t’u kalojnë fëmijëve të tyre?

Trashëgimia më e vlefshme është shembulli i tyre në shfaqjen e dashurisë. Në mënyrë të jashtëzakonshme, fëmijët kanë nevojë të shohin e të dëgjojnë prindërit e tyre tek shprehin dhe tregojnë dashuri të sinqertë për Perëndinë në gjithçka që bëjnë.​—15/7, faqe 21.

◻ Cilat janë disa gjëra thelbësore për një studim familjar të efektshëm?

Një studim familjar duhet të jetë i rregullt. Duhet ‘të blini kohën’ për studimin. (Efesianëve 5:15-17, BR) Bëjini periudhat e studimit të gjalla për fëmijët, duke e bërë Biblën të gjallë. Që fëmijët të gëzojnë në studim, ata duhet të ndihen të përfshirë në të.​—1/8, faqet 26, 28.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo