BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/9 f. 32
  • Përmbushje e profecisë së Biblës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përmbushje e profecisë së Biblës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/9 f. 32

Përmbushje e profecisë së Biblës

E EKSPOZUAR në Muzeun Perandorak të Luftës në Londër, Angli, gjendet një orë e veçantë dhe një kronometër dixhital elektronik. Ndërsa ora vërtitet, kronometri bën një zhurmë të vogël çdo 3,31 sekonda. Pas çdo zhurmëze, një numër tjetër i shtohet shumës së përgjithshme. Çdo zhurmëz, çdo numër, përfaqëson një burrë, një grua apo një fëmijë, që ka vdekur si rrjedhojë e luftës gjatë këtij shekulli.

Kronometri e ka nisur llogarinë e tij në qershor 1989 dhe pritet ta përfundojë në mesnatën e mbrëmjes së vitit 2000. Në atë kohë, figura mbi kronometër do të regjistrojë njëqind milion: numri i parashikuar i vdekjeve të lidhura me luftën në shekullin e 20-të.

Pothuajse 2.000 vjet më parë, Jezu Krishti paratha një kohë, e cila do të karakterizohej nga ‘ngritja e komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie’. Në përputhje me këtë, Dëshmitarët e Jehovait që prej shumë kohësh kanë predikuar se luftërat shkatërrimtare të këtij shekulli, bashkë me tërmetet e shumta, murtajat, mungesat e ushqimit dhe ngjarje të tjera, të gjitha bashkë mbështetin provën se po jetojmë në «ditët e fundit», periudhë kohore që vjen pas vendosjes së Krishtit si Mbret në qiell, në vitin 1914.​—Luka 21:10, 11; 2. Timoteut 3:1.

Duke përdorur Biblën si autoritet të saj, Kulla e Rojës lajmëron lajmin e mirë se Mbretëria e Perëndisë së shpejti do të shkatërrojë shtypësit dhe do ta kthejë tokën në një parajsë. Po e ardhmja e luftrave? Bibla pohon: «Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë. Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat dhe djeg qerret me zjarr.»​—Psalmi 46:8, 9.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Orë: Me mirësjelljen e Muzeut të Luftës Perandorake

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo