BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/6 f. 32
  • «Skllavërohuni për Zotërinë, Krishtin»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Skllavërohuni për Zotërinë, Krishtin»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/6 f. 32

«Skllavërohuni për Zotërinë, Krishtin»

MILIONA njerëz përgjatë historisë kanë duruar peshën e skllavërisë. Për shembull, mijëra vjet më parë, izraelitët hoqën shumë në duart e mbikëqyrësve egjiptianë. Siç thotë Bibla, ata «vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t’i shtypnin me angaritë e tyre», sidomos në bërjen e tullave.​—Eksodi 1:11.

Në shumë vende sot, njerëzit mund të mos skllavërohen në kuptimin e vërtetë, por shumë njerëz duhet të bëjnë një punë të lodhshme nën kushte të vështira e ndonjëherë të pafavorshme. Ata janë nën peshën e rëndë të asaj që mund të quhet skllavëri financiare.

Megjithatë, ka një formë skllavërie që nuk është e rëndë. Apostulli Pavël i nxiti bashkëbesimtarët: «Skllavërohuni për Zotërinë, Krishtin.» (Kolosianëve 3:24, BR) Ata që zgjedhin të bëhen skllevër të Krishtit, gjejnë lehtësim nga peshat e tyre të rënda. Vetë Jezui tha: «Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë.»​—Mateu 11:28-30.

Pranimi i zgjedhës së Krishtit nuk e liron një person nga detyrimi për ta siguruar familjen materialisht. (1. Timoteut 5:8) Gjithsesi, ajo ofron liri nga shumë prej ngatërrimeve për qëllime materialiste. Në vend se ta bëjnë rehatinë materiale synimin e tyre kryesor në jetë, të krishterët janë të kënaqur me gjërat e nevojshme bazë.​—1. Timoteut 6:6-10; krahaso 1. Korintasve 7:31.

Veç kësaj, të krishterët gjejnë freskim në përmbushjen e përgjegjësisë së tyre të predikimit të «lajmit të mirë» të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 24:14, BR) Kjo sjell gëzim dhe kënaqësi të vërtetë!

Duhet të jemi mirënjohës që mund të ‘skllavërohemi për Zotërinë, Krishtin’!

[Burimi i figurës në faqen 32]

Arkivi Piktoresk (Pranë Historisë Lindore) Lindje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo