Mbledhja vjetore
5 tetor 1996
MBLEDHJA VJETORE e anëtarëve të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania do të mbahet më 5 tetor 1996 në Sallën e Asamblesë së Dëshmitarëve të Jehovait, Kennedy Boulevard nr. 2932, në qytetin Xhersi, Nju Xhersi. Në 930 do të mbahet një mbledhje paraprake vetëm me anëtarët, e ndjekur në orën 1000 nga mbledhja e zakonshme vjetore.
Anëtarët e Korporatës duhet të informojnë që tani zyrën e Sekretarisë për çdo ndryshim të adresës së tyre gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që letrat e lajmërimit dhe autorizimet t’u shkojnë gjatë korrikut.
Autorizimet, të cilat do t’u dërgohen anëtarëve bashkë me lajmërimin për mbledhjen vjetore, duhen kthyer në mënyrë që të vijnë në zyrën e Sekretarisë së Shoqatës jo më vonë se 1 gushti. Çdo anëtar duhet të plotësojë dhe të kthejë menjëherë autorizimin e tij, duke shënuar nëse do të marrë pjesë personalisht apo jo. Informacioni i shënuar në çdo autorizim, duhet të jetë i qartë në lidhje me këtë pikë, pasi shërben për të përcaktuar se kush do të jetë i pranishëm.
I gjithë sesioni, duke përfshirë mbledhjen formale dhe raportet, pritet të përfundojë rreth orës 1300. Pasdite nuk do të ketë sesion. Për shkak të vendit të kufizuar, pranimet do të bëhen vetëm me anë të ftesave. Nuk do të ketë asnjë lidhje telefonike me ndonjë auditor tjetër.