A do të shpëtojmë ndonjëherë nga skena si kjo?
NGADO që të shkojmë këto ditë, shohim pamje tensioni, konflikti dhe lufte. Por kjo revistë nuk ka për qëllim që t’i shtojë të gjitha lajmet e këqija, që ju tashmë i dini. Përkundrazi, ky numër i veçantë do t’ju paraqesë së paku dy të vërteta ngushëlluese. E para, që profecitë e lashta në Bibël, parathanë me të vërtetë shumë prej lajmeve të këqija tronditëse të erës sonë; e dyta, që po ky libër profecish, parathotë një ditë, kur skena të tilla si kjo e paraqitur këtu, do t’i përkasin së kaluarës. Jo më luftëra. Jo më bombardime, snajpera, mina toke apo terrorizëm. Jo më jetimë në ankth apo refugjatë pa shtëpi. Një botë paqeje të vërtetë, që të qetëson zemrën. A do të të pëlqente ta shihje një kohë të tillë? Ne të nxitim që të shqyrtosh atë që Bibla ka për të thënë. Tek ajo mund të gjesh më shumë ngushëllim sesa e ke menduar ndonjëherë të mundur.