BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/4 f. 19
  • «Tunika e shenjtë e Trierit»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Tunika e shenjtë e Trierit»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përse shkojnë për të parë tunikën?
  • Petku i gjatë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Thuraku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Do të mbërthejnë cepin e rrobës së një judeu»
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Familja e Jehovait gëzon një unitet të çmuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/4 f. 19

«Tunika e shenjtë e Trierit»

TRIERI, me një histori 2.000 vjeçare, është qyteti më i vjetër në Gjermani.a Për shekuj, Trieri ka pasur lidhje të forta me Kishën Katolike. Në vitin 1996, katedralja në Trier ekspozoi një relike, që supozohet se është pothuajse aq e vjetër, sa dhe vetë qyteti. Ajo quhet Tunika e shenjtë e Trierit.

Tunika është 1,57 metra e gjatë, 1,09 metra e gjerë dhe i ka mëngët sa gjysma e gjatësisë. Është prej pambuku dhe, sipas librit Wallfahrtsführer Trier und Umgebung (Udhëzues pelegrinazhi për në Trier dhe rrethina) të Hans Joakim Kan, ka mundësi që të jetë përdorur si një veshje e jashtme. Disa vlerësime e datojnë veshjen origjinale, shumë prej së cilës është riparuar gjatë shekujve dhe është përforcuar me materiale të tjera tekstili, si të shekullit të dytë, apo edhe të parë të e.s. Nëse datimi është i saktë, kjo do ta bënte atë një veshje të rrallë antike, një pjesë interesante muzeu.

Megjithatë, disa mbështetin mendimin se veshja është jo vetëm e rrallë, por edhe e shenjtë, prandaj i është dhënë emri Tunika e shenjtë. Kjo sepse ajo është pa asnjë tegel, ashtu siç ishte rroba e brendshme e veshur nga Jezu Krishti. (Gjoni 19:23, 24) Disa pohojnë se «Tunika e shenjtë» i përkiste me të vërtetë Mesisë.

Se si erdhi tunika në Trier, është e paqartë. Një vepër referimi thotë se ajo «iu dhurua qytetit nga perandoresha Helena, nëna e Kostandinit të Madh». Kani thotë se raporti i parë i besueshëm mbi praninë e tunikës në Trier, është që prej 1196-s.

Tunika, e cila është ruajtur në katedrale, është ekspozuar me intervale të çrregullta që prej shekullit të 16-të. Për shembull, kjo gjë u bë në vitin 1655, pak kohë pas luftës tridhjetëvjeçare, e cila i kushtoi shumë Trierit. Shitja e suvenirit të pelegrinazhit, kishte prodhuar periodikisht shumë të ardhura.

Këtë shekull, ka pasur tri pelegrinazhe të «Tunikës së shenjtë»: në vitet 1933, 1959 dhe 1996. Në vitin 1933, pelegrinazhi u shpall në të njëjtën ditë që Hitleri ishte caktuar kancelar i Gjermanisë. Kan vë në dukje se kjo përputhje e dy ngjarjeve në të njëjtën datë, nxjerr në pah rrethanat në mjedisin e pelegrinazhit. Trupat naziste me uniformë, formonin një trupë nderi për pelegrinët jashtë katedrales. Atë vit, tunikën e panë dy milionë e gjysmë njerëz.

Herbert, një banor i Trierit për shumë vjet, bëri një krahasim ndërmjet pelegrinazheve të vitit 1959 dhe 1996. «Në vitin 1959, rrugët ishin plot e përplot dhe me tezga që shisnin suvenirë pothuajse në çdo cep rruge. Këtë vit, ceremonia është shumë më e qetë.» Në të vërtetë, në vitin 1996, vetëm 700.000 persona e panë tunikën, një milion më pak se shifra e vitit 1959.

Përse shkojnë për të parë tunikën?

Kisha thekson se tunika nuk duhet parë si një objekt nderimi. Tunika pa tegela është konsideruar si simbol i unitetit të kishës. Frankfurter Allgemeine Zeitung, raporton se kur shpalli pelegrinazhin, kryepeshkopi Shpitel tha: «Situata e pazakontë në botën tonë, na paraqet ne të krishterëve sfidën për të pasur përgjigje të pazakonta. Na duhet të kundërshtojmë valën në rritje të urrejtjes, brutalitetit dhe dhunës.» Kryepeshkopi shpjegoi se duke parë tunikën, një personi do t’i kujtohej uniteti.

Por, përse dikujt i duhet «Tunika e shenjtë» që të kujtohet për unitetin e kishës? Po sikur tunika të dëmtohej ose të shpërbëhej, apo të demaskohej si një falsifikim? A do të vihej atëherë në rrezik uniteti i kishës? Ç’mund të thuhet për njerëzit që nuk kanë mundësi të bëjnë një pelegrinazh në Trier? A janë ata më pak të vetëdijshëm për çfarëdo uniteti brenda kishës?

Shkrimet e Shenjta nuk përmendin aspak nevojën e të krishterëve të hershëm për objekte, që t’u kujtonin domosdoshmërinë e unitetit të krishterë. Në të vërtetë, apostulli Pavël i nxiti të krishterët me fjalët: «Ecim me anë të besimit, jo me anë të shikimit.» (2. Korintasve 5:7, BR) Prandaj, uniteti që gëzojnë të krishterët e vërtetë, përshkruhet si «njësim në besim».​—Efesianëve 4:11-13, BR.

[Shënimi]

a Shiko Zgjohuni!, 22 prill 1980, faqe 21-23, anglisht.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo