BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/1 f. 3-4
  • Cilët janë lajmëtarët e vërtetë të paqes?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cilët janë lajmëtarët e vërtetë të paqes?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Paqja e vërtetë është afër!
  • Lajmëtarët e paqes së Perëndisë
  • Paqe e vërtetë: Prej cilit burim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Të shërbejmë si lajmëtarë të paqes hyjnore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Kongresi «Lajmëtarë të paqes hyjnore» për vitin 1996
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Paqja—Si mund ta gjesh?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/1 f. 3-4

Cilët janë lajmëtarët e vërtetë të paqes?

MË 31 maj 1996, burimet e lajmeve njoftuan atë që u duk se ishte një mesazh paqeje. Një ditë më parë ishte vënë në qarkullim një deklaratë e autorizuar që pohonte se Beniamin Netaniahu, i cili ishte gati për t’u bërë kryeministër i Izraelit, ishte «angazhuar thellësisht për vazhdimin e procesit të paqes, paqe bashkë me siguri, ndërmjet shtetit të Izraelit dhe të gjithë fqinjëve të tij, duke përfshirë edhe palestinezët».

Zgjedhja shumë e reklamuar e Netaniahut ishte shkak që shumë persona të pyesnin veten nëse paqja në Lindjen e Mesme mund të ishte më shumë sesa thjesht një ëndërr. Nëse do të ishte kështu, a mundej që kombet e tjera ta kopjonin Izraelin, duke harruar ndryshimet e tyre?

Sigurisht, është më e lehtë ta nxitësh paqen sesa ta arrish. Duke e kuptuar këtë, shumë ishin skeptikë. Siç u shpreh gazetari Hemi Shalev, «gjysma e njerëzve në Izrael tani kanë përshtypjen se rimëkëmbja është pranë dhe gjysma tjetër beson se Izraeli ka rënë në grackën e një ferri mbi tokë». Si përmbledhje e kësaj, ai pohoi: «Disa gëzojnë; të tjerët qajnë.»

Kështu ndodh me përpjekjet e njeriut për paqe. Fitorja e një udhëheqësi dhe e përkrahësve të tij, do të thotë humbje për kampin kundërshtar. Pakënaqësia çon në zhgënjim dhe zhgënjimi shpesh në rebelim. Qoftë në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Evropën Lindore, apo kudo gjetkë, përpjekjet e njerëzimit për paqe janë po kaq iluzionuese.

Paqja e vërtetë është afër!

Gjatë kohës që paqja në Lindjen e Mesme ishte një lajm kryesor me interes të veçantë, një tjetër lajm paqeje u dëgjua. Ai nuk ishte një fjalim politik i reklamuar shumë; nuk ishte as ndonjë traktat paqeje ndërmjet kombeve. Përkundrazi, ky lajm shpallte një paqe që do të vijë vetëm nëpërmjet Mbretërisë së Perëndisë. Ku u dëgjua ky mesazh? Në mbi 1.900 kongrese krahinore «Lajmëtarë të paqes hyjnore», të mbajtur nga Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën, gjatë vitit 1996-1997.

Në këto kongrese u bë e qartë se asnjë qeveri njerëzore nuk mund të sjellë paqe të vërtetë dhe siguri. Përse? Sepse kjo do të kërkonte që t’i jepej fund gjërave që na e rrëmbejnë paqen ditë për ditë. Paqe e vërtetë do të thotë të zgjohesh çdo mëngjes pa kërcënimin e luftës apo dhunës. Do të thotë jo më krime, jo më dryna në dyert tona, jo më frikë për të ecur rrugëve, jo më familje të ndara. Cila qeveri mbi tokë mund ta kryejë këtë? Me të vëretë, cila qeveri mbi tokë do të guxonte madje ta premtonte atë?

Megjithatë, Mbretëria e Perëndisë, mund dhe do t’i sjellë të gjitha këto gjëra. Bibla premton: «Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi i tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.» (Zbulesa [Apokalipsi] 21:3, 4) Çfarë lehtësimi do të sjellë kjo për njerëzimin e vuajtur!

Premtimi i Perëndisë Jehova nuk është një premtim bosh. Bibla na siguron: «Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?» (Numrat 23:19) Po, ajo që ka premtuar Perëndia do të ndodhë, për bekimin e të gjithë atyre që vendosen në anën e tij.

Lajmëtarët e paqes së Perëndisë

Dëshmitarët e Jehovait janë të mirënjohur për predikimin e tyre të zellshëm lidhur me Mbretërinë e Perëndisë. Çdo vit, të marrë së bashku, ata shpenzojnë më shumë se një miliard orë në ndarjen me njerëzit e tjerë të mesazhit biblik që të jep zemër. Kjo është në përmbushje të fjalëve të Jezuit: «Ky ungjill [lajm i mirë, BR] i Mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet dhe atëherë do të vijë mbarimi.» (Mateu 24:14) Mesazhi që sjellin Dëshmitarët është me të vërtetë «lajm i mirë», sepse ai shpall Mbretërinë qiellore të Perëndisë si të vetmen shpresë për njerëzimin. Ç’shpresë e qëndrueshme është për të ardhmen!

Madje edhe tani, Mbretëria e Perëndisë po prodhon tek nënshtetasit e saj një lidhje të vërtetë paqeje dhe dashurie vëllazërore. Jezui tha: «Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.» (Gjoni 13:35) Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të jetojnë në përputhje me këtë kërkesë bazë të krishterimit të vërtetë. Si rezultat, vëllazëria e tyre është një vëllazëri e mrekullueshme, që bashkon hebrenj dhe arabë, kroatë dhe serbë, hutu dhe tutsi. Kjo paqe, të cilën pjesa më e madhe e njerëzimit mundet vetëm ta ëndërrojë, është tani në zotërim të miliona Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën.

Në programin e kongresit krahinor «Lajmëtarë të paqes hyjnore», u theksua inkurajimi që të vazhdojmë të jetojmë sipas parimeve biblike dhe duke predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë. Të ftojmë që të lexosh raportin vijues të kongresit prekës treditor, që e gëzuan me miliona njerëz.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo