BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/7 f. 20-23
  • Shpëtoni jetën e fëmijës suaj!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shpëtoni jetën e fëmijës suaj!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Jini miq të ngushtë
  • Dashuria e Perëndisë
  • Frikën ndaj Perëndisë
  • Shpërblime të gëzuara
  • Stërvitini fëmijët që në foshnjëri
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Prindër, stërvitini me dashuri fëmijët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/7 f. 20-23

Shpëtoni jetën e fëmijës suaj!

MIKELI dhe Alfina jetojnë në një luginë fshatare mes kodrave të blerta të Kuazulu-Natal, në Afrikën Jugore. Ata përballuan shumë sfida në rritjen e shtatë fëmijëve. Me mbështetjen e plotë të gruas së tij, Mikeli bëri sa mundi për t’iu bindur urdhrit të Biblës drejtuar baballarëve: «Vazhdoni t’i rritni [fëmijët tuaj] në disiplinën dhe në rregullin mendor të Jehovait.» (Efesianëve 6:4, BR) Megjithatë, nganjëherë dalin probleme.

Për shembull, është zakon që djemtë afrikanë kur kullosin bagëtinë, ta bashkojnë kopenë e familjes me njëri-tjetrin, që të kenë më shumë kohë për të luajtur së bashku. Nganjëherë, ata bëjnë prapësi dhe flasin për gjëra që nuk duhet të bisedojnë. Kur djemtë e Mikelit shkonin për të kullotur bagëtinë, ai u jepte udhëzime të rrepta për të mos u shoqëruar me disa fëmijë. (Jakovit 4:4) Por, tek kthehej nga puna në shtëpi, ai ndonjëherë i gjente me ta. Si rezultat, atij iu desh t’i disiplinonte.​—Proverbat 23:13, 14.

A mendon se Mikeli ishte tepër i rreptë me fëmijët e tij? Disa mund të mendojnë kështu, por Jezu Krishti tha se «mençuria tregohet e drejtë me anë të veprave të saj». (Mateu 11:19) Mikeli dhe Alfina krijonin një atmosferë të dashur në shtëpinë e tyre, duke kaluar kohë me fëmijët dhe duke u mësuar atyre tregimet dhe të vërtetat biblike.

Mikeli dhe Alfina kanë katër vajza, Timbekilën, Sifivën, Tolakilën dhe Timbekanën. Të gjitha ato janë predikuese në shërbimin e plotë kohor të lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Dy nga djemtë e tyre shërbejnë si mbikëqyrës drejtues në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait. Djali i tyre i tretë, gruaja e të cilit është, gjithashtu, ungjilltare në kohë të plotë, shërben si shërbëtor ndihmës.

Shumë prindër të krishterë që kanë familje të mëdha, janë bekuar me sukses në rritjen e fëmijëve të tyre. Sidoqoftë, disa fëmijë që marrin një edukim të mirë prindëror, e braktisin të vërtetën. Pa dyshim, prindërit e tyre mbajnë në mendje ilustrimin e Jezuit mbi birin plëngprishës dhe jetojnë me shpresën se djali apo vajza e tyre do të pendohet dhe do të marrë përfundimisht shpëtimin.​—Luka 15:21-24.

Por, mjerisht disa prindër të krishterë po i humbin të gjithë fëmijët e tyre në botë. Kjo është veçanërisht një shkak për shqetësim në ato pjesë të Afrikës, ku fëmijët duket se ecin mirë, derisa arrijnë vitet e adoleshencës. Më pas, në lulen e rinisë ata joshen nga rrugët imorale të botës së Satanait. (1. Gjonit 5:19) Si rezultat, shumë baballarë nuk kualifikohen për të shërbyer si pleq kongregacioni. (1. Timoteut 3:1, 4, 5) Është e kuptueshme, një baba i krishterë duhet ta konsiderojë shpëtimin e familjarëve të vet si një çështje me shumë rëndësi. Çfarë mund të bëjnë, atëherë, prindërit për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre?

Jini miq të ngushtë

Jezui nuk ishte vetëm i përsosur, por edhe shumë më i lartë se çdo njeri tjetër në njohuri dhe përvojë. Gjithsesi, ai i trajtoi dishepujt e tij të papërsosur si miq të ngushtë. (Gjoni 15:15) Ja, pra, përse ata dëshiruan të ishin me të dhe lulëzuan në prani të tij. (Gjoni 1:14, 16, 39-42; 21:7, 15-17) Prindërit mund të mësojnë nga kjo. Ashtu si një pemë e vogël me gjethe të shtrira drejt dritës së ngrohtë të diellit, fëmijët lulëzojnë kur ekziston një atmosferë e dashur miqësore në shtëpi.

Prindër, a ndihen të lirë fëmijët tuaj t’ju afrohen për të gjitha shqetësimet e tyre? A i dëgjoni ata? Përpara se të nxirrni përfundime, a zbuloni mendimet dhe ndjenjat e tyre, për të pasur një kuadër më të plotë? A i ndihmoni ata me durim të gjejnë përgjigjet e disa pyetjeve, duke bërë kërkime me ta në botimet biblike?

Një nënë jugafrikane shpjegon: «Që ditën e parë që vajza jonë shkoi në shkollë, e inkurajuam të na tregojë ndodhitë e ditës. Për shembull, e pyesja: ‘Me kë e kalove pushimin? Më trego për mësuesen tënde të re. Si duket? Çfarë aktivitetesh janë planifikuar për javën?’ Njëherë, vajza erdhi në shtëpi dhe tha se mësuesja e anglishtes do ta merrte klasën për të parë një film, për të cilin më vonë do të shkruanin vlerësimin e tyre kritik. Titulli i filmit ishte i dyshimtë. Duke marrë informacion të mëtejshëm, kuptuam se ai film nuk do të ishte i përshtatshëm për një të krishterë. Diskutuam për të si familje. Ditën tjetër vajza iu afrua mësueses, duke i shpjeguar asaj se nuk dëshironte ta shikonte filmin, pasi morali që ai portretizonte nuk do të ishte në përputhje me bindjet e saj të krishtere. Mësuesja e shqyrtoi edhe një herë çështjen dhe më vonë e falënderoi vajzën tonë, duke thënë se nuk donte ta merrte klasën për të parë diçka për të cilën do t’i vinte keq.» Interesi i dashur që këta prindër tregonin në mënyrë të vazhdueshme për shpëtimin e vajzës së tyre, solli rezultate të mira. Ajo ka një natyrë optimiste e të gëzuar dhe tani shërben si vullnetare në degën e Shoqatës Watch Tower Bible and Tract për Afrikën e Jugut.

Jezui la një shembull të shkëlqyer, për sa i përket trajtimit të fëmijëve të të tjerëve. Ai gëzoi shoqërinë e tyre. (Marku 10:13-16) Sa të lumtur duhet të jenë prindërit, tek i bëjnë gjërat bashkë me fëmijët! Në disa pjesë të Afrikës, babai turpërohet po ta shohin të luajë me top apo të bëjë lojëra të tjera me bijtë e tij. Por një baba i krishterë nuk duhet të ndihet kurrë tepër i rëndësishëm, po ta shohin duke i bërë gjërat me fëmijët e tij. Të rinjtë kanë nevojë për prindër që gëzojnë kur kalojnë kohë me ta. Kjo gjë e bën më të lehtë që fëmijët të shprehin shqetësimet e tyre. Kur nevoja të tilla emocionale lihen pas dore, fëmijët mund të acarohen apo të izolohen, veçanërisht nëse korrigjohen vazhdimisht.

Duke u shkruar kolosianëve lidhur me marrëdhëniet familjare, Pavli tha: «Ju baballarë, mos i ngacmoni fëmijët tuaj, që të mos i lëshojë zemra.» (Kolosianëve 3:21, BR) Kjo mund të tregojë se ndonjëherë ekziston një mosekuilibër mes disiplinimit të tepërt dhe miqësisë së paktë. Fëmijët, duke përfshirë këtu edhe adoleshentët, që ndihen të dashur e të çmuar, ka më shumë të ngjarë t’i përgjigjen disiplinës së nevojshme.

Dashuria e Perëndisë

Trashëgimia më e çmuar që prindërit mund t’u japin fëmijëve të tyre është vetë shembulli i tyre i shfaqjes së dashurisë. Fëmijët kanë nevojë t’i shohin dhe t’i dëgjojnë prindërit e tyre tek shprehin dhe tregojnë dashuri të vërtetë për Perëndinë. Një i ri që shërben në degën e Shoqatës Watch Tower Bible and Tract, në Afrikën e Jugut shpjegon: «Kur isha fëmijë, i jepja një dorë babait në punët përqark shtëpisë. Më pëlqente ta ndihmoja, vetëm sepse babi e çmonte vërtet atë pak që bëja. Ai e shfrytëzonte kohën për të më treguar shumë gjëra për Jehovain. Për shembull, më kujtohet një e shtunë, kur po punonim shumë për të kositur fushën me bar. Bënte shumë vapë. Babi ishte bërë qull në djersë, prandaj me vrap shkova të merrja dy gota me ujë dhe të vija në to akull. Babi tha: ‘A e shikon, bir, se sa i mençur është Jehovai? Akulli pluskon në ujë. Po të fundosej, e gjithë jeta e gjallë në fund të liqeneve dhe të pellgjeve do të merrte fund. Përkundrazi, akulli shërben si një shtresë izoluese! A nuk na ndihmon kjo ta njohim më mirë Jehovain?’a Më vonë, kur u futa në burg për mbajtjen e asnjanësisë, kisha kohë të mendoja. Një natë, tek ndihesha poshtë moralisht në qelinë e burgut, më erdhën ndër mend ato fjalë të babit. Ç’domethënie që kishin! Nëse mundem, do ta adhuroj Jehovain përgjithmonë.»

Po, fëmijët duhet ta shohin dashurinë e Perëndisë të pasqyruar në çdo gjë që bëjnë prindërit e tyre. Dashuria për Perëndinë dhe bindja me gatishmëri ndaj tij, duhen parë në mënyrë të veçantë si forca nxitëse që gjenden pas pranisë në mbledhjet e krishtere, pjesëmarrjes në shërbimin në fushë dhe leximit e studimit familjar të Biblës. (1. Korintasve 13:3) Ç’është më e rëndësishmja, dashuria për Perëndinë duhet të pasqyrohet në lutjet e përzemërta familjare. Rëndësia e dhënies së një trashëgimie të tillë fëmijëve tuaj, nuk mund të mbitheksohet. Kjo ishte arsyeja përse izraelitët ishin urdhëruar: «Duhet ta duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë forcën tënde jetësore. Këto fjalë që unë po ju urdhëroj sot, duhet të jenë në zemrën tënde; duhet t’ia ngulitësh birit tënd dhe të flasësh për to, kur je ulur në shtëpinë tënde, kur ecën në rrugë, kur shtrihesh dhe kur zgjohesh.»​—Ligji i përtërirë 6:5-7, BR; krahaso Mateun 22:37-40.

Një pengesë e madhe për të dashur dhe për t’iu bindur Perëndisë, është natyra jonë e trashëguar mëkatare. (Romakëve 5:12) Prandaj, veç kësaj, Bibla na urdhëron: «O ju dashurues të Jehovait, urreni atë që është e keqe.» (Psalmi 97:10, BR) Mendimet e këqija shpesh çojnë në veprime të këqija. Për t’i shmangur ato, një fëmijë duhet të zhvillojë edhe një tjetër karakteristikë jetësore.

Frikën ndaj Perëndisë

Dashuria bashkë me frikën me nderim të thellë se mos nuk i pëlqejmë Jehovait është një gjë shumë e dëshirueshme. Vetë Jezu Krishti la për ne shembullin e përsosur të atij që gjen kënaqësi «në frikën ndaj Jehovait». (Isaia 11:1-3, BR) Një frikë e tillë është jetësore, ndërsa fëmija arrin lulen e rinisë dhe fillon të përjetojë vrulle të fuqishme seksuale. Frika ndaj Perëndisë mund ta ndihmojë një të ri t’u rezistojë presioneve të botës që mund ta çojnë në sjellje imorale. (Proverbat 8:13, BR) Në disa komunitete, prindërit e shmangin mësimin e fëmijëve se si t’i trajtojnë tundimet seksuale. Në fakt, shumë mendojnë se është gabim të flasësh për këto gjëra. Por, cili ka qenë rezultati i këtij neglizhimi prindëror?

Tre specialistë mjekësorë të quajtur Buga, Amoko dhe Tsajana intervistuan 1.702 vajza dhe 903 djem nga zonat fshatare të Transkeit, në Afrikën e Jugut. Gazeta mjekësore South African Medical Journal raportonte se «76% e vajzave dhe 90,1% e djemve që morën pjesë në këtë anketë ishin tashmë me përvojë në fushën seksuale». Mosha mesatare e vajzave ishte 15 vjeç dhe shumë prej tyre ishin detyruar për të pasur marrëdhënie seksuale. Mbi 250 prej tyre kishin pasur një apo më shumë shtatzëni. Një tjetër pasojë ishte prekshmëria e lartë nga sëmundje të transmetuara në rrugë seksuale.

Siç duket, prindërit nuk e shohin nevojën e mësimit të fëmijëve të tyre se si të shmangin marrëdhëniet seksuale paramartesore. Përkundrazi, gazeta e sipërpërmendur shpjegon: «Shtatzënia dhe amësia janë atribute lartësisht të çmuara të të qenit grua në shoqërinë fshatare të Transkeit dhe kjo dallohet menjëherë tek vajzat që sapo kalojnë pubertetin.» I njëjti problem dokumentohet edhe në pjesë të tjera të botës.

Shumë të rinj në Afrikë janë duke kritikuar prindërit e tyre që nuk i kanë ndihmuar të kuptojnë gjendjen e tyre seksuale. Disa prindër të krishterë e kanë parë veten ngushtë, në përdorimin e librit Rinia juaj: Si të marrësh më të mirën prej saj, botuar në anglisht.b Në faqet 20-23, ai shpjegon përdorimin e ndershëm të organeve seksuale dhe ndryshimet që ndodhin në pubertet.

Prindërit e krishterë, të cilët përpiqen të trajtojnë me fëmijët e tyre pikëpamjen e Perëndisë për seksin, duhen lavdëruar. Kjo gjë bëhet më mirë në mënyrë progresive, sipas aftësisë që ka fëmija për t’i kuptuar gjërat. Në varësi të një faktori të tillë, si mosha e fëmijës, mbase duhet që prindërit të jenë specifikë, kur u referohen pjesëve të trupit dhe funksioneve që ato kryejnë. Përndryshe, një i ri i papërvojë mund të mos e kuptojë atë që është thënë.​—1. Korintasve 14:8, 9.

Babai i dy vajzave dhe i një djali, në Afrikën e Jugut, shpjegon: «Në raste të shpeshta, kisha mundësi të flisja për temën e prekshme mbi gjërat seksuale edhe me vajzat. Megjithatë, gruaja u ka kushtuar vëmendje të veçantë vajzave, duke përdorur librin Rinia juaj: Si të marrësh më të mirën prej saj. [Shiko faqet 26-31.] Kur djali mbushi 12 vjeç, vendosa ta merrja për një shëtitje të gjatë në male. Në atë rast, ne trajtuam me hollësi zhvillimin e trupit të një djali dhe qëllimin e privilegjuar, të cilit ky do t’i shërbente në martesë. Veç kësaj, bisedova me të për nevojën e shmangies së zakonit poshtërues të masturbimit dhe të konsiderimit të vajzave me nder dhe respekt, ashtu siç konsideron nënën dhe motrat e tij.»

Shpërblime të gëzuara

Babai dhe mamaja që tashmë kemi përmendur, kanë punuar me zell dhe janë të lumtur që kanë pasur rezultate të mira në rritjen e tre fëmijëve të tyre. Që të tre tani janë të rritur, të martuar me të krishterë të besueshëm. Djali i tyre dhe dhëndurët shërbejnë të gjithë si pleq në kongregacionin e krishterë dhe dy nga çiftet kanë shërbyer për shumë vjet në veprën e plotë kohore të ungjillëzimit.

Po, prindërit që punojnë me zell për shpëtimin e familjarëve të tyre mund të presin një shpërblim të gëzuar nga fëmijët që zgjedhin t’i përgjigjen këtij mësimi biblik, sepse Proverbat 23:24, 25 thotë: «Babai i një të mençuri do të gëzojë, gjithashtu, në të. Babai yt dhe nëna jote do të gëzojnë.» (BR) Mendo për familjen e madhe të përmendur në hyrje të këtij artikulli. «Kur mendoj për progresin frymor që kanë bërë fëmijët e mi,​—thotë Alfina,​—zemra më gufon nga gëzimi.» Le të punojnë të gjithë prindërit e krishterë drejt këtij shpërblimi të lumtur.

[Shënimet]

a Ndërsa uji i afrohet pikës së ngrirjes, ai bëhet me dendësi më të vogël dhe ngrihet në sipërfaqe. Shiko faqet 137-138 të librit Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

b Shiko gjithashtu Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Figura në faqen 23]

Babai mund të marrë masat për ambientin e duhur që të shpjegojë çështjet seksuale

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo