BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/10 f. 3
  • A ka jetë pas vdekjes?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ka jetë pas vdekjes?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një çështje afatgjatë
  • Një vështrim më nga afër i disa miteve rreth vdekjes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • A duhet të keni frikë nga të vdekurit?
    Zgjohuni!—2009
  • Pse kemi frikë nga vdekja?
    Zgjohuni!—2007
  • Çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/10 f. 3

A ka jetë pas vdekjes?

DY PYETJE e kanë lënë në mëdyshje njerëzimin për mijëra vjet: Përse duhet të plakemi e më në fund të vdesim? A ka ndonjë lloj jete të ndërgjegjshme pas vdekjes?

E para i ka hutuar njerëzit, sepse edhe shkenca moderne mjekësore, me gjithë zbulimet e saj mbresëlënëse, s’ka qenë në gjendje të dalë me ndonjë përgjigje përfundimtare apo të kënaqshme.

Pyetja e dytë ka pasur një bollëk me përgjigje të ndryshme. Megjithatë, në përgjithësi përgjigjet nëse ka ndonjë jetë të ndërgjegjshme pas vdekjes, ndahen mes atyre që pohojnë se kjo jetë nuk është gjithçka që presim dhe atyre që janë po aq të patundur në pohimin se jeta e ndërgjegjshme merr fund në vdekje. Shumica e këtyre të fundit na thotë se në mendjet e tyre s’ka asnjë dyshim që shtrirja e shkurtër e jetës së njeriut është gjithçka që ai mund të presë. Shpesh, çdo argument që u vihet përballë për të kundërtën, has në një përgjigje plot vetëkënaqësi: «E pra, askush s’është kthyer ndonjëherë për të na e thënë, apo jo?»

Si edhe me çështje të tjera të diskutueshme, ka shumë nga ata që ende nuk janë të vendosur; duke pohuar se janë gjithmonë të hapur për t’u bindur në një mënyrë apo në tjetrën. Por të tjerë do të përgjigjeshin, ndoshta pa i kushtuar shumë rëndësi: «Të rrimë e të presim dhe do të shohim ç’do të na sjellë koha!»

Një çështje afatgjatë

Një pyetje e hershme në lidhje me jetën pas vdekjes, është ngritur rreth 3.500 vjet më parë, nga i mirënjohuri Jobi nga Lindja, i cili është i famshëm për durimin e tij përballë vuajtjeve. Ja, se si e shtroi Jobi pyetjen e tij: «Njeriu vdes dhe mbetet i shtrirë përdhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra? Mund të mungojnë ujërat në det dhe një lumë të meket e të thahet, por njeriu që dergjet nuk ngrihet më . . . Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë?»​—Jobi 14:10-14.

Por Jobi nuk ishte i vetmi me këtë pyetje për jetën pas vdekjes. Një enciklopedi (Encyclopædia of Religion and Ethics) jep këtë informacion ndriçues, në nëntitullin «Gjendja e të vdekurve»: «Asnjë temë e lidhur me jetën e tij psiqike nuk e ka mbushur kaq shumë mendjen e njeriut, sesa gjendja e tij pas vdekjes. [Popullsitë indigjene] në të gjitha pjesët e botës kanë në përgjithësi koncepte shumë të qarta e të gjalla të botës frymore: jetës së saj, karakteristikat dhe ambientin e saj e kjo të lë të kuptosh një shqetësim të madh për këtë temë. Frika tejet e përhapur nga të vdekurit, thekson idenë shumë primitive se gjendja e tyre nuk ishte ajo, në të cilën kishte mbaruar jeta. Vdekja kishte prerë energjitë; kjo ishte mjaft e qartë; por, a s’kishte energji tjetër që funksiononte apo vallë po ato energji, a s’ishin në gjendje të shfaqeshin në mënyra të fshehta e të mistershme? Besonin apo jo njerëzit e parë në ndonjë frymë, shpirt a fantazëm, të ndarë nga trupi, duket se ka çdo arsye për të besuar se ata i konsideronin të vdekurit sikur mbanin ende një lloj ekzistence.»

Mbase ti je dakort me ndonjë nga tri kategoritë e përmendura më lart: i pasigurt për çfarë ndodh pas vdekjes; i bindur se ka jetë të njëfarë lloji pas vdekjes; ose i bindur se kjo jetë është gjithçka që ekziston. Sidoqoftë, të ftojmë të shqyrtosh me kujdes artikullin vijues. Shiko se mos gjen aty prova bindëse biblike nëse ka një perspektivë të mrekullueshme për një jetë të lumtur pas vdekjes, si do të vijë ajo, kur dhe ku.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo