BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/3 f. 32
  • Kush e ka kontrollin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush e ka kontrollin?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/3 f. 32

Kush e ka kontrollin?

«KUSH sundon mbi botën?» Nëse dikush do të të bënte këtë pyetje, si do të përgjigjeshe? Pjesa më e madhe e njerëzve besimtarë do të përgjigjej «Perëndia» ose «Jezui». Një artikull i botuar në një gazetë të Bahamas, jepte një përgjigje, të cilën pakkush mund ta priste.

«Unë gjeta një fletushkë poshtë derës,​—kështu e fillonte artikullin shkrimtarja.​—Zakonisht, unë nuk e përfill një komunikim të tillë, por këtë radhë vendosa ta lexoja atë. Titulli bënte pyetjen ‘Kush sundon në të vërtetë mbi botën?’.» (The Freeport News) Duke lexuar fletushkën e bazuar në Bibël, kjo grua mësoi që sundimtari i kësaj bote nuk është as Perëndia dhe as Jezui, por Satana Djalli.​—Gjoni 12:31; 14:30; 16:11; 1. Gjonit 5:19.

«Sill në mend vetëm mizoritë gjakftohta në torturat e tmerrshme,​—shpjegon fletushka.​—Njerëzit kanë përdorur dhomat me gaz, kampet e përqendrimit, flakëhedhësit, bombat me napalm dhe metoda të tjera të tmerrshme për të torturuar dhe masakruar njëri-tjetrin pa mëshirë. . . . Cilat fuqi i shtyjnë njerëzit në vepra të tilla neveritëse apo i drejtojnë në situata, në të cilat ndihen të detyruar të kryejnë vepra mizore? A ke menduar ndonjëherë se mos ndonjë fuqi e ligë, e padukshme, ndikon te njerëzit që të kryejnë vepra të tilla dhune?» A duhet të habitemi që Bibla e quan Satanain «perëndi të këtij sistemi gjërash»?​—2. Korintasve 4:4, BR.

Lumturisht, është afër koha kur Satanai dhe demonët e tij nuk do të ekzistojnë më. «Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.» (1. Gjonit 2:17) Po, Bibla premton se ata që kryejnë vullnetin e Perëndisë, kanë shpresën që të jetojnë përgjithmonë në një botë të re të drejtë. (Psalmi 37:9-11; 2. Pjetrit 3:13; Zbulesa 21:3, 4) Çfarë lehtësimi do të jetë kur ndikimi djallëzor i Satanait dhe i demonëve të tij të jetë eliminuar!

Pas përmbledhjes që i bëri përmbajtjes së kësaj fletushke të vogël, botuesja e artikullit të mësipërm përfundoi: «Jam shumë e gëzuar që e lexova këtë fletushkë . . . sepse edhe unë kam qenë e shqetësuar, në lidhje me gjendjen e botës dhe me faktin se kush e kontrollon atë.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo