BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/8 f. 30-31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Material i ngjashëm
  • Ne do të vijmë me ju
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Çfarë domethënieje ka për ju Darka e Zotërisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • «Ne do të vijmë me ju»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • «Vetë fryma e Perëndisë jep dëshmi»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/8 f. 30-31

Pyetje nga lexuesit

Për disa vite raportet tregojnë se numri i marrësve të emblemave në Përkujtim është rritur paksa. A do të thotë kjo se shumë të rinj po mirosen me frymën e shenjtë?

Ka arsye të forta për të besuar se numri prej 144.000 të krishterësh të mirosur është plotësuar dekada më parë.

Në Veprat 2:1-4, lexojmë për të parët e këtij grupi të kufizuar: «Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend. Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre. Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.»

Pas kësaj, Jehovai zgjodhi edhe të tjerë dhe i mirosi me frymën e tij të shenjtë. Me mijëra u shtuan në vitet e para të krishterimit. Në kremtimin e Përkujtimit në kohën tonë, shpesh oratori tërheq vëmendjen nga fjalët e apostullit Pavël në Romakëve 8:15-17, të cilat përmendin se të mirosurit ‘kanë marrë frymën e birësisë’. Pavli shtoi se fryma e shenjtë që ata marrin ‘i dëshmon frymës së tyre, se janë bij të Perëndisë, bashkëtrashëgimtarë të Krishtit’. Ata që me të vërtetë e kanë këtë frymë mirosëse, e dallojnë atë me siguri. Nuk është një dëshirë e thjeshtë apo një pasqyrim i ndonjë emocioni dhe i një pikëpamjeje jorealiste për veten.

Ne e kuptojmë se kjo thirrje qiellore ka vazhduar përgjatë shekujve, edhe pse gjatë të ashtuquajturave Epoka të Errëta mund të ketë pasur kohë, në të cilat numri i të mirosurve mund të ketë qenë shumë i pakët.a Me rivendosjen e krishterimit të vërtetë, afër fundit të shekullit të shkuar, edhe më shumë u thirrën e u zgjodhën. Por duket se nga mesi i viteve ’30 numri i plotë i të 144.000-ve në thelb u plotësua. Kështu, në atë kohë nisi të shfaqej një grup me të krishterë besnikë me shpresë tokësore. Jezui i quajti këta «dele të tjera», të cilët bashkohen në adhurim me të mirosurit, si një kope e miratuar.​—Gjoni 10:14-16.

Faktet gjatë dekadave pasqyrojnë qoftë plotësimin e thirrjes së të mirosurve, qoftë bekimin e Jehovait mbi rritjen e «shumicës së madhe», të cilët shpresojnë të mbijetojnë «mjerimin e madh». (Zbulesa 7:9, 14, BR) Për shembull, në kremtimin e Përkujtimit në vitin 1935, ku të pranishmit ishin 63.146, ata që morrën emblemat si dëshmi të pohimit të tyre si të mirosur, ishin 52.465. Tridhjetë vjet më vonë, në 1965-n, pjesëmarrja ishte 1.933.089, kurse marrësit e emblemave 11.550. Duke vazhduar edhe 30 vjet më shumë, në vitin 1995 pjesëmarrja kaloi në 13.147.201, por vetëm 8.645 morën bukën dhe verën. (1. Korintasve 11:23-26) Është e qartë, me kalimin e dekadave numri i atyre që pohojnë se janë pjesë e mbetjes po bie shumë: rreth 52.400 në vitin 1935; 11.500 në 1965-n; 8.600 në 1995-n. Megjithatë, ata me shpresë tokësore janë bekuar dhe numri i tyre është rritur së tepërmi.

Raporti më i fundit i botuar i përket vitit 1995 dhe tregon që marrësit e emblemave ishin 28 më shumë se vitin e shkuar, edhe pse mesatarja e marrësve në ato mbledhje në fakt ra. Sidoqoftë, fakti që disa më shumë vendosën të marrin emblemat nuk është arsye për shqetësim. Përgjatë viteve, disa persona, madje edhe të sapopagëzuar, kanë nisur papritur të marrin emblemat. Në disa raste, pas pak kohësh ata pranuan se ky ishte një gabim. Disa kanë pranuar se i kanë marrë emblemat ndoshta si një përgjigje ndaj streseve fizike apo mendore. Por më në fund e kuptuan se në të vërtetë ata nuk ishin thirrur për jetën qiellore. Kërkuan, kështu, që Perëndia t’i kuptonte me mëshirë. Dhe tani vazhdojnë t’i shërbejnë atij si të krishterë të mirë besnikë, me shpresën e jetës së përhershme mbi tokë.

Askush nga ne s’ka përse të shqetësohet nëse një person fillon të marrë emblemat apo nuk i merr më ato. Në fakt, s’është përgjegjësia jonë nëse dikush është mirosur vërtet me frymën e shenjtë dhe është thirrur apo jo për jetën qiellore. Të mos harrojmë sigurinë e fortë që na dha Jezui: «Unë jam bariu i shkëlqyer dhe unë i njoh delet e mia.» Ashtu siç ka siguruar, Jehovai i njeh ata që ka zgjedhur si bij frymorë. Kemi çdo arsye për të besuar se numri i të mirosurve do të vazhdojë të bjerë, ndërkohë që mosha e shkuar dhe ndodhitë e papritura i japin fund jetës së tyre tokësore. Megjithatë, ndërkohë që këta të mirosur të vërtetë provohen të besueshëm deri në vdekje, duke pritur kurorën e jetës, delet e tjera, që i kanë larë rrobat e tyre në gjakun e Qengjit, mund të shpresojnë për të mbijetuar mjerimin e madh që po vjen shpejt.​—2. Timoteut 4:6-8; Zbulesa 2:10.

[Shënimi]

a Shiko Kullën e Rojës të 15 marsit 1965, angl., faqe 191-192.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo