Miliona njerëz po shkojnë: Po ti?
Ku po shkojnë? Në kremtimin vjetor të vdekjes së Jezu Krishtit. Në 1996-n, një numër prej 12.921.933 personash anembanë botës morën pjesë në të.
Përse shkojnë? Për shkak të domethënies që ka vdekja e Jezuit për njerëzimin. Ajo do të thotë lehtësim nga sëmundjet, vuajtjet dhe vdekja. Edhe të dashurit tanë të vdekur do të ringjallen në jetë, në një tokë të kthyer në Parajsë.
Si mund t’i sjellë vdekja e Jezu Krishtit bekime të tilla? Të ftojmë ta gjesh. Dëshmitarët e Jehovait të mirëpresin që të bashkohesh me ta, gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Merr pjesë në Sallën e Mbretërisë më të afërt nga shtëpia jote. Këtë vit, dita është të dielën, më 23 mars, pas perëndimit të diellit. Kërko nga Dëshmitarët lokalë të Jehovait kohën e saktë.