BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/8 f. 32
  • Specialistët shqyrtojnë alternativat e gjakut

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Specialistët shqyrtojnë alternativat e gjakut
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/8 f. 32

Specialistët shqyrtojnë alternativat e gjakut

PËRAFËRSISHT 200 specialistë nga mbarë Shtetet e Bashkuara u takuan në Klevelend, Ohajo, të dielën më 7 tetor 1995 për të diskutuar mbi një argument, për të cilin fusha mjekësore ka rritur interesin e saj: mjekimi pa gjak dhe kirurgjia.

U diskutuan disa rrethana sfiduese. Për shembull, ç’mund të bëhet nëse pacienti vuan nga anemia akute? Si mund të trajtohet pa gjak një foshnjë e lindur shumë para kohe? A mund të kryhen me sukses operacionet e zemrës pa transfuzione gjaku? Është interesante se kirurgjia pa gjak, shpesh duke përdorur teknika që e ndihmojnë trupin të kompensojë nevojat e veta me sasinë e nevojshme të gjakut, tashmë është zbatuar në të gjitha këto situata me rezultate të mira.a

Përse janë të nevojshme alternativat e transfuzioneve të gjakut? «Kemi mësuar se shpeshherë transfuzionet e gjakut transmetojnë sëmundje, veçanërisht hepatitin»,—thotë Sharon Vernon, drejtor i Qendrës së mjekësisë dhe kirurgjisë pa gjak në spitalin bamirës Shën Vinsent në Klevelend. Ai vazhdon: «Edhe nëse gjaku nuk transmeton ndonjë infeksion, ai mund të dëmtojë reagimin e sistemit imunitar të pacientit.» Megjithëse transmetimi i SIDA-s është pakësuar përmes kontrollimit të gjakut, mbeten akoma shumë sëmundje që nuk diktohen nga këto analiza. Pavarësisht nga nevoja për më shumë përgatitje, kirurgjia pa gjak ka dalë ekonomike për spitalet, pasi eliminon problemet ligjore që mund të rezultojnë kur pacienti merr gjak të infektuar.

Për Dëshmitarët e Jehovait ka më shumë rëndësi arsyeja e mosmarrjes së gjakut: ligji i Perëndisë e ndalon. (Veprat 15:29) E megjithatë, ata dëshirojnë të marrin trajtimin më të mirë mjekësor që mundet. Për kërë arsye, ata kanë bashkëpunuar me mjekë, të cilët po drejtojnë kërkime mbi kurat mjekësore pa gjak. Këto trajtime nuk janë të dobishme vetëm për Dëshmitarët e Jehovait, por edhe për të tjerë që janë të shqetësuar për rreziqet e transfuzioneve të gjakut.

[Shënimi]

a Shiko numrat Zgjohuni! 22 nëntor 1993, faqet 24-27, angl. dhe 22 janar 1996, faqe 31, angl.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Foto WHO nga P. Almasy

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo