BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/10 f. 4-7
  • A mund ta parathonë ëndrrat të ardhmen?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund ta parathonë ëndrrat të ardhmen?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ëndrra që nuk janë prej Perëndisë
  • Vini në provë deklaratat
  • Ëndrrat
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Ëndrrat nga Perëndia
    Zgjohuni!—2014
  • Ne duhet të shohim ëndrra
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Një mbretëri që do të qëndrojë përgjithmonë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/10 f. 4-7

A mund ta parathonë ëndrrat të ardhmen?

QË NË kohët e lashta, njerëzimi ka pasur interes të madh për ëndrrat. Egjiptianët përgatisnin me kujdes libra për interpretimin e ëndrrave, ndërsa babilonasit kishin interpretuesit e tyre të ëndrrave. Për grekët ishte zakon që njerëzit e sëmurë të flinin në altarin e Asklepiusit, që kur të shihnin ëndrra, të merrnin udhëzime shëndetësore. Në shekullin e dytë të erës sonë, Artemidorus nxorri një libër, në të cilin jepte interpretime të simboleve të ëndrrave. Shumë libra të ngjashëm të botuar deri më sot, janë bazuar në librin tij. Deri në ditët e sotme, janë bërë përpjekje për të interpretuar ëndrrat, por a hedhin ato me të vërtetë dritë mbi ngjarjet e së ardhmes?

Që të kenë një domethënie për të ardhmen, mbi to duhet të ketë ndikuar një forcë superiore. Në Bibël gjejmë shumë momente, në të cilat Perëndia ka dhënë pikërisht këtë forcë. Ai bëri që të shihnin ëndrra profetike shërbëtorët e tij, si dhe ata që nuk e adhuronin atë. Në fakt, Jobi 33:14-16 thotë: «Perëndia flet . . . në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre. Atëherë ai hap veshët e njerëzve.»

Perëndia e bëri një gjë të tillë në rastin e Faraonit të Egjiptit, në ditët e Jozefit, i cili jetoi më shumë se 1.700 vjet para erës sonë. Ëndrra e Faraonit gjendet në Zanafillën 41:1-7 dhe në vargjet 25 deri 32, Jozefi e interpretoi, duke parathënë shtatë vjet «bollëku të madh në tokën e Egjiptit», të pasuara nga shtatë vjet urije. Jozefi i shpjegoi Faraonit: «Perëndia i vërtetë bëri që Faraoni të shohë, atë që ai po bën.» (Zanafilla 41:28, BR) Ëndrra ishte profetizimi i asaj që ndodhi me të vërtetë.

Një mbret i shquar i babilonasve, pati një përvojë të ngjashme. Nabukodonosori pa një ëndërr që e shqetësoi shumë, por nuk mund ta kujtonte. Kështu, ai thirri magjistarët e tij që t’i bënin të njohur ëndrrën dhe interpretimin e saj. Kjo ishte një kërkesë që ata s’mund ta përmbushnin.​—Danieli 2:1-11.

Përderisa ishte Perëndia ai që e kishte bërë mbretin të shihte ëndrrën, Ai i dha mundësi profetit Daniel për të zbuluar ëndrrën dhe interpretimin e saj. Danieli 2:19, thotë: «Atëherë sekreti iu zbulua Danielit në një vegim nate.» Lidhur me ëndrrën, Danieli ia dha nderin Perëndisë: «Sekreti që vetë mbreti po kërkon, nuk mund t’i tregohet mbretit as nga njerëzit e mençur, as nga magjistarët, as nga priftërinjtë që praktikojnë magjinë dhe as nga vetë astrologët. Por ka një Perëndi në qiej, që është Zbulues i sekreteve dhe ai i ka bërë të ditur mbretit Nabukodonosor se çfarë do të ndodhë në pjesën e fundit të ditëve.»​—Danieli 2:27, 28, BR.

Herë pas here, Perëndia i jepte udhëzime popullit të tij nëpërmjet ëndrrave dhe në raste të tjera i jepte siguri për favorin hyjnor ose i ndihmonte për të kuptuar se si po i ndihmonte ata. Në rastin e Jakobit, Perëndia e zbuloi aprovimin e tij nëpërmjet një ëndrre.​—Zanafilla 48:3, 4.

Kur Jozefi, babai i adoptuar i Jezuit, zbuloi se Maria ishte shtatzënë, vendosi të divorcohej prej saj. Më pas, në një ëndërr, ai mori udhëzime për të mos vepruar ashtu. Mateu 1:20, thotë: «Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një ëngjëll i Perëndisë dhe i tha: ‘Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të, është vepër e frymës së shenjtë.’» Më vonë, ai mori një paralajmërim në ëndërr: «Ëngjëlli i Jehovait iu shfaq në një ëndër Jozefit, duke i thënë: ‘Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt.’»​—Mateu 2:13, BR.

Ëndrra që nuk janë prej Perëndisë

Fakti që interpretimi i ëndrrave ndodhte zakonisht mes atyre që nuk ishin populli i Perëndisë, tregon se në përgjithësi ëndrrat nuk mund të konsiderohen si zbuluese të besueshme të së ardhmes. Në ditët e profetit të Perëndisë, Jeremisë, profetët e rremë thoshin: «Pashë një ëndërr! Pashë një ëndërr!» (Jeremia 23:25) Qëllimet e tyre ishin që populli të mendonte gabimisht se Perëndia po fliste nëpërmjet tyre. Në lidhje me këta ëndërrimtarë, Jeremia u frymëzua të thoshte: «Kjo është ajo që ka thënë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Mos lejoni t’ju mashtrojnë profetët dhe praktikuesit e shortarisë që janë mes jush dhe mos ua vini veshin ëndrrave që ata shohin. “Sepse profetizojnë në mënyrë të rreme në emrin tim . . . ”, është thënia e Jehovait.’»​—Jeremia 29:8, 9. BR.

Përderisa këta profetë të rremë ishin «praktikues të shortarisë», në ëndrrat e tyre mund të kenë ndikuar forca të frymës së ligë, me qëllim që të mashtronin popullin. E njëjta gjë tregohet në atë që thuhet në Zaharinë 10:2: «Vetë shëmbëlltyrat e idhujve familjarë kanë thënë atë që është misterioze; praktikuesit e shortarisë, nga ana e tyre, kanë parë vegime të rreme dhe vazhdojnë të flasin për ëndrra që janë të pavlefshme.»​—BR.

Djalli është kryemashtruesi, i cili për mijëra vjet ka përdorur krerët fetarë për të deklaruar në mënyrë të rreme se Perëndia u ka folur atyre nëpërmjet vegimeve dhe ëndrrave, pikërisht ashtu siç bënë profetët e rremë në ditët e Jeremisë dhe të Zaharisë. Lidhur me njerëz të tillë, një shkrimtar i frymëzuar i Biblës, Juda, u shkroi të krishterëve të shekullit të parë: «Janë ndërfutur disa njerëz të caktuar prej kohësh nga Shkrimet për këtë gjykim, njerëz të pabesë, që e shndërrojnë dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë tonë në një shkak për sjellje të pahijshme dhe tregohen të rremë para Pronarit dhe Zotërisë tonë të vetëm, Jezu Krishtit.» Ai tha se këta njerëz ishin si të themi, «të dhënë pas ëndrrave».​—Juda 4, 8, BR.

Vini në provë deklaratat

Një person mund të deklarojë se i ka folur Perëndia në ëndërr apo që ëndrrat e tij lidhur me ngjarjet e së ardhmes, kanë dalë të vërteta, por megjithatë kjo nuk është arsye e mjaftueshme për ta besuar dhe për ta ndjekur verbërisht. Vëre udhëzimet e shkruara për izraelitët, që gjenden në Ligjin e përtërirë 13:1-3, 5: «Në rast se midis jush del një profet a ëndërrimtar dhe ju jep një shenjë a mrekulli dhe shenja apo mrekullia për të cilën ai ju foli, del e vërtetë dhe ai thotë: ‘Le të shkojmë pas perëndive të tjerë, të cilët ju nuk i keni njohur dhe le t’u shërbejmë’, ju nuk duhet t’i dëgjoni fjalët e atij profeti apo ëndërrimtari të asaj ëndrre . . . Dhe ai profet apo ëndërrimtar i asaj ëndrre duhet të dënohet me vdekje.» (BR) Perëndia i lejoi njerëz të tillë që të flisnin gjëra të rreme, si provë për besnikërinë e popullit të tij.

Në vend që të besojmë verbërisht deklaratat e ëndërrimtarëve që janë të njohur për fuqi të jashtëzakonshme, rruga e mençur për ne do të ishte të vinim në provë deklaratat e tyre për të mos u mashtruar nga kryemashtruesi i padukshëm, i cili po «mashtron gjithë tokën e banuar». (Zbulesa 12:9) Por si mund të provohen ato, në mënyrë të besueshme?

Fjala e shkruar e Perëndisë është udhërrëfyesja jonë drejt së vërtetës, e dhënë në mënyrë hyjnore. Lidhur me të, Jezu Krishti tha: «Fjala jote është e vërteta». (Gjoni 17:17) Në 1. Gjonit 4:1, ne këshillohemi: «Shumë të dashur, mos i besoni çdo fryme, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë nëpër botë.» Po të krahasohen me kujdes me Biblën, deklaratat e tyre, filozofitë dhe veprimet, do të bien në kundërshtim me të. Fjala e Perëndisë është autoriteti që vendos se cila është e vërteta.

Ai ëndërrimtar që deklaron se ka një dituri të veçantë, a përdor në fakt shortarinë apo praktika të tjera spiritiste? Nëse është kështu, ai është i dënuar nga Fjala e Perëndisë. «Të mos gjendet midis teje ndonjë . . . që përdor shortarinë, që praktikon magjinë, që kërkon ogure apo magjistar, ndonjë që i lidh të tjerët me magji apo që konsulton një medium frymor apo parashikues profesional i ngjarjeve apo ndonjë që ndjell të vdekurit. Sepse kushdo që bën këto gjëra, është diçka e neveritshme para Jehovait.»​—Ligji i përtërirë 18:10-12, BR.

Nëse ëndërrimtari deklaron se brenda tij ka një shpirt që nuk vdes, ai bie në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë, e cila pohon fare qartë: «Shpirti që mëkaton ka për të vdekur.» (Ezekieli 18:4) A është duke lavdëruar vetveten apo duke tërhequr të tjerët ta ndjekin? Mateu 23:12, porosit: «Kush do lartësojë veten, do të poshtërohet», ndërsa Veprat 20:30 i paralajmëron të krishterët: «Edhe vetë midis jush do të dalin njerëz që do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt.»

A i mbështet ëndërrimtari veprimet e dhunshme? Jakovi 3:17, 18, e dënon kështu atë: «Mençuria që vjen nga lart, është para së gjithash e pastër, paqësore, e arsyeshme, e gatshme për t’u bindur, plot mëshirë e fryte të mira, e paanshme, johipokrite. Për më tepër, fryti i drejtësisë e ka farën e tij të mbjellë në kushte paqësore për ata që bëjnë paqen.» (BR) A kërkon ai autoritet politik, apo që të ketë influencë në botë? Fjala e Perëndisë e thekson fort denoncimin që i bëhet atij, duke thënë: «Ai, pra, që do të jetë mik botës, bëhet armik i Perëndisë.» Pra, Bibla e demaskon atë që është e rreme.​—Jakovit 4:4.

Nëse një person sheh një ëndërr rreth vdekjes së një anëtari të familjes apo një miku, kjo ndoshta ndodh sepse ka qenë i shqetësuar për atë person. Fakti që personi mund të vdesë pikërisht natën që është parë ëndrra, nuk provon në vetvete se ajo ëndërr ishte profetike. Për çdo ëndërr të këtij lloji, që duket sikur bëhet realitet, ka qindra të tjera që nuk bëhen të tilla.

Megjithëse në të kaluarën Perëndia përdori ëndrrat për të zbuluar ngjarjet profetike dhe dha udhëzime ndërkohë që po shkruhej Fjala e tij, ai nuk ka nevojë që të veprojë sot kështu. Kjo Fjalë e shkruar përmban të gjitha udhëzimet e Perëndisë, për të cilat ka nevojë njerëzimi në këtë kohë dhe profecitë e saj lidhen me ngjarje që i përkasin një periudhe të ardhme mbi njëmijëvjeçare. (2. Timoteut 3:16, 17) Prandaj, mund të jemi të bindur se ëndrrat tona nuk janë treguese të ngjarjeve të ardhshme, që vijnë nga Perëndia, por funksione kryesore të trurit për ruajtjen e mirëqenies sonë mendore.

[Figura në faqen 7]

Ashtu si ëndrra e Faraonit tregoi se çfarë do të ndodhte, Fjala e Perëndisë hedh dritë mbi të ardhmen tonë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo