BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/7 f. 3-4
  • A pranon Perëndia çdo lloj adhurimi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A pranon Perëndia çdo lloj adhurimi?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Adhurimi i dyshimtë në kohët e lashta
  • Adhurimi i pastër ndotet
  • Adhurimi i Baalit: Beteja për zemrat e Izraelitëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Ai mbrojti adhurimin e pastër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Tani është koha për të vepruar me vendosmëri!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Ai mbrojti adhurimin e pastër
    Imitoni besimin e tyre
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/7 f. 3-4

A pranon Perëndia çdo lloj adhurimi?

PERËNDIA e krijoi njeriun me një nevojë frymore: me nevojën për të adhuruar. Nuk është diçka që u zhvillua me kalimin e kohës. Ajo ishte pjesë e njeriut që në fillim.

Por, mjerisht njerëzimi ka zhvilluar shumë mënyra të ndryshme adhurimi dhe në pjesën më të madhe, ato nuk kanë çuar në një familje njerëzore të lumtur e të bashkuar. Përkundrazi, akoma bëhen luftëra gjakatare në emër të fesë. Kjo ngre një pyetje të rëndësishme: A ka rëndësi mënyra se si e adhuron një person Perëndinë?

Adhurimi i dyshimtë në kohët e lashta

Kombet e lashta që jetuan në Lindjen e Mesme përbëjnë një shembull historik, i cili na ndihmon t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Shumë njerëz adhuronin një perëndi të quajtur Baal. Përveç këtij, adhuronin edhe mikeshat e Baalit, si Asherën. Adhurimi i Asherës përfshinte përdorimin e një shtylle të shenjtë, për të cilën besohej se ishte një simbol seksual. Duke punuar në atë zonë, arkeologët kanë nxjerrë figura të panumërta grash të zhveshura. Një enciklopedi thotë se këto figura «paraqesin një perëndeshë me organe gjinore të zbuluara, duke mbajtur gjoksin me dorë» dhe «ka shumë mundësi të paraqesin . . . Asherën». (The Encyclopedia of Religion) Një gjë është e sigurt: në shumicën e rasteve, adhurimi i Baalit ishte shumë imoral.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që adhurimi i Baalit përfshinte orgji seksuale. (Numrat 25:1-3) Shekemi, i cili ishte kanaanit, përdhunoi virgjëreshën e re me emrin Dina. Megjithatë, ai shikohej si njeriu më i ndershëm në familjen e tij. (Zanafilla 34:1, 2, 19) Incesti, homoseksualizmi dhe marrëdhëniet seksuale me kafshë ishin gjëra të zakonshme. (Levitiku 18:6, 22-24, 27) Vetë fjala «sodomi», një praktikë e homoseksualëve, vjen nga emri i një qyteti, që njëherë e një kohë ekzistonte në atë pjesë të botës. (Zanafilla 19:4, 5, 28) Adhurimi i Baalit përfshinte edhe gjakderdhjen. Ja, përse adhuruesit e Baalit i hidhnin fëmijët e tyre të gjallë në mes të flakëve, si një sakrificë për perënditë e tyre! (Jeremia 19:5) Të gjitha këto praktika lidheshin me mësimet fetare. Në ç’mënyrë?

«Brutaliteti, epshi dhe mospërmbajtja në mitologjinë kanaanite,—shpjegon dr. Meril Angër, në një libër të tij,—janë shumë më të këqija se kudo gjetkë në Lindjen e Afërme të asaj kohe. Ndërsa karakteristika tronditëse e hyjnive kanaanite, të cilat as që kishin fare karakter moral, duhet të ketë nxitur aspektet më të këqija tek adhuruesit e tyre dhe përfshinte shumë nga praktikat më të degjeneruara të kohës, si prostitucionin e shenjtë [dhe] flijimin e fëmijëve.»​—Archaeology and the Old Testament.

A e pranonte Perëndia adhurimin e kanaanitëve? Sigurisht që jo. Ai i mësoi izraelitët se si ta adhuronin në mënyrë të pastër. Për sa u përket praktikave të përmendura më sipër, ai paralajmëroi: «Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me gjithë këto gjëra janë ndotur kombet që po bëhem gati t’i përzë përpara jush. Vendi është ndotur; prandaj unë do ta dënoj për paudhësinë e tij dhe vendi do të vjellë banorët e tij.»​—Levitiku 18:24, 25.

Adhurimi i pastër ndotet

Shumë izraelitë nuk e pranuan pikëpamjen e Perëndisë për adhurimin e pastër. Përkundrazi, ata lejuan që në vendin e tyre të vazhdonte adhurimi i Baalit. Shpejt, izraelitët u shtynë përfundimisht të përzienin adhurimin e Jehovait me atë të Baalit. A e pranoi Perëndia këtë adhurim të përzier? Le të shohim se çfarë ndodhi gjatë mbretërimit të mbretit Manase. Ai ndërtoi altare për Baalin, dogji të birin si sakrificë dhe praktikoi magjinë. «Për më tepër, ai vendosi figurën e gdhendur të shtyllës së shenjtë [ashe·rahʹ në hebraisht] që e kishte bërë në atë shtëpi, për të cilën Jehovai kishte thënë . . . : ‘Në këtë shtëpi . . . do të vë emrin tim në kohë të pacaktuar.’»​—2. Mbretërve 21:3-7, BR.

Nënshtetasit e Manaseut ndoqën shembullin e mbretit të tyre. Në fakt, ai «i shtyu të vepronin më keq se kombet që Zoti kishte shkatërruar para bijve të Izraelit». (2. Mbretërve 21:9) Në vend që t’ua vinte veshin paralajmërimeve të përsëritura nga profeti i Perëndisë, Manaseu bëri vrasje, deri në atë masë sa e mbushi Jerusalemin me gjak të pafajshëm. Megjithëse, më në fund Manaseu bëri kthesë, biri dhe trashëgimtari i fronit të tij, mbreti Amon, vuri përsëri në veprim adhurimin e Baalit.​—2. Mbretërve 21:16, 19, 20.

Me kalimin e kohës, prostitutat meshkuj filluan të ushtronin veprimtari në tempull. Si e shikoi Perëndia këtë shprehje të adhurimit të Baalit? Ai kishte paralajmëruar përmes Moisiut: «Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni [ngjashëm një pederasti], për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd.»​—Ligji i përtërirë 23:17, 18.

Nipi i Manaseut, mbreti Josia, e pastroi tempullin nga adhurimi imoral i Baalit. (2. Mbretërve 23:6, 7) Por punët kishin shkuar shumë larg. Jo shumë gjatë pas vdekjes së mbretit Josia, në tempullin e Jehovait nisi përsëri adhurimi i idhujve. (Ezekieli 8:3, 5-17) Prandaj, Jehovai bëri që mbreti i Babilonisë të shkatërronte Jerusalemin dhe tempullin e tij. Ky fakt i hidhur i historisë dëshmon se disa forma adhurimi nuk janë të pranueshme për Perëndinë. Ç’mund të themi për ditët e sotme?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo