BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/1 f. 18-22
  • Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Urdhërimet e tij nuk janë një barrë»
  • Marrja e njohurisë për Perëndinë
  • Përputhja me normat e Perëndisë
  • Trego respekt për jetën dhe për gjakun
  • Të shërbejmë bashkë me popullin e organizuar të Jehovait
  • «Kjo është dashuria për Perëndinë»
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Të kemi pikëpamjen e Perëndisë për jetën
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Trego respekt për dhuratën e jetës
    Çfarë na mëson Bibla?
  • A e vlerëson jetën ashtu si Perëndia?
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/1 f. 18-22

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?

«Kjo do të thotë dashuri e Perëndisë: që ne të ruajmë urdhërimet e tij; dhe prapëseprapë urdhërimet e tij nuk janë një barrë.»​—1. GJONIT 5:3, BR.

1, 2. Përse nuk duhet të çuditemi që Perëndia ka kërkesa ndaj atyre që dëshirojnë ta adhurojnë atë në mënyrë të pranueshme?

«JAM i kënaqur me fenë time!» A nuk është kjo, ajo që na thonë shpesh njerëzit? Megjithatë, faktikisht duhet bërë pyetja: «A i pëlqen feja ime Perëndisë?» Po, Perëndia ka kërkesa për ata që dëshirojnë ta adhurojnë atë në mënyrë të pranueshme. A duhet të na çuditë kjo gjë? Në të vërtetë, jo. Ta zëmë se ti zotëron një shtëpi të bukur, të cilën me shpenzime të mëdha, kohët e fundit e ke restauruar. A do të lejoje këdo të banonte në të? Natyrisht që jo! Çdo qiraxhi i mundshëm, do të duhej të plotësonte kërkesat e tua.

2 Në mënyrë të ngjashme, Perëndia Jehova ka siguruar për familjen njerëzore këtë shtëpi tokësore. Nën sundimin e Mbretërisë së tij, toka së shpejti do të «restaurohet», do të transformohet në një parajsë të bukur. Dhe këtë gjë do ta bëjë Jehovai. Për ta bërë atë të mundur, ai dha Birin e tij të vetëmlindur, gjë që i kushtoi shumë atij vetë. Sigurisht që Perëndia duhet të ketë kërkesa për ata që do të jetojnë atje!​—Psalmi 115:16; Mateu 6:9, 10; Gjoni 3:16.

3. Si e përmblodhi Solomoni atë që Perëndia pret prej nesh?

3 Si mund ta gjejmë ne se cilat janë kërkesat e Perëndisë? Jehovai frymëzoi Solomonin, një mbret i mençur, për të përmbledhur atë që pret Ai prej nesh. Pasi mendoi thellë mbi të gjitha ato që kishte arritur, duke përfshirë pasurinë, projektet e ndërtimit, interesat muzikore dhe dashurinë romantike, Solomoni arriti në këtë përfundim: «Pasi kemi dëgjuar çdo gjë, përfundimi i çështjes është: Frikësoju Perëndisë së vërtetë dhe mbaj urdhërimet e tij. Sepse ky është i gjithë detyrimi i njeriut.»​—Eklisiastiu 12:13, BR.

«Urdhërimet e tij nuk janë një barrë»

4-6. (a) Cila është domethënia fjalë për fjalë e fjalës greke të përkthyer «barrë»? (b) Përse mund të themi se urdhërimet e Perëndisë nuk janë një barrë?

4 «Mbaj urdhërimet e tij.» Në thelb, kjo është ajo që Perëndia pret prej nesh. Mos vallë, ai kërkon tepër? Jo aspak. Apostulli Gjon na tregon diçka që jep shumë siguri rreth urdhërimeve apo kërkesave të Perëndisë. Ai shkroi: «Kjo do të thotë dashuri e Perëndisë: që ne të ruajmë urdhërimet e tij; dhe prapëseprapë urdhërimet e tij nuk janë një barrë.»​—1. Gjonit 5:3, BR.

5 Fjala greke e përkthyer këtu «barrë», shprehimisht do të thotë «e rëndë». Ajo mund t’i referohet diçkaje, në përputhje me të cilën është e vështirë të jetosh apo ta përmbushësh. Në Mateun 23:4, ajo përdoret për të përshkruar «peshat e rënda», rregullat dhe traditat e vendosura nga njeriu, që skribët dhe farisenjtë kishin vënë mbi popullin. A e kap kuptimin e asaj që po nxjerr si përfundim apostulli i moshuar Gjon? Urdhërimet e Perëndisë nuk janë një barrë e rëndë dhe as tepër të vështira për t’u mbajtur nga ne. (Krahaso Ligjin e përtërirë 30:11.) Përkundrazi, kur duam Perëndinë, plotësimi i kërkesave të tij na bën të lumtur. Kjo gjë na jep një mundësi të çmuar për të treguar dashurinë tonë për Jehovain.

6 Për të treguar dashurinë tonë për Perëndinë, ne duhet të njohim specifikisht se çfarë pret ai prej nesh. Le të shqyrtojmë tani, pesë prej kërkesave të Perëndisë. Ndërsa e bëjmë këtë, le të mbajmë në mendje se çfarë shkroi Gjoni: ‘Urdhërimet e Perëndisë nuk janë një barrë.’

Marrja e njohurisë për Perëndinë

7. Mbi ç’gjë varet shpëtimi ynë?

7 Kërkesa e parë është marrja e njohurisë për Perëndinë. Le të shqyrtojmë fjalët e Jezuit të shkruara në kreun 17 të Gjonit. Sfondi i këtyre fjalëve ishte nata e fundit e jetës së Jezuit si njeri. Atë mbrëmje, Jezui kishte kaluar shumë kohë, duke i përgatitur apostujt për ikjen e tij. Ai ishte i shqetësuar për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e tyre të përhershme. Duke i ngritur sytë nga qielli, ai u lut për ta. Në Gjo 17 vargun 3, ne lexojmë: «Kjo do të thotë jetë e përhershme, që të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ti dërgove, Jezu Krishtin.» (BR) Po, shpëtimi i tyre varej nga ‘marrja e njohurisë’ për Perëndinë dhe për Krishtin bashkë. Kjo gjë zbatohet edhe tek ne. Për të fituar shpëtimin, ne duhet të marrim një njohuri të tillë.

8. Çfarë nënkupton ‘marrja e njohurisë’ për Perëndinë?

8 Çfarë do të thotë ‘marr njohuri’ për Perëndinë? Fjala greke që këtu përkthehet «marrin njohuri», do të thotë «të arrijnë të njohin, të pranojnë» ose «të kuptojnë plotësisht». Vëre, gjithashtu, se përkthimi «të marrin njohuri», nënkupton një proces të vazhdueshëm. Pra, të marrësh njohuri për Perëndinë, do të thotë të arrish ta njohësh atë jo në mënyrë sipërfaqësore, por në mënyrë intime, duke zhvilluar me të një miqësi me kuptueshmëri. Një marrëdhënie e vazhdueshme me Perëndinë, sjell si pasojë një rritje gjithnjë e më tepër të njohurisë për të. Ky proces mund të vazhdojë përgjithmonë, pasi ne kurrë nuk do të mësojmë gjithçka rreth Jehovait.​—Romakëve 11:33.

9. Çfarë mund të mësojmë për Jehovain nga libri i krijimit?

9 Si e marrim njohurinë për Perëndinë? Ka dy libra që mund të na ndihmojnë. Njëri është libri i krijimit. Gjërat që Jehovai ka krijuar, ato me jetë dhe pa jetë, na japin mendjehollësi lidhur me atë se çfarë lloj personi është ai. (Romakëve 1:20) Le të shqyrtojmë disa shembuj. Oshëtima e një ujëvare madhështore, përplasja e dallgëve gjatë një stuhie, pamja e qiellit plot yje në një natë të kthjellët; a nuk na mësojnë këto gjëra se Jehovai është një Perëndi «energjik në fuqi»? (Isaia 40:26, BR) Një fëmijë që qesh tek shikon një kone që shkon pas bishtit të vet apo një kotele që luan me një lëmsh leshi; a nuk na tregon kjo se Jehovai, «Perëndia i lumtur», ka një sens humori? (1. Timoteut 1:11, BR) Shija e një gjelle të mirë, aroma e këndshme e luleve në një livadh, ngjyrat e gjalla të një fluture të brishtë, tingulli i këngës së zogjve në kohën e pranverës, përqafimi i ngrohtë i një njeriu të dashur; a nuk kuptojmë nga gjëra të tilla se Krijuesi ynë është një Perëndi i dashurisë, i cili dëshiron që ne ta gëzojmë jetën?​—1. Gjonit 4:8.

10, 11. (a) Cilat gjëra për Jehovain dhe për qëllimet e tij nuk mund të mësojmë nga libri i krijimit? (b) Përgjigjet e cilave pyetje gjenden vetëm në Bibël?

10 Megjithatë, ajo që mund të mësojmë për Jehovain nga libri i krijimit është e kufizuar. Për shembull: Cili është emri i Perëndisë? Përse e krijoi ai tokën dhe vendosi njerëzimin në të? Përse e lejon Perëndia ligësinë? Çfarë na ofron e ardhmja? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet t’i drejtohemi librit tjetër, që jep njohurinë e Perëndisë: Biblës. Në faqet e tij, Jehovai zbulon gjëra rreth vetes, duke përfshirë këtu emrin, personalitetin dhe qëllimet e tij, informacion ky që nuk mund ta marrim nga asnjë burim tjetër.​—Dalja 34:6, 7; Psalmi 83:18; Amosi 3:7.

11 Në Shkrime, Jehovai jep, gjithashtu, njohurinë me rëndësi jetësore, lidhur me persona të tjerë, rreth të cilëve ne duhet të kemi njohuri. Për shembull, kush është Jezu Krishti dhe çfarë roli luan ai në plotësimin e qëllimeve të Jehovait? (Veprat 4:12) Kush është Satana Djalli? Në cilat mënyra i çon ai njerëzit në rrugë të shtrembër? Si mund të mos shkojmë në rrugë të shtrembër prej tij? (1. Pjetrit 5:8) Përgjigjet jetëshpëtuese të këtyre pyetjeve, gjenden vetëm në Bibël.

12. Si do ta shpjegoje arsyen përse nuk është një barrë marrja e njohurisë për Perëndinë dhe për qëllimet e tij?

12 A përbën një barrë marrja e kësaj njohurie për Perëndinë dhe qëllimet e tij? Në asnjë mënyrë! A të kujtohet se si ndiheshe, kur mësove për herë të parë se emri i Perëndisë është Jehova, se Mbretëria e tij do të rivendosë parajsën në këtë tokë, se ai dha Birin e tij të dashur si një shpërblerje për mëkatet tona, si dhe të vërteta të tjera të vyera? A nuk ishte njësoj sikur të hiqje një vel paditurie e për herë të parë t’i shihje gjërat qartë? Marrja e njohurisë për Perëndinë nuk është një barrë. Ajo është një kënaqësi!​—Psalmi 1:1-3; 119:97.

Përputhja me normat e Perëndisë

13, 14. (a) Çfarë ndryshimesh duhet të bëjmë në jetën tonë, ndërsa marrim njohuri për Perëndinë? (b) Nga cilat praktika të papastra kërkon Perëndia që të përmbahemi?

13 Ndërsa marrim njohuri për Perëndinë, ne arrijmë të kuptojmë se duhet të bëjmë ndryshime në jetën tonë. Kjo gjë na çon në kërkesën e dytë. Ne duhet të përputhemi me normat e Perëndisë lidhur me sjelljen e drejtë dhe të pranojmë të vërtetën e tij. Çfarë është e vërteta? A ka me të vërtetë rëndësi për Perëndinë ajo që ne besojmë apo bëjmë? Me sa duket, shumë njerëz sot nuk mendojnë kështu. Një raport i botuar nga Kisha Anglikane në vitin 1995, sugjeronte që bashkëjetesa pa qenë të martuar, nuk duhej parë si një mëkat. «Shprehja ‘bashkëjetesë në mëkat’ stigmatizon dhe nuk është e dobishme»,​—pohonte peshkopi i një kishe.

14 Atëherë, pra, a përbën ende «bashkëjetesa në mëkat» një mëkat? Me qartësinë më të madhe, Jehovai na thotë se çfarë ndjen ai kundrejt një sjelljeje të tillë. Fjala e tij, Bibla, deklaron: «Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.» (Hebrenjve 13:4) Për priftërinjtë liberalë dhe frekuentuesit e kishave, marrëdhëniet seksuale paramartesore mund të mos përbëjnë një mëkat, por në sytë e Perëndisë ai është një mëkat serioz. Kjo vlen edhe për tradhtinë bashkëshortore, incestin dhe homoseksualizmin. (Levitiku 18:6; 1. Korintasve 6:9, 10) Perëndia kërkon që ne të përmbahemi nga praktika të tilla, të cilat ai i sheh si të papastra.

15. Si përfshihet në kërkesat e Perëndisë, mënyra në të cilën i trajtojmë të tjerët dhe ajo që besojmë?

15 Megjithatë, nuk mjafton vetëm që të përmbahemi nga ato praktika, të cilat Perëndia i shikon si mëkate. Kërkesat e Perëndisë përfshijnë edhe mënyrën se si i trajtojmë të tjerët. Brenda familjes, ai pret që burri dhe gruaja të kenë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Nga prindërit, Perëndia kërkon që të kujdesen për nevojat materiale, frymore dhe emocionale të fëmijëve të tyre. Fëmijëve u thotë t’u binden prindërve të tyre. (Proverbat 22:6; Kolosianëve 3:18-21) Po për bindjet tona, ç’mund të themi? Perëndia Jehova dëshiron që të shmangim bindjet dhe zakonet që vijnë nga adhurimi i rremë apo që bien ndesh me të vërtetën e qartë që mësohet në Bibël.​—Ligji i përtërirë 18:9-13; 2. Korintasve 6:14-17.

16. Shpjego përse nuk është një barrë përputhja me normat e Perëndisë për sjelljen e drejtë dhe pranimi i të vërtetës së tij?

16 A është një barrë për ne që të përputhemi me normat e Perëndisë lidhur me sjelljen e drejtë dhe të pranojmë të vërtetën e tij? Jo, në rast se shqyrtojmë dobitë që vijnë: martesa, në të cilat burri dhe gruaja duhen dhe kanë besim tek njëri-tjetri, në vend të martesave që prishen për shkak të mungesës së besnikërisë; shtëpi, ku fëmijët ndiejnë se janë të dashur dhe të dëshirueshëm për prindërit e tyre, në vend të familjeve, ku fëmijët nuk ndiejnë dashuri, ndihen të lënë pas dore dhe të padëshirueshëm; një ndërgjegje e pastër dhe një shëndet i mirë, në vend të ndjenjave të fajit dhe të një trupi të shkatërruar nga SIDA apo ndonjë sëmundje tjetër e transmetuar në rrugë seksuale. Sigurisht që kërkesat e Jehovait nuk na privojnë nga asgjë që është e nevojshme për të gëzuar jetën!​—Ligji i përtërirë 10:12, 13.

Trego respekt për jetën dhe për gjakun

17. Si e konsideron Jehovai jetën dhe gjakun?

17 Ndërsa e vë jetën në harmoni me normat e Perëndisë, arrin të kuptosh se sa e çmuar është me të vërtetë jeta. Le të trajtojmë tani kërkesën e tretë të Perëndisë. Ne duhet të tregojmë respekt për jetën dhe për gjakun. Për Jehovain, jeta është e shenjtë. Kështu duhet të jetë, sepse ai është Burimi i jetës. (Psalmi 36:9) Madje edhe jeta e një foshnjeje të palindur, ende në bark të nënës, është e çmuar për Jehovain! (Dalja 21:22, 23) Gjaku përfaqëson jetën. Për këtë arsye, edhe gjaku është i shenjtë në sy të Perëndisë. (Levitiku 17:14) Nuk duhet të çuditemi, pra, nga fakti se Perëndia pret që edhe ne ta konsiderojmë jetën dhe gjakun ashtu si e konsideron ai.

18. Çfarë kërkon prej nesh pikëpamja e Jehovait për jetën dhe për gjakun?

18 Çfarë kërkon nga ana jonë respekti për jetën dhe për gjakun? Si të krishterë, ne nuk e vëmë jetën në rrezik, kur nuk është e nevojshme, vetëm për të provuar ndjenja të forta. Ne jemi të shqetësuar për sigurinë e kështu sigurohemi se makinat dhe shtëpitë tona janë të sigurta. (Ligji i përtërirë 22:8) Ne nuk përdorim duhan, nuk përtypim arra beteli apo nuk marrim për kënaqësi narkotikë dhe droga që të çakërdisin mendjen. (2. Korintasve 7:1) Duke qenë se dëgjojmë Perëndinë kur thotë ‘të përmbahemi nga gjaku’, ne nuk lejojmë që të futet gjaku i të tjerëve në trupin tonë. (Veprat 15:28, 29) Megjithëse e duam jetën, ne nuk përpiqemi ta shpëtojmë jetën tonë të tanishme, duke thyer ligjin e Perëndisë, e duke rrezikuar në këtë mënyrë perspektivën tonë për jetën e përhershme.​—Mateu 16:25.

19. Shpjego se si përfitojmë ne nga shfaqja e respektit për jetën dhe për gjakun.

19 A është një barrë për ne që ta trajtojmë jetën dhe gjakun si të shenjtë? Aspak. Mendo pak. A është një barrë të mos prekesh nga kanceri në mushkëri, i shkaktuar nga pirja e duhanit? A është një barrë t’i shpëtosh dhënies mendore dhe fizike pas drogave të dëmshme? A është një barrë të ruhesh nga marrja e SIDA-s, e hepatiteve apo nga ndonjë sëmundje tjetër e shkaktuar nga transfuzioni i gjakut? Është e qartë, shmangia e veseve dhe e praktikave të dëmshme, është në të mirën tonë.​—Isaia 48:17.

20. Si përfitoi një familje, duke pasur pikëpamjen e Jehovait për jetën?

20 Le të shohim një përvojë. Disa vite më parë, një grua Dëshmitare, e cila ishte shtatzënë prej tre muajsh e gjysmë, një mbrëmje filloi të kishte hemorragji dhe u dërgua urgjent në spital. Pasi e vizitoi një doktor, asaj i kapi veshi se ai po i thoshte njërës prej infermiereve se duhej t’i jepnin fund shtatzënisë. Duke e ditur se si e shihte Jehovai jetën e një foshnjeje të palindur, ajo refuzoi me vendosmëri të abortonte, duke i thënë doktorit: «Nëse është gjallë, lëreni aty ku është!» Ajo vazhdoi të kishte hemorragji herë pas here, por disa muaj më vonë, ajo lindi para kohe një djalë të shëndetshëm, i cili tani është 17 vjeç. Ajo shpjegon: «Gjithë këtë ia kemi treguar djalit tonë dhe ai thotë se është i kënaqur që nuk u hodh në plehra. Ai e di se e vetmja arsye, për të cilën është ende gjallë, është fakti që ne i shërbejmë Jehovait.» Pa dyshim, pasja e pikëpamjes së Perëndisë për jetën, nuk ishte një barrë për këtë familje!

Të shërbejmë bashkë me popullin e organizuar të Jehovait

21, 22. (a) Bashkë me cilët pret Jehovai që ne t’i shërbejmë? (b) Si mund të identifikohet populli i organizuar i Perëndisë?

21 Ne nuk jemi vetëm në bërjen e ndryshimeve të nevojshme për ta sjellë jetën tonë në harmoni me normat e Perëndisë. Jehovai ka një popull mbi këtë tokë dhe pret nga ne që t’i shërbejmë atij bashkë me të. Kjo gjë na çon në kërkesën e katërt. Ne duhet t’i shërbejmë Jehovait me organizatën e tij të drejtuar nga fryma.

22 Por, si mund të identifikohet populli i organizuar i Perëndisë? Sipas normave që gjenden në Shkrime, ata kanë dashuri të vërtetë mes tyre, respekt të thellë për Biblën, nderojnë emrin e Jehovait, predikojnë Mbretërinë e tij dhe nuk janë pjesë e kësaj bote të ligë. (Mateu 6:9; 24:14; Gjoni 13:34, 35; 17:16, 17) Ka vetëm një organizatë fetare mbi tokë, e cila ka të gjitha këto karakteristika të krishterimit të vërtetë: Dëshmitarët e Jehovait.

23, 24. Si mund të ilustrojmë faktin se t’i shërbesh Jehovait bashkë me popullin e tij të organizuar nuk përbën një barrë?

23 A është një barrë t’i shërbesh Jehovait bashkë me popullin e tij të organizuar? Në të vërtetë, jo. Përkundrazi, është një privilegj i çmuar të kesh dashurinë dhe mbështetjen e një familjeje mbarëbotërore vëllezërish dhe motrash të krishterë. (1. Pjetrit 2:17) Imagjino sikur ke mbijetuar nga fundosja e një anijeje dhe e gjen veten në ujë, duke luftuar për të mos u fundosur. Kur e ndjen se nuk mund të rezistosh më, nga një varkë shpëtimi, një dorë zgjatet për tek ti. Po, atje ka të mbijetuar të tjerë. Ti dhe të tjerët në varkën e shpëtimit u jepni me radhë rremave për të dalë në breg e për të marrë gjatë rrugës të mbijetuarit e tjerë.

24 A nuk ndodhemi edhe ne në një situatë të ngjashme? Ne na kanë tërhequr nga «ujërat» e rrezikshme të kësaj bote të ligë në «varkën e shpëtimit» të organizatës tokësore të Jehovait. Brenda saj, ne shërbejmë krah për krah, ndërsa jemi drejtuar drejt «brigjeve» të një bote të re e të drejtë. Nëse presionet e jetës na shkaktojnë lodhje të madhe gjatë rrugës, sa mirënjohës jemi për ndihmën dhe ngushëllimin, që marrim nga shokët e vërtetë të krishterë!​—Proverbat 17:17.

25. (a) Çfarë detyrimi kemi kundrejt atyre që janë ende në «ujërat» e kësaj bote të ligë? (b) Cila kërkesë e Perëndisë do të trajtohet në artikullin vijues?

25 Ç’mund të thuhet për të tjerët, njerëzit me zemër të ndershme, të cilët janë ende në «ujë»? Ne kemi detyrimin për t’i ndihmuar që të hyjnë në organizatën e Jehovait, apo jo? (1. Timoteut 2:3, 4) Ata kanë nevojë për ndihmë që të mësojnë se çfarë kërkon Perëndia. Kjo gjë na çon në kërkesën e pestë të Perëndisë. Ne duhet të jemi lajmëtarë besnikë të Mbretërisë së Perëndisë. Në artikullin vijues do të trajtohet se çfarë përfshihet në këtë.

A të kujtohet?

◻ Përse urdhërimet e Perëndisë nuk janë një barrë?

◻ Në ç’mënyrë marrim njohuri për Perëndinë?

◻ Përse nuk është një barrë përputhja me normat e Perëndisë për sjelljen e drejtë dhe pranimi i të vërtetës së tij?

◻ Çfarë kërkon prej nesh pikëpamja e Perëndisë për jetën dhe për gjakun?

◻ Bashkë me cilët pret Jehovai që ne t’i shërbejmë dhe si mund të identifikohen ata?

[Figurat në faqen 18]

Ne mësojmë për Jehovain nga libri i krijimit dhe nga Bibla

[Burimet]

Krokodili: Me mirësjellje nga Lidhjet Ndërkombëtare Publike në Australi; ariu: Kopshti zoologjik Safari në Ramat-Gan, Tel-Aviv

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo